Paradoksi i Bibliotekës Kombëtare

by

Kontradikta e Bibliotekës Kombëtare në Tirane është, në radhë të pare, serioze. Në radhe të dyte është një paradoks që mua e disa miqve na ka ngrenë shume kohë. Natyrisht, nuk kemi arritur asnjë rezultat.

Problemi shtrohet kështu :

1-Roja i Bibliotekës Kombëtare ka urdhrin të lërë të hyjnë vetëm ata njerëz që kanë teserën me vete.

2-Tesera për të hyre në Bibliotekën Kombëtare bëhet vetëm brenda Bibliotekës Kombëtare.

3-Roja nuk të lë të futesh edhe nëse ti i thua qe dëshiron të besh teserën.


Shtrohet pyetja :

Si dreqin mund të futesh për të bërë teserën brenda Bibliotekës Kombëtare?

8 Responses to “Paradoksi i Bibliotekës Kombëtare”

  1. El_Perro Says:

    Duke pasur rojen e lagje, ose duke i prezantuar ndonje “dead president”!
    Ka dhe menyra te tjera….

  2. un Says:

    Me e sakta do te ishte t’i dalesh para ndonje dite atij drejtorit dhe t’ia rrasesh nje shpulle, ja keshtu. Dhe jo vetem ketij, por edhe ndonje ministri, kryeministri apo presidenti. Kaq duhet, nje shpulle, jo grusht, ose nese nuk te lene t’iu afrohesh, rrasi nje shtatore virgjereshe hundeve, nga dy metra larg, dhe ta marrin vesh se ç’eshte te tallesh me njerezit.

    E dyta, as mos shko fare ne te. Nuk di ç’mund te gjesh ne ate biblioteke qe nuk e gjen ne pazar neper ura Tirane apo dhe ne biblioteka virtuale. Mire, OK, ne gjuhe te huaj, por tani edhe gjuha e huaj, gjuhe eshte, merresh vesh.

    Personalisht, nuk kam qene asnjehere ne Biblioteken kombetare dhe ndihem top. Perveç shtypit te dites, qe eshte per t’u djegur ne turra drush, zor se gjen ndonje gje te hajrit. Le qe, sipas te thenave, te duhet te kalisesh nervat me ndonje tyryfyçke apo te shastisur qe me gjen aty ne sportel, me nje fjale, kalimi ne Biblioteke mund te te kushtoje shtrenjte sepse nerva jane ato te shkreta dhe shkon e i rras ndonje shpulle dhe ndonje tuhafe te pispillosur qe sheh thonjte e vet duke folur ne telefon 45 minuta.

    Vajta njehere ne nje librari, ishte nje vajze aty nja 18-20, o Zot, me duket se kishte rene ne dashuri, plot 40 minuta me telefon ne dore duke folur me ndonje rrugaç pazari qe ia ben mendjen çorbe, dhe une rrija aty si gallof. Pashe ç’pashe, ia keputa nje te share vendçe dhe dola. Siç po dal dhe tani, meqe u nxeha ca.

  3. loer kume Says:

    une kam hyre ne biblioteken kombetare shume here. pa tesere. nuk kam pare roje. me kane sherbyer libra. per salle sigurisht se nuk kisha teser.
    por une faktikisht kam nja 5 vjet qe nuk hyj ne biblioteke kombetare, me perjashtim te nje ekspozite para nje viti, te librave te vjeter te bibliotekes se bushatllinjve.
    me sa duket, paska ndryshuar shume kohet e fundit. ore, ne fund t efundit mire e bejne, dituria eshte hermetike, nuk duhet te arrijne te tere te ajo.😛

  4. flo Says:

    “ky” Loeri ka te drejte🙂

  5. loer kume Says:

    😉

  6. Alket Bushi Says:

    Hahahahaha! Kjo me kujton kete barsolete:

    Njeri, ne nje vend teper te madh urban, kishte gjysem ore qe po priste bri rruges per te kaluar ne anen tjeter por nuk po mundte sepse aty kalonin makina pa fund dhe teper shpejt. Ne nje moment, ne kulmin e padurimit, i therret nje burri qe ndodhej matane rruges:
    – Ej, si ia ke bere per te kaluar andej?
    – Une kam lindur nga kjo ane… – i pergjigjet burri.

    Sipas moralit te kesaj barsolete i bie qe duhet te kesh lindur dhe te jesh rritur ne Biblioteken Kombetare… Hahahaha!

  7. Last man on earth Says:

    Me duket se s’ka asnje menyre per tu futur.

    Ja pse nuk lexon populli jone i lavdishem.

    Une kam qene ca here ne kete vend, edhe pse me pelqen letersia mendoj qe ai vend eshte ANTI Letersi, te krijon vetem impulse vetvrasese. Nuk kam shkeluar me aty brenda!

  8. gjyshi88 Says:

    mund ta zgjidhnin shum leht ket problem duke futur ca pajisje qe i quajm shkurt kompjutera dhe bashke me to dhe disa karta te zgjuara (smartcard). ne ket menyr check-in dhe check-out do beheshin shum leht. vetem nje ane negative ka kjo gje; do ngelte roja pa pun!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: