Posts Tagged ‘the clash’

Radio

12/10/2012

Muzika është një gjuhë jo vetëm e fuqishme, por dhe e mësuar të reflektoj mbi veten. Pra vjen natyrshëm që në vite të jenë shkruar këngë pa fund edhe mbi një nga kanalet protagoniste të shpërndarjes së saj në katër cepet e botës: radio.

Në 24 Dhjetor të 1906 Fessenden transmetoi programin e parë radiofonik të historisë: fjalët dhe muzika u dëgjuan në një distance prej 25 km nga stacioni i Brant Rock, diku në Massachussetts. Radioja ishte pra gati të hynte në shtëpitë e botës, duke e ndryshuar atë. (more…)

Muzikë n’kub – 12 – Punk Rock

29/05/2011

Vodpod videos no longer available.

listën e javës së kaluar ju prezantuam me disa prej grupeve që kanë pasur një influence në krijimin e estetikes muzikore punk. Punk-u në mënyrë të menjëhershme adoptoi teknikat muzikore duke i bashkëngjitur qëndrimin rebelues dhe mohues të kultures muzikore krijuar gjatë viteve 60′ dhe fillim-viteve 70′. Në fakt punk rock-u mund të shihet si viti 0,  sidomos në Britaninë  e Madhe, duke marrë parasysh impaktin e fortë që pati në kulturën dhe qëndrimin e të rinjve të cilët e përqafuan natyrshëm. Interesant është fakti që punk-rocku si kulturë pati një shpërthim në 76′ i cili zgjati  vetem 3-4 vite, megjithate në mënyrë paradoksale hapi horizonte të reja për atë që do të jetë rock-u i viteve 80′ – 90′ e me tej.

Dëgjim të këndshëm!

Shkoni drejt e në ferr çuna…

10/04/2010

The only band that matters

botuar te Gazeta

Nëse ka ekzistuar ndonjëherë ideja dhe ideali i botës së përmirësueshme me akorde muzikorë, e gjithë kjo ide në vitet 70 ka vdekur bashke me Hendrix, Joplin, Brian Jones, me festivalin e Woodstock a me Kennedy. Ndërkohë  lufta në Vietnam vazhdon e në vitet e ardhshme të gjithë ata që besonin se mund ta ndalnin do bëjnë mea culpa para tv-së në emisionet e të shtunës në darkë ( përveç Dylan & Cash ).  Beatles janë ndarë, R.Stones firmosin kontrata me shumë zero, shtëpitë diskografike ndërhyjnë gjithmonë e më shumë në albume ndërsa në Amerike qeveris një ndër presidentët më të këqin që mbahet mend ndonjëherë. Ëndrra e muzikës rock në fakt që në fillimet e viteve 70 ka vdekur, është një farë i sëmuri Bosfori, adoleshentet kthehen në shtëpi e lulet vyshken, muzika lë politikën për tu bërë përsëri thjesht muzikë. Të vetmit që vazhdojnë në rrugën e  tyre janë njerëz si Joan Baez e Pete Seeger. E megjithatë, i gjithë ky dështim nuk është formalizuar akoma.

(more…)