Kështu pra, ti dëshiron të bëhesh shkrimtar?

by

Charles Bukowski

Nëse nuk të vjen si një shpërthim nga brendësia
pa marrë parasysh asgjë,
mos e bëj atë punë!
Nëse nuk të vjen pa të pyetur fare
nga thellësi e zemrës, mendjes, gojës
rropullive të tua
mos e bëj !
Nëse do të të duhet të ulesh
e të qëndrosh me sytë ngulur për orë të tëra
mbi ekranin e kompjuterit
apo përkulur mbi makinën e shkrimit
duke kërkuar fjalën e duhur,
kjo nuk është punë për ty !.
Nëse do e bësh për para apo për famë,
lëre atë punë.
Nëse do e bësh
për të pasur gra në shtratin tënd,
as mos mendo të shkruash !
Nëse do të të duhet të ulesh mbi të
e ta shkruash dhe ta shkruash dhe ta rishkruash përsëri,
më mirë lëre atë punë.
Nëse të duket e vështirë
vetëm duke e menduar,
mos e bëj!
Nëse përpiqesh të shkruash si dikush tjetër,
mos u merr fare me të shkruarën.
Nëse ulesh aty
dhe pret që shkrimi të gjëmojë jashtë teje
dhe pret e pret dhe ai nuk del,
merru më mirë me diçka tjetër.
Nëse shkruan që sëpari t’ia lexosh të dashurës ,
të dashurit, gruas apo prindërve
ose një tjeter njeriu kushdoqoftë
ti nuk je akoma gati.
Mos u bëj si shumë shkrimtarë,
si mijera njerëz që e quajnë veten shkrimtarë
mos u bëj i zymtë, i mërzitshëm
dhe i shtirur,
mos u konsumo duke dashuruar vetveten
Bibliotekat e botës gogësijnë përgjumshëm
mbi tipa të këtij lloji.
Mos i shto ata më shumë.
Mos u merr fare me atë punë.
Për sa kohë që nuk të ka shpërthyer
nga thellësia e shpirtit tënd
si një raketë,
për sa kohë që
të qëndruarit indiferent karshi saj
nuk të bëjnë të çmëndesh apo të vrasësh veten
a dikë tjetër,
mos u merr me atë punë !
Për sa kohë që dielli brenda teje
nuk t’i ka djegur akoma rropullitë
mos e bëj .
Kur vërtet të jete koha
dhe nëse je ti ai i zgjedhuri,
ajo do të ndodhë vetë
Dhe do të vazhdojë e do të vazhdojë
derisa të vdesësh ose derisa
ajo të vdesë brenda teje.
Nuk ka asnjë mënyrë tjetër
dhe kurrë nuk ka pasur.

Përkthyer nga Kamomila


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , ,

16 Responses to “Kështu pra, ti dëshiron të bëhesh shkrimtar?”

  1. dikushi Says:

    Cudi qe “perkthimi” i danialanazarkos qenka copy paste i perkthimit qe dikush tjeter i ka bere kesaj pjese te Bukowskit shume kohe me pare, publikuar e komentuar kohe me pare te peshku pa uje dhe gjetke:

    Mund ta lexoni ketu dhe te gjykoni vete:

    http://kamomila-kamomila.blogspot.com/2008/11/bukovski-mbi-t-shkruarit.html

  2. dikushi Says:

    ja edhe linku i peshkut pa uje:

    http://www.peshkupauje.com/2008/11/blogosfera/bukovski-mbi-te-shkruarit

    Me fal qe kembengula ne keto postime por vertet eshte e habitshme lehtesia me te cilen dikush pretendon autoresine mbi nje perkthim te tjetrit…

  3. danielanazarko Says:

    pershendetje dikush,
    kjo poezi nuk eshte aspak perkthim imi..eshte nje nga shume poezite qe me pelqejne dhe qe thjesht kam dashur te publikoje per kenaqesine e se lexuarit..bashke me tekstin origjinal ne folderet e mi qendronte dhe ky perkthim qe mund te gjehet lehte ne net..
    uroj vetem qe te mos kesh kaluar kohen duke investiguar🙂 por qe te kesh shijuar pak edhe poezine.
    gjithe te mirat!

  4. Einar Says:

    lol

    dikushi e di si me tingelloi mua pergjigjia jote? si ata cunat qe kane hapur ca forume warez dhe kane bere perkthimin e subtittles te filmit ne shqip dhe vene copyright-in e tyre, dhe gjithashtu e pretendojne nese shikojne qe diku linket jane vene neper forume te tjera…

    sa mire do kishte qene te kishe kontaktuar cunat ketu te blogu dhe ti kishe vene ne dijeni qe postimi i mesiperm eshte vene kohe me pare tek blogu yt dhe qe ti mendon qe eshte i njejti (dhe besoj qe djemte kane pranuar ta vendosin pasi eshte cilesor jo per te vjedhur mundin tend qe e ke perkthyer qe nuk do te thote qe ti ke te drejta mbi Bukowskin) , dhe besoj qe me siguri djemte do e editonin artikullin dhe ne fund te tij do vendosnin linkun tend, jam i sigurte qe pasi do vizitonin blogun tend (pasi une e vizitova dhe ishte shume interesant) do te te ftonin gjithashtu me miresjellje nese do kishe deshire te kontribuoje tek tiranacalling (gjithmone me backlink tek blogu yt) dhe pse jo do beje pjese tek miqte e tyre ne te djathte….

    sidoqofte ky eshte mendimi im…
    pershendetje djema une ju vizitoj vazhdimisht

  5. dikushi Says:

    lol

    Daniela, sigurisht nuk kam harxhuar kohe ne investigime, pasi perkthimi ne fjale me ishte shume i njohur dhe si i tille nuk linte vend per hamendesime. Kete pjese te Bukowskit edhe une e kam shume per zemer. Mendoj qe kur publikojme nje perkthim etika na detyron te shkruajme edhe emrin e perkthyesit.
    Sidoqofte me fal nese te kam rene ne qafe duke te keqkuptuar. Dhe keqkuptimet online ndodhin shpesh.

    kalofsh nje dite te kendshme!

  6. dikushi Says:

    Einar,
    nuk jam une perkthyesi i kesaj pjese. Une jam nje lexues qe nder te tjera nuk ka nje blog te tijin, por qe lexon dhe shijon blogjet e te tjereve, po ashtu sic shijoj shpesh edhe kete blog te Tirana Calling qe vertet sjell materiale interesante. Pikerisht se eshte nje blog qe sjell cilesi nuk duhet te keqkuptonte komentet e mia te mesiperme.

    U be shume zhurme per asgje me duket (lol)

    edhe ty nje dite te kendshme!

  7. danielanazarko Says:

    keqkuptimi lind nga nje harrese e imja, dhe kerkoj ndjese per te..e vetmja gje qe mund te bej eshte ti kerkoj personit qe e ka perkthyer te me kontaktoje keshtu qe te publikojme emrin pa problem..dhe pse ka bere vertet nje pune te mire.

    gjithe te mirat!

  8. Kamomila Says:

    Ju pershendes te gjitheve,

    Me behet vertet qefi qe ju ka pelqyer perkthimi dhe e keni postuar ketu. Sic jam pergjigjur edhe tek blog i im, mund te merrni qe aty cdo gje qe ju pelqen, pa problem. Mund ta publikoni duke vene poshte link-un e blog-ut ose emrin tim ( cila te jete me mire per ju)

    Blog interesant ky u juaji. Do ta vizitoj perseri ne te ardhmen.
    Dhe njehere ju falenderoj:

    Merita Paparisto

  9. loer kume Says:

    kamomila ne qarkullim? fanepsje, apo kapiten stressi ka udhetuar gjate per te te sjelle ketu?

  10. loer kume Says:

    🙂

  11. Kamomila Says:

    Le te themi fanepsje…. meqe fanepsjet jane eksperienca te rralla dhe te paharrueshme😛

    Une rrotull jam Loer🙂

  12. Einar Says:

    Kamomila, pershendetje dhe faleminderit qe ke perkthyer Bukowskin dhe ke bere qe Daniela ta kete pelqyer gjithashtu qe na e solli dhe ne qe nuk e kishim lexuar me pare…

    Une dikur kam patur shume deshire te shkruaja, mesuesja e letersise me stimulonte ne te mesme por jeta eshte e çuditshme veshtire te parashikohen mundesite qe na ofron..

    Ajo qe me pelqeu nga Bukowski mesiper eshte e verteta qe qendron pas ketij shkrimi… Une shikoj analogji me cdo fushe te jetes ne fjalet e tij, jo vetem me deshiren “te behesh shkrimtar”.🙂

  13. Rina Says:

    e kam lexuar edhe njeher para disa muajsh,,,eshte vertet shum e bukur!!!!
    dhe e vertet gjithashtu…:)
    uh sapo me shkuan syte ke tre rrjeshtat e parashkruesit…kete mendova edhe une teksa po e lexoja….:)

  14. yummania Says:

    E KAM LEXUAR DHE ME PARE DHE NUK MERZITEM ASNJEHERE SE LEXUARI KETE!
    FLM PER PRURJEN!

  15. ehe... Says:

    … dhe te gjithe jetuan te lumtur!

    Kisha perkthyer dikur nje poezi te Sum Che, nje kinez qe jeton ne Manhattan, dhe e kisha postuar ne nje nga keto bordellot e medha te internetit. Kaluan dite e kaluan jave dhe, sic mund ta merrni me mend, dhe aspak per fajin tim, me erdhi ditelindja. 1 janar!

    Nje shoqe e imja e ngushte (shkonim shpesh tek shtepia e njera-tjetres, luanim me kukulla dhe gjera) vendos te me beje nje dhurate. Duke qene se ajo gjendet ne nje vend te larget qe quhet Shqiperi, e une ne nje vend ketu afer qe quhet USA (meqe ra fjala, ska si USA), dhurata e saj do te ishte nje email plot me trendafila (kishte dhe te kuq, kemi qene shume shoqe, pothuaj te dashuruara – sidomos kur pinim vere). Ndermjet trendafilave, ajo me kishte shkruar dhe nje poezi qe, sipas asaj, e kishte perkthyer vete posaçerisht per mua.

    Ju e merrni me mend qe lotet jane te papermbajtshem ne kesi rastesh. Kur lexova poezine, m’u duk sikur e njihja kete shkruesin. Ishte vete Sumçja. Nxora pernjehere laptopin, hapa dhe gjeta poezine e perkthyer, ishte fjale per fjale e njejta.

    Atehere, duke mos rene aq ulet sa t’i them se ma kishte vjedhur, iu pergjigja shoqes sime se poezia e perzgjedhur ishte mrekullia vete, se perkthimi ishte i jashtezakonshem, se ndihesha vertete me fat qe kisha nje shoqe te tille, dhe se une e puthja ate nga larg, me mijera here, ngado ne trup (pergjigja ime u shkrua pasi kisha pire ca vere – jua thashe kete me lart).

    Dhe keshtu, poezia eshte vertete nje lloj i bukur letrar.

  16. poezia Says:

    super

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: