i embel, i dehur, shurdhues, i pavend

by

nga Alfred Bushi

Ishte hera e pare qe vija kembe ne Akademine e arteve. Me sakte ishte
hera e pare qe hyja ne nje akademi artesh e per me teper artesh te
bukura.

Ora nuk po ecte, dukej sikur kishte ngecur ne 6 pa i cerek. Koncerti
qe duhej te ndiqja  ishte ne oren 7 e mendova se po te shkoja perpara
do kishte ndonje gje per te pare. Jo per gje por ishte Akademia e
arteve ajo, asgje me pak e asgje me shume: pra vendi ku pergaditen
artista, ku behet art ne formen me te zhdervjellet te mundshme, ku
ngjizen dhuntit e ndryshme te cilat me vone do shperthejne ne ndonje
forme shprehie materiale o jomateriale.
Per fat ne hallin sapo hyn po zhvillohej nje shfaqje multimediale e
puneve te disa studenteve. Koncerti duhej te fillonte pas nje ore e
koha ne dispozicion ishte me bollek. Njeri nga organizatoret nisi te
fliste, pa mikrofon. Gjestet qe bente me duar ishin e vetma gjuhe qe
arrita te kuptoja. Zhurma ishte shurdhuese. Askujt nuk i interesonte
se cbehej. E rendesishme dukej se ishte ajo revizta me punet e tyre qe
kishin stampuar dhe ua shperndanin atyre 20 te pranishmeve qe kishin
ardhur. Statistikisht 15 ishin studente qe shikonin punimit e tyre,
nje isha une, nje tjeter roja, e tre te tjeret pinin duhan.
Ora 7. Bej te hyj ne sallen e teatrit por dera ishte e kycur e nga
xhami shikoheshin pjestaret e orkestres qe benin provat. Ora 7 e i
cerek. Hapet dera. Hy brenda dhe hedh syte mbi sallen per te pare se
ku mund te ze vend pa shqetesuar njeri pasi me duhej te ikja pak me
perpara se te mbaronte koncerti.

Kisha shkuar dhe here te tjera ne teater; Kjo sa per te ditur se ato
dreq karrigesh duhej te sihin me larg njera tjetres, te pakten te
linin hapsiren e duhur per te qendruar i ulur rehat, pa pasur nevoje
me ngrit kembet me pjerrtesi 10 % sepse te rrije normal do te thonte
ta beje gjurin copash.

Prandaj s’shkon kush ne koncerte te tilla – mendova ndersa u ngrita t’u
liroja vendin spektatorve qe te futeshin ne rreshtin ku kisha zene
vend une.

Me ne fund koncerti nisi, gjysem ore me vonese. Dirigjenti si
gjithmone hyri me vone se te tjeret. Tradite te cilen se kam kuptuar
kurre. Sapo u fut i dha doren njerit te orkestres qe ishte me vjoline
per te treguar se ai eshte me i miri nder te tjeret.

Muzika nisi. Ishte vertet e bukur. Keshtu duhet te jete muzika, e
bukur dhe pike.
Interesant ishte fakti qe sapo kishte ndonje pushim te shkurter mes
akteve plasnin duartrokitjet te cilat ndaloheshin dhimbshem nga gishti
i dirigjentit i cili me sa duket ndjehej ne siklet nga kto nderprerje
pa kuptim.
Publiku duhet ta ndjej se kur mbaron nje pjese e kur fillon nje tjeter
– mendoj me vete.

Publiku duhet te jete nje orkester e dores se dyte, me pak
inteligjente se orkestra e pare. Njera nga te pranishmit bertiste e
thoshte: po kte ce patet? E ksihte fjalen per duartrokitjen .Donte te
thoshte me pak a shume se perse e nderprisni kot koncertin.Dukej sikur
ajo zonja donte te thoshte me shume ne ato caste por kultura e saj dhe
vendi bene te mundur qe te thoshte vetem nje fjali, plot vlere mbi te
gjitha.  Madje dhe dirigjenti u kthye per te pare se cpo ndodhte. Ai
ishte freng mos gaboj dhe sma merr mendje te ket marr vesh gje. Kishte
kuptuar vetem xhestin makaber te spektatoreve.

Nje subkulture e rralle ne ditet e sotme kjo e spektatorit te
papergaditur. Askush nuk guxon te nderprese nje pjese klasike. Eshte
mekat. Eshte nje nga krimet me te padenuara sot. Prandja ne teatrer
shkojne vetem klasat borgjeze e siper. Sepse ata nuk kan cfare te
thone, skan cfare te mendojne, cte fantazojne, ndersa bejne nje gje e
cila eshte goxha impenjative.
Impakti i pare me akademine e arteve s-ishte nga me te miret. Ishte
po, i embel, i dehur, shurdhues, i pavend. Ishte sikur te shkoje ne
nje diskoteke ku ska vend as ne kembe pa le te ulesh e te besh sikur
po degjon muziken.

Deshira ime per te pare dicka te bukur, per te ndjere dicka jashte
skemes se paapergaditur te gjerave qe ndodhin ne Tirane sikur u thye
ne mes. Por nuk u deshperova sepse e dija me pak a shume se cdo
ndodhte. Ato karriget te vena aq ngusht nuk me largohen nga mendja.
Fundja ne jemi mesuar te rrime ngusht. Si jashte shtetit si brenda
shteti, si ne rradhe, si ne rruge, si ne bileteri, si ne furgon, si ne
qeveri. Me zor rrime por perfundimisht rrime, e madje pa ze. Me pas
dalim dhe themi te gjitha te zezat, per proteste, per te thene qe
sjemi dakort nderkohe qe e kemi marre dozen e se perditeshmes.
Jemi me nje fjale si ai ciniku qe kaloj jeten i futur ne nje fuqi, pa
ze, ne shenje proteste.

Tags: , ,

5 Responses to “i embel, i dehur, shurdhues, i pavend”

  1. desaparacidos Says:

    Dirigjenti si gjithmone hyri me vone se te tjeret. Tradite te cilen se kam kuptuar
    kurre. Sapo u fut i dha doren njerit te orkestres qe ishte me vjoline
    per te treguar se ai eshte me i miri nder te tjeret.

    Sa kam qesh me kete!

  2. a.b road Says:

    O nuc ka shume gabime ku mut shkrimi. S=i kisha vene re. Eshte perdorur ne ca vende gabimisht koha e tashme e ne ca vende te tjera perseri nj kohe tjeter qe s=e di cila eshte. Po nejse, shpresoj qe UN te jete pak zemer mire e tmos e masakroje ate qe e ka shkruajtur.
    Them se realisht objektet ku prodhohet kulture dhe art jane per ibret dhe nuk kan as dhe me te voglen mbeshtetje nga institucionet e shtetit. Ska fonde, ska asgje. Smerr vesh robi kur filon sezoni teatror.

    Kur isha ne akademine e arteve nje dite pashe Zhani Cikon duke ju lutur studenteve qe pinin duhan brenda nderteses qe te rifuteshin ne klase sepse do fillonte leksionin. S=po e pjerdhte asnjeri, ishin per qejf duke bo muhabet e duke pi duhan, duke bertit.
    S’e di se i kujt eshte faj ne menyre te vecante por di qe dikush ka faj. Ose e ka fajin perceptimi jone i kulturures, artit, i cili duket paksa e i vjeteruar.

  3. Xixellonja Says:

    Nuk ke shkruajtur se cfare ike te degjoje ?

    Ah dirigjenti ia jep doren njerit prej muzikanteve (gati gjithmone eshte violina e pare) jo pa nje arsye.Ai ne te vertete eshte si tip nen/dirigjenti ose si zevendesuesi kur dirigjenti s’eshte. Po ta vesh re eshte pike referimi per muzikantet e tjere dhe kur dirigjenti gabon.

    Sa per duartrokitjet jane gjeja me e bezdisshme qe mund te ekzistoje, e s’ka te beje gjithmone me kulturen muzikore, nuk arrij ti shpjegoj tamam arsyet sepse nuk jane vec nje. Nuk do shume mend ne koke qe muzika klasike do qetesi si per ate qe luan si per ata qe degjojne pastaj muzikanti nese do te duartrokitet e kerkon vete perhere: drejtohet nga publiku perkulet e pret duartrokitjet nuk e di gjuhe me te thjeshte se kaq.

  4. desaparacidos Says:

    Domethene Xix, Alfredi ka te drejte kur thote ” Sapo u fut i dha doren njerit te orkestres qe ishte me vjoline per te treguar se ai eshte me i miri nder te tjeret. “

  5. Xixellonja Says:

    Une s’do ta klasifikoja tamam si ‘me te mirin’ sepse me instrumente te ndryshme ka parametra vleresimi te ndryshme. Por nese per me te mirin do te vleresonim ate qe eshte nga te paret e hierarkise atehere ok Alfredi ka te drejte😉

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: