Tregim

by

Nga Alter Ego

Kapitulli I.

Do të të duhet të zgjohesh përsëri,
një ditë tjetër të fillosh,
natën e djeshme si shall pas supeve hedhur,
hapat përpara mbi trotuar t’i numërosh…

Numra të vjetër telefoni,
nëpër libra rrëmujë shënuar
“Ej, ç’kemi, ku je, çfarë bën,
u bënë kohë pa u dëgjuar!”

Pubet nuk kanë ndryshuar dhe aq…
Një gotë, dy, mjaft, e treta tashmë bosh.
Duhet të flasësh, të qeshësh, edhe kot,
çmimi i leverdisshëm që të më harrosh.

Kapitulli II.

Dëgjova këngën që të pëlqente.
(kësaj herë nuk i mbylla veshët.)
Për disa minuta të pata,
teksa kërceje e më qeshje.

Njerëz më pyesin për ty.
Unë hesht dhe ata pastaj. Më mirë.
Pa ty, dhimbshëm,
përplasem pas objektesh në errësirë.

Tags: , , ,

One Response to “Tregim”

  1. Erion Says:

    Thjesht dhe këndhshëm. Kështu më pëlqejnë këto krijimet që lexoj në web.

    p.s më falni se s’dua të bezdis adminat. Thashë me vete t’ju njoftoja për botimin e librit tim të ri…
    Po të dëshironi info, ejani në blog-un tim.
    Faleminderit !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: