Posts Tagged ‘shqiperi’

Festivale ballkanikë, sehiri shqiptar

14/06/2011

nga Darien Levani

Nuk para e kritikoj vendin tim. Pak sepse besoj se kritika shpesh herë është e kotë dhe, sado që mund të ketë që më të mira, zakonisht arrin vetëm efektin e kundërt. Përçan partizanë, rrit dozën e helmit në qarkullim, bën që njerëzit të ngrenë zërin e të humbasin arsyen deri kur përfundojnë në atë pikë në të cilën nuk kuptohet më asgje. S’më pëlqen të bëj këto gjëra, ndaj mundohem gjithmonë që ta kuptoj, e nëse arrij ta kuptoj pastaj e përshkruaj, duku u mundur për të gjetur gjera pozitive edhe kur – siç ndodh shpesh – këto janë të fshehura e lëngojnë në pritje të agonisë. (more…)

Rasti i çuditshëm i kalit të Gjergj Kastriotit ( Skander Bey )

13/01/2011

nga Dorian Isai

Mengjes ne Tirane,mengjes ne sheshin Skenderbej,nje mengjes i njetrajtshem,pa vezullim te jashtezakonshem ne pellgjet e vogla ndane trotuareve dhe pa  gumezhimen tipike te shesheve ne oret e para te mengjeseve.Eshte nje  paramengjes,nje agim,nje paraagim,eshte tamam koha kur ngjarjet e vogla(ose edhe te medha) çelin, pa patur nevojen per driten e duhur te diellit.Me nje mengjes  te tille,kur rrezet fillojne te perskuqen  nga forca qe mbartin ne vetehte,veshtrimet e para te kalimtareve-makina u mbarsen( mbase nuk eshte tamam rasti te thuhet keshtu) me nje imazh te pazakonte qe kapte ne befasi te gjithe ata qe kishin ..fatin ( le ta quajme keshtu) te perballeshin me kete imazh-mirazh te thjeshte ne dukje por te komplikuar ne permbajtje.Kali i Skenderbeut qe gjithmone ka qene nje personazh i dores se dyte ne histori dhe ne shesh,kishte pesuar nje ndryshim(jo dhe aq te vogel) ne pjesen e fundbarkut te tij.  (more…)

Shkrimtari i Ri Shqiptar, ose “Shkëlqimi dhe Mjerimi i Një Romani”

08/02/2010

nga Loer Kume

Duke lexuar në një gazetë debatin e hapur për letërsinë e pas ’90-ës në Shqipëri dhe për shkrimtarët e rinj që një shkrimtare e huaj e interesuar për artin në Shqipëri, i kërkon me qiri nëpër Tiranë, më erdhi ndër mend një përrallë. Një përrallë urbane që flet për një shkrimtar shqipëtar pas viteve ’90. Dhe për romanin e tij të parë. Atëherë, na ishte njëherë një tip. (more…)