Posts Tagged ‘the sex pistols’

Muzikë n’kub – 12 – Punk Rock

29/05/2011

Vodpod videos no longer available.

listën e javës së kaluar ju prezantuam me disa prej grupeve që kanë pasur një influence në krijimin e estetikes muzikore punk. Punk-u në mënyrë të menjëhershme adoptoi teknikat muzikore duke i bashkëngjitur qëndrimin rebelues dhe mohues të kultures muzikore krijuar gjatë viteve 60′ dhe fillim-viteve 70′. Në fakt punk rock-u mund të shihet si viti 0,  sidomos në Britaninë  e Madhe, duke marrë parasysh impaktin e fortë që pati në kulturën dhe qëndrimin e të rinjve të cilët e përqafuan natyrshëm. Interesant është fakti që punk-rocku si kulturë pati një shpërthim në 76′ i cili zgjati  vetem 3-4 vite, megjithate në mënyrë paradoksale hapi horizonte të reja për atë që do të jetë rock-u i viteve 80′ – 90′ e me tej.

Dëgjim të këndshëm!