Posts Tagged ‘shkrimtare te huaj’

Aleksis Zorba

08/12/2010

 


nga Daniela Nazarko

Sapo mbarova së rilexuari Aleksis Zorba, të Niko Kazanxaqis, një shkrimtar i madh grek, ndoshta nga më të mëdhenjtë e letërsisë botërore. Nëse herën e parë që e lexova, më pëlqeu aq shumë sa që ua këshilloja vazhdimisht njerëzve me të cilët bisedoja, kësaj radhe nga kënaqësia e leximit më vinte deri keq ta mbaroja. Prandaj nuk habitem pse është një ndër librat më të kërkuar nga ata që nuk botohen më në Itali, nga çmë thanë, e nuk arrij të kuptoj si është e mundur që të përjashtohet një perlë e tillë. Nejse, për fat ekzistojnë pushimet dhe libraritë e vogla në rrugët e Tiranës. Në njërën prej tyre gjeta Zorbën pranverën e shkuar. (more…)

Advertisements