Pezull në 3 sekonda

by

 

untitled

nga Dorina Bebja

Ora 17.30

Doli nga shtëpia me hap të tërhequr duke bluajtur në mendje se kush e di cdo t’i thoshte,duke vrarë mendjen se si do te sillej me të.

Një lemsh i vërtetë,ajo dhe situata.Mendja dhe zemra flisnin totalisht gjuhë të ndryshme dhe ajo bënte rolin e arbitrit. Një arbiter i dobët.Hapat ngatërroheshin me njëra tjetrën.Stina s’ishte më e njëjta e ajo smbante më pallton e saj te zezë.Këmbët ecnin pa ndalesë dhe hera heres dukeshin sikur s’komandoheshin më. Për të arritur atje iu desh të mendohej në do vazhdonte të ecte apo të merrte urbanin. Kishte një nevojë të brëndshme të ecte ,por u ndje e lodhur.

Mori urbanin.

Një ndjesi ankthi kishte zënëvend nëe fund të stomakut, e njëjta e asaj dite…

E kishte refuzuar kaq shumë këtë bisedë dhe shumë dëshiruar njëkohësisht saqë kishte menduar dhe fjalët që do thoshte. Ndiente që zemra i rrihte fort dhe një boshllek që i merrte frymën. Kishte frikë nga kjo bisedë se mos situata i dilte jashtë kontrollit…dhe ja urbani ndaloi.

Ora 17.50

Papritur ajo ngriu,të zbriste apo jo? Ne sup ndjeu një dorë. U drodh.

-Zonjushë keni ndërmend të zbrisni?

-Po sigurisht-tha pavetëdije dhe zbriti shkallët e urbanit. Tani duhet të ecte drejt. Ç’ankth, dy muaj kishin kaluar ,por koha per të s’kishte ecur. Shkelte pa u ndier në pllakat e trotuarit dhe në mendje i vinin njëmijë mendime njëherësh. Çfare do thoshte, si do e përballonte. E gjithë kjo i shkaktonte përshtjellim. Nuk kishte besim se do clirohej prej saj.

Semafor i kuq.

Ndali hapat dhe vështrimi i saj prekte kudo ,por s’ndalej askund. Truri i ziente madje kishte filluar të ndjente ca drithërima. Koha dukej se po prishej dhe ajo s’kishte aspak dëshirë të binte shi.

Semafori jeshil.

U kthye djathtas.Ajo rrugë i krijonte një ndjesi të njëjtë çdo herë që e shkelte. Ecte dhe dridhjet u bënë më të shpeshta. Shtrëngoi dhëmbët, duart i mblodhi grusht dhe u ndal. U gjend përpara ” vendit”. Ngjiti shkallën e parëdhe ndjeu që forcat po i priteshin. S’mund të ecte dhe pse tashmë dëshironte që e gjitha kjo të merrte fund, biseda e lënë pezull të realizohej, por s’lëvizte dot. Duke shtrënguar buzen fort si për te mundur dobësine vuri doren e imët ne derën e xhamtë . Ora kishte vajtur 17.59 minuta.Rreth saj u zbeh gjithcka .

Hapi syte ,kaloi njërën dorë nëpër fytyrë dhe ndjeu jastëkun të njomur. Kokën e kishte te rëndë. U ngrit , ndenji në këmbë pa levizur për një çast dhe hapi dritaren për të marrë ajër të pastër…


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , ,

10 Responses to “Pezull në 3 sekonda”

  1. Darien L Says:

    E bukur, edhe ne fakt me mbajti pezull deri tek rreshtat e fundit.

  2. Rina Says:

    wowwww…..sa keq qe nuk ishin 3 sekonda dhe sa keq qe e imja nuk ishte enderr….nje pershkrim i perkryer ,e kam perjetuar krejtesisht ekzaktesisht sic pershkruhet…..fantastike….u rrenqetha….

  3. marsel aquitas lela Says:

    stili i te rrefyerit ne kete pjese eshte ne nje linje te persosur
    kur e lexova per here te pare, thashe me vete “me paska shpetuar nje pjese nga Dino Buxati pa e lexuar?!”
    e thjeshte dhe e bukur, ashtu sic mund te jete vetem nje histori njerezore
    por ajo qe e ben te vecante kete proze, eshte ndjesia e te qenurit pezull gjate gjithe kohes, fjale pas fjale, varg pas vargu… deri ne momentin kur te gjithe ne zgjohemi nga kjo enderr e bukur

  4. skllufi Says:

    me falni per injorancn time po une se kuptova. mund te ma perseritnni edhe ni her? hahaha

  5. Enkelejd Lamaj Says:

    Une do vendosja ne klasen e ‘Interesantes’, por edhe ketu me nje dileme te madhe. Mendimi im eshte qe cdo njeri qe shkruan dicka ne jeten e vet, shkruan, ne radhe te pare per veten e tij, pastaj per te tjeret. Por ne ndyshim nga keta, jane edhe ata qe shkruajne vetem per vetetn e tyre. Ndryshimi qendron tek fakti qe, kur dicka qe ke shkruar vetem per veten deshiron tua tregosh edhe te tjereve, te duhet qe ndjenjat e tua te hedhura ne leter te jene sa me te “lexueshme” ne menyre qe lexuesi te mund te reagoje ashtu sic do ti: pra, duke te te kuptuar.

    Ka pak te drejte skllufi ca me lart kur thote qe s’ka kuptuar gje, po ashtu sic ka te drejte Rina qe, ndryshe nga skllufi (dhe une) e ka perjetuar nje cast te ketille, ndaj dhe e ka kuptuar.

    Ajo qe dua te them eshte se, tek ky shkrim, autorja le te kuptohet se ka rrefyer dicka shume personale, qe i ka ndodhur (jo domosdoshmerisht ne realitet, por edhe ne fantazine e saj krijuese) vetem asaj. Dhe deri ketu jemi shume ne rregull. Problemi qendron ne momentin qe, kete gje, ka vendosur te na e tregoje edhe ne te tjereve. Ne kete moment, autorja – mendoj – duhej te kishte treguar pak kujdes ne ndertimin e ngjarjes (nuk po flas per stil, por per permbajtje) dhe detajeve qe do viheshin ne funksion te kuptimit te ngjarjes. Une e lexova nje here dhe iu ktheva serish sepse thashe mos me kishte shpetuar ndonje prej ketyre detajeve. Por jo. Nuk ka asnje detaj qe te me tregoje per se behet fjale: Ne fillim te rrefimit mendova se behej fjale per nje ‘situate’ ndarje, pastaj per nje aksident dhe ne fund, pershtypja qe krijova ishte se behej fjale per te dyja. Si dhe qe ka qene nje enderr qe zgjat vetem tre sekonda… dhe kjo eshte e vetmja lidhje me titullin (gjithmone nese e kam kuptuar drejt), sepse, ne fakt, ngjarjet ndodhin ne nje hark kohor prej gati dy muajsh…

    Gjithsesi, ndoshta nje nderyrje te vete autores ne kete pike, mund edhe te na jepte nje kendveshtrim tjeter per punen e saj, tashme jo me ne funskion te rrefimit, por te rrahjes se mendimeve dhe shkembimit te eksperiencave.

    Pershendetje!

  6. dorina Says:

    Ju falenderoj per komentet !
    Nese arrihet te kuptohet nje pjese apo jo kjo ska te beje fare me injorancen por me dicka tjeter plus ose 1001 arsye te tjera te pavarura nga ai qe lexon. Nuk pretendohet asnjehere besoj nga askush qe nje shkrim apo pjese te kuptohet nga te gjithe(gjerat smund te jene gjithnje shabllone,leximi pertej rreshtave ).NUk besoj se ndokujt apo lexuesit perballe nje pjese i intereson nese ai qe e shkroi e shkroi per vete apo per te tjeret (ne keto analiza futemi per te studiuar nje krijimtari te tere per ndertimin e nje skeleti rreth karakteristikave te pergjithshme te stilit te nje autori me pervoje apo eksperience te konsiderueshme ne te shkruar dhe nxjerre konkluzione ,mendimi im ky).NUk mund te percaktohet kurrsesi me kompetence asgje qe nuk eshte absolute gjithsesi menyrat e perceptimit te gjerave nga ana e cdokujt jane te ndryshme.Nocione “hapesire” dhe “kohe” jane koncepte relative te trajtuara gjeresisht dhe ne filozofi .Brenda nje 3 sekondeshi ne kohe reale(e marre ne marreveshje me ju)mund te perfshihen jo vetem 2 muaj ngjarje, perjetime apo ku di une se cfare ,por edhe periudha me te gjata kohore se aq :),te gjithe shohim endrra apo jo?
    Do ju keshilloja ta lexonit serisht me qetesi dhe ndoshta do kuptonit akoma me shume nqs keni “kohe”,detajet sqaruese jane aty ,aq pak here sa ju e keni lexuar ju ka percjelle dimensione te ndryshme mendimi .Na ndodh ti nderlikojme gjerat kur ne fakt ato jane sh te thjeshta.Ajo qe do thoja pas gjithe ketij hartimi sqarues qe bera per ju duke iu pergjigjur me dashamiresi komentit tuaj te gjate ,por te vlefshmem Enkelejd ,ajo pjese eshte me shume filozofike se sa nje ngjarje qe ne fakt mori shkas nga dicka( ashtu si ndodh gjithnje kur ska fantazi te paster) dhe mori kete forme .
    Uroj te kem ndopak e qarte e dhene sqarimet e duhura per kuptimin e pjeses.

  7. marsel aquitas lela Says:

    ne fakt nuk ka asgje per te mos u kuptuar ne kete pjese. sic e kam thene ne komentin tim te mesiperm, kjo eshte nje proze e thjeshte dhe e trajtuar me nje delikatese dhe ngjyrime gati transparente. nje pjese artistike mund te quhet e tille vetem nese arrin te pershkoje tej per tej ndergjegjen e njeriut dhe si pa e kutuar, e shtyn ate drejt katharsisit. gjate leximit dhe rileximit te kesaj pjese, arrita ta ndjej prekjen magjike qe buron prej asaj qe ne e quajme Art. nuk e besoj se kjo prekje erdhi si pasoje e gjendjes time shpirterore te momentit, sepse dicka e tille ndodhi te gjitha heret qe u riktheva per ta lexuar. kjo, per te sqaruar (sipas meje) puritanizmin e metodes me te cilen eshte trajtuar kjo proze e shkurter, stilin me te cilin eshte shkruar, gjuhen dhe strukturen narrative. nese duam vertet te jemi kritike te mire te nje vepre, apo nje pjese te shkruar te kujtdo zhanri qofte, duhet te merremi fillimisht me ate qe kjo pjese arrin te na percjell, me gjuhen permes se ciles eshte sjelle dhe pa dyshim, me karakterin e personazhit psikologjik mbi bazen e e cilit eshte ndertuar pjesa. e pare ne kete kendveshtrim, une i jap noten 10 shkrimtares.

  8. Genci Says:

    kot fare….

  9. dori Says:

    🙂 flm Genci ,sh e sjellshme nga ana juaj

  10. Marseda Says:

    Rrenqethese…ndjesia forcohet pas cdo te lexuari!
    Bravo Dor’ !
    P.s Fotoja e kendshme shume! 😀

Leave a comment