Kështu foli Zarathustra

by

Para Lindjes Së Diellit

Oh, qielli mbi mua i pastër e i thellë ! Greminë drite ! Duke të soditur, drithem nga dëshira hyjnore.
Të vërtitem në lartësitë e tua, ja thellësia ime ! Të fshihem në dëlirësinë tënde – pafajësia ime !


I heshtur mbi detin në pështjellim më shfaqesh. Dashuria jote dhe trupi yt janë për mua një zbulim për shpirtin e trazuar.
Më erdhe e mbështjellë me bukurinë tënde. Më fole pa fjalë që tregojnë mënçurinë.
Oh, si nuk të kam zbuluar të gjithë turpin e shpirtit ! Erdhe tek unë përballë diellit, o vetmitare.
Ne jemi miq të përhershëm. Ne kemi të përbashkët trishtimin, tmerrin e gabimin. Ne kemi të përbashkët edhe diellin.
Ne nuk flasim. Mjaft gjëra i dimë. Ne rrimë në heshtje. Me një qeshje shfaqim atë që dimë.
A nuk je ti dritë e zjarrit tim? A nuk je ti shpirt motre që më njeh e depërton gjer në thellësitë intime?
Së bashku kemi mësuar çdo gjë. Së bashku kemi mësuar të tejkalojmë veten, dhe të qeshim pa një hije reje.
Të qeshim me sytë e kthjellët, nga largësitë të paana, ndërsa ndën ne avullojnë si shiu shtrëngesa, synimi e gabimi.
Dhe kur endem i vetmuar, ç’kërkon shpirti im i vetmuar nëpër netët dhe shtigjet e gabimit? Dhe kur u kacavirrem maleve, ç’kërkoj tjetër veç teje?
Dhe gjithë këto bredhje e gjithë këto ngjitjet, janë për mua një nevojë dhe një dalje nga ngathtësia. Të fluturoj është e vetmja gjë që dëshiron vullneti im, të fluturoj tek ti.
Dhë ç’gjë urrej më tepër sesa retë që mërgohen e gjithçka që të errëson ty? Urrej edhe zemërimin tim sepse të njollos.
I kam inat retë që ikin, këto mace dredharake grabiqare. Ato marrin nga ti e nga unë çka kemi të përbashkët, – pafundësinë, “Po” – në e pambarim dhe “Amen !” – i.
Ne i urrejmë këto kodoshë e furacake. Retë që ikin. Këto qenie të dykuptimta, që nuk arrijnë as të bekojnë e as të mallkojnë nga thelbi i zemrës.
Do të desha më mirë të ngujohem brenda një fuçie e të mos e shoh këtë qiell. Të rri në këtë humnerë e të mos e shoh këtë kube qiellore fëlliqur nga retë që ikin.
Shpesh më ngërthen dëshira të gozhdohem në një fije ari, i dhëmbëzuar prej rrufesë e në barkun e tyre të fryrë t’i bie daulles si një shpërthim bubullime.
Daullexhi i zemëruar, sepse ato më kanë vjedhur “Po” – në dhe “Amen !” – in tënd.
Më pëlqen më fort rropama, bubullima dhe poshtërimi i kohës së keqe, sesa kjo prehje prej maçoku të kujdesshëm e imtar. Tek njerëzit urrej mbi të gjithë ata që ecin lehtë, gjysmëqeniet dyshimtare e imtare si retë.
Dhe “kush nuk di të bekojë, duhet të mësojë të mallkojë !” – kjo doktrinë e qartë më ka rënë nga qielli i kthjellët. Si yll më ndrin edhe netët më të errëta.
Unë bekoj, them “Po”, sepse ti më rrethon, ti e dëlirë, e ndritshme, greminë drite ! Në të gjitha qiejt do ta çoj “Po” – në time që bekon.
U bëra një bekimtar që pohon me krenari se luftova gjatë për këtë, gjersa çlirova duart për të bekuar.
Ky është bekimi im: qofsh sipër çdo gjëjë si qielli, si çatia e tij sferike, si kupola e kaltër, si siguria e vet e përjetshme. Është i lumtur ai që bekon në mënyrë të tillë.
Të gjitha janë pagëzuar në burimim e përjetësisë, tej kufijve të së mirës e të së keqes. E mira dhe e keqja nuk janë veç hije endacake, trishtime të thella dhe re që kalojnë !
Unë bekoj dhe nuk blasfemoj kur predikoj se: “Mbi të gjitha gjërat mbretëron qieli i fatit, qielli i pafajësisë, qielli i paparashikuar, qielli i trillit”.
“Për fat” – ja fisnikëria më e lashtë e botës, që ia kthej të gjitha gjërave, dike çliruar nga skllavëria e një qëllimi. Këtë liri e kthjelltësi qiellore e vura si këmbanë të kaltër mbi gjithçka kur mësova që mbi ta dhe për ta, nuk duhet asnjë “vullnet i përjetshëm”. Këtë trill e këtë çmenduri e vendosa në vend të këtij vullneti kur mësova se, “mbi të gjitha vetëm një gjë është e pamundur, të qenit i arsyeshëm !”.
Pak arsye është e nevojshme. Një thërrime mençurie e shpërndarë nga ylli në yll. Ja tharmi i përzierë tek gjithçka. Për dashuri të çmendurisë, mençuria është e shpërndarë ngado.
Pak dituri është e mundur të fitohet. Kjo siguri e bekuar gjëndet në të gjitha gjërat që vallëzojnë nën këmbët e fatit.
Oh, qiell sipër meje i pastër e i lartë ! Imja është tani kjo dëlirësia jote, ku nuk ka asnjë merimangë të arsyes e asnjë pëlhurë të përjetshme të saj. Ti je për mua një vend vallëzimi për trillet hyjnore të fatit, një tryezë hyjnore për zarët e kumarxhinjve hyjnorë.
Ti u skuqe? Mos po flas gjëra që s’duhen thënë? Mos po blasfemoj kur dëshiroja të bekoja?
Apo turpi i të qënit i dyzuar të bën që të skuqesh?
Mos më thuaj të iki e të hesht, sepse po vjen dita?
Bota është e thellë, më e thellë nga ç’e beson dita. Nuk mund të thuhen të gjitha në praninë e ditës. Por dita erdhi, të ndahemi pra !
O qiell sipër meje, ti i turpshmi ! I zjarrti ! Oh, gëzimi im, përpara sesa dielli të zbardhë ! Dita erdhi, të ndahemi pra !?” –

Kështu foli Zarathustra.

Friedrich Nietzsche , 1844-1900

6 Responses to “Kështu foli Zarathustra”

  1. harold Says:

    njeriu qe cuditi boten …

  2. skllufi Says:

    te pakten me thoni pse e cuditi boten ky tipi qe se njof hic se shkrimin sma late. po heq dore. shkrimi me duket si poezi po prap as vargje nuk ka dhe se marr vesh ku ka dasht me dal. shkrimet poshte spata nerva me i lexu e mduket vec prej mejje i hoqt. mfalni!

  3. Enkelejd Lamaj Says:

    Prsh, skllufi.

    Komentet nuk u hoqen prej teje, por, u hoqen pikerisht sepse ti s’pate nerva per t’i lexuar dhe, besome, nuk ishe i vetmi…

  4. Alket Bushi Says:

    Nuk mund te gjej nje vend me te mire se nen nje shkrim te tille te Friedrich Nietzches per te shprehur me seriozitetin me te plote àte qe mendoj une mbi àrtin e te shkruàrit dhe intelektuàitetin ne pergjithesi. Lexoni mesiper se c’thote Nietzche: “Për dashuri të çmendurisë, mençuria është e shpërndarë ngado.” E sà e sà thenie te tij jàne thesàre te pàvdekshme ne fushen e njohjes! Prà, njohjà nuk eshte qellim ne vetvete, por i duhet dàshurise se çmendurise, qe eshte e prànishme tek çdo qenie njerezore, si Don Kishote te perjetshem qe jemi. Ne kete boten e sotme, te mbushur me informàcione te pàfundme, eshte e veshtire te kerkosh dhe te gjesh guret e çmuàr te njohjes. Shumicà e fillojne ngà fundi kete njohjen, prà ngà modernizmi dhe keshtu i bie te njohin mire formen, po brendià? Po kàfshà brendà njeriut? Si t’ià njohesh kàfshen nje njeri me kollàre qe jeton mòje nje gràtàçiele? Lexoni me vemendje prej intelektuàli te vertete (duke mos supozuàr se nuk i keni lexuàr te gjithà qe do them me pàs, por duke thene se serioziteti i leximit duhet te ngjitet ne shkàllen me te làrte) vepràt e grekeve. Dihet se àty jàne bàzàt e qyteterimit tone, guret e çmuàr te njohjes. Mendimtàret àtehere ishin me te thjeshte , por me te pàster, me nàtyrore dhe pikerisht per kete vlejne ne menyre te pàllogàritshme dhe ne menyre gàti shkencore, sepse njeriu ishte ende i pà infektuàr me moràlin, i cili solli terrin e mesjetes. E kemi kàluàr mesjeten, por ende dhe sot gjurmen e sàj nà qendrojne si màllkim ne shpirt dhe duhet nje lufte e pergjàkshme per tà shporrur, nje lufte e pergjàkshme me veten, qe une kàm vite qe po e bej dhe pràndàj dukem kàq àrrogànt, sepse njeriu qe lufton veten me ngulm, nuk mund te llogàrise te tjeret kur lufton me tà. Hiqjuni horrorit, fàntàzise, qe shoh se shume prej jush i ndiqni fort. Shijoni bàzàt njehere, pàstàj mund te luàni me shpirtin deri ne periferite àrgetuese te àrtit, sepse ài behet mjàft i forte per te mos u bere me pis ngà àsgje. Lexoni poezine e mermerte te Horàcit, per te kuptuàr se si behen vàrgjet te pàvdekshme. Lexoni çdo gje te Dostojevskit, qe te merrni leksione mbi shpirtin àrtistik dhe psikologjine e mirefillte (Frojdi kà thene se “Vellezerit Kàràmàzov” eshte romàni me i mire i shkruàr ndonjehere.) Dostojevski nuk shuhet per stilpor per thellesi. Mbreti i stilit eshte Viktor Hygo, megjithese ne kohet e soptme brendià e tij tingellon pàtetike. Mos thoni i kà ikur kohà kesàj dhe àsàj! Asgjeje te màdhe nuk i iken kohà. Cdo brez do lexoje pershembull Dostojevskin ngà fillimi, deri ne perjetesi (duke sopozuàr qe eshte nje lexues àq i pjekur te dije se cfàre eshte forme ne vepràt e tij, qe i kà ikur kohà dhe cfàre eshte brendi, qe nuk vdes kurre). Shmàngni cdo njohje qe perpiqet te bànàlizoje jete, kerkoni màdheshtine ngàdo. Edhe sikur i gjithe njerezimi te vulgàrizohet, une nuk vulgàrizohem! – kjo duhet te jete motojà. Shoh se ne shume shkrime te blog-ut mungon veshi i intonàcionit. Kjo vjen me siguri te plote ngà lexime qe prishin shijen, àpo ngà lexime perkthyesish medioker dhe sàdo i àfte te jesh e ke te pàmundur te te mos tà prishin shijen. E vetmjà menyre eshte te mos i lexosh. Shkrimtàri duhet te zoteroje nje intonàcion te brendshem kur hedh fràzàt mbi leter, si nje àktor qe interpreton, eshte shume e rendesishme kjo! Thuhet se “letersià eshte orkestràcioni i thenieve”. Pol Vàleri thoshte se “te gjithà àrtet tentojne te imitojne muziken, persosmerine qe kà àjo”. Te kultivohet veshi, kjo eshte nje nder punet themelore te shkrimtàrit me veten. Nje pàràgràf duhet te mbyllet siç mbyllet nje àkord muzikor, jo ne gjysmen e kohes qe logjikisht kerkon àkordi. Keshtu i shmàngesg thyerjeve. Lexuesi mund te mos dije tà kàpe intonàcionin e shkrimtàrit, por ài duhet te beje me te miren ne kete pike, duke màrre pàràsysh edhe lexuesin me te kuàlifikuàr te mundshem. Keshtu edhe lexuesi i dobet, te jeni te sigurte, kenàqet me shume me pjesen qe lexon. Pàstroni gjuhen ngà fjàlet e huàjà dhe àto me prejàrdhje te vone ne shqip, krijoni dhe nje vesh edhe ketu, mos lini pràne njerà-tjetres fjàle qe “urrehen” me njerà-tjetren. Mos tregoni çdo reàlitet, por vetem reàlitein e zgjedhur (i cili mund te jepet edhe ne menyre simbolike, ne vàresi te frymes mbisunduese qe kà àutorit). Lerini personàzhet te veprojne “ne qejf te tyre”, kultivojeni shume kete. Mos i beni te gjithe personàzhet tepewr te zgjuàr ngà frikà se lexuesi do ju konsideroje si shkrimtàr nàiv, sepse ne jete kà edhe nàive, edhe te poshter, edhe ideàliste, edhe njerez te medhenj, edhe funderrinà, prà jepini seciles kàtegori “llokmen” qe i tàkon. Ruàni rregullàt qe i keni vendosur ngà fillimi deri ne fund pjeses qe po shkruàni (pershembull nese àutori deri ngà mesi i nje pjese nuk nderhyn, por tregon ne menyre te ftohte dhe kronologjike ngjàrjet, nuk “i lejohet” te nderhyje me pàs, sepse prishet màrrveshjà qe eshte vendosur tàshme me lexuesin.) Shpetojini moràlizimeve me cdo kusht! edhe nese ndiheni te detyruàr te jepni vleresime mbi kàràkterin e nje personàzhi, bejeni kete nepermjet gojes se nje personàzhi tjeter, ose, nese nuk del mire keshtu, vendoseni nàrràtorin me nje lloj àrtifice te holle ne pozicion me njerezor dhe vleresimet jepini me fàkte, jo me gjykime mbi fàktet (pàstàj lexuesi, nese do le te moràlizoje vete, nuk eshte fàji i àutorit nese lexuesi e gjykon moràlisht personàzhin.) Mos kini tendencen per te fshehur gjithnje gjerà per t’i lene surprize ne fund, sepse keshtu kostojà e formes e demton rende brendine. Le tà mesojne me pàre lexuesit cdo ndodhe me pàs, sepse edhe me pàs kàne c’te shijojne, shijone menyren se si ndodh, peripecite e rruges qe ndjek ndodhià, dhe kur nuk jàne te befàsuàr e shijojne dhe e kuptojne me mire àte. Detyrà e shkrimtàrit eshte pàràqitjà dhe formà eshte thjesht nje menyre per te evidentuàr àpo fshehur ngjyràt dhe nuàncàt e kesàj pàràqitje. Po doli formà ne plàn te pàre, mund te pelqeheni, por pjesà juàj nuk meriton vemendjen e nje lexuesi elite. Jepini rendesi te màdh tre-kàter fjàlive te pàrà! Màrkezi thoshte se “gjithe veshtiresià ime qendron ne tre-kàter fjàlite e pàrà. Po ià dolà, pàstàj vàzhdoj me lehtesi.” Cojini deri ne fund pershkrimet qe nisni, edhe pse jàne te bezdishme t’i shkruàsh, sepse nuk jàne àto qe te kàne terhequr per te shkruàr àte qe po shkruàn dhe mezi pret te àrrish tek kulminàntjà jote. Shkrimtàr, por edhe kjo eshte pune si te tjeràt dhe kà edhe àjo bezdite dhe lodhjet e vete. Kur shkruàn duhet te jesh ti skllàv i shkrimtàrit, jo shkrimtàri skllàvi yt. Nuk po e zgjàs me, veç po ju them: lexoni e lexoni cdo liber te Niçes qe mund te hàsni! Dhjete prej libràve te tij jàne bàràz ne njohjen qe percjellin me nje bibloteke normàle shtepie. Shkrimet e tij jàne te ngjeshurà dhe te àshprà, nje kultivim i jàshtezàkonshem i intelektit, une vete po ià shijoj frutet perdite. Eshte nj shpetim i màdh mes kàq e kàq shume libràve qe ne s’nà del jetà t’i lexojme. Tek libràt “Njerezor, teper njerezor”, “Udhetàri dhe hijà e tij”, “Agu i mengjesit” dhe “Shnderrimi i te gjithà vleràve” ài kà shkrime shume mesimdhenese mbi shkrimtàret dhe àrtistet ne pergjithesi. Per te njohur me rrenje shpirtin e kultures se làshte greke, lexoni “Lindjen e tràgjedise. Dhe se fundi fàre: per koincidence (ose jo) filmi “The wàll” i Pink Floyd kà dàle me 1982, fiks 100 vjet pàsi Niòes i kà lindur idejà per te shkruàr “Zàràthustren”. Skenà e çekiçeve shpreh kete: epokà e Plàtonit po perendon dhe po vjen àjo e Niçes. Duàm àpo s’duàm tà prànojme, Niçe ishte ài qe pàti guximin, gjeniàlitetin dhe forcen t’i zinte vendin àtij dhe tàshme botà intelektuàle eshte nen mbreterimin e tiLe tà themi me ze te ulet mes nesh: kà filluàr epokà e çekiçeve!

  5. loer kume Says:

    ahhh, sa gabim…. o zot, kur do kuptojme qe njohja jone, e cfaredo niveli qofte, eshte e percipte?

    do ta kuptojme kete gje vetem atehere kur te marrim vesh qe memoria jone aktive shkon deri te greket e lashte.
    kur te kuptojme qe smooth criminal kendohet qe nga fillimet e njerezimit, e kur te kuptojme qe koha eshte ciklike, si pasoje ngjarjet jane ciklike,
    kur te kuptojme qe s ka asgje te re nen kete diell,
    kur t ju kujtohet qe T. REX ecte me hapa moonwalk…

  6. loer kume Says:

    alket, qe te zbus pak dozen e seriozitetit te shkrimit tend te mesiperm, po te them, gjithcka do lexosh te epi i gilgameshit, do ta gjesh dhe te nietzsche, e gjithcka do lexosh te homeri, ta kesh te sigurt qe e lexon de te muralet e shpellave paleolitike.
    gjeja me e mire qe mund te bejme, eshte te bejme plazh…

Comments are closed.


%d bloggers like this: