Posts Tagged ‘Servantes’

Një propozim

09/07/2011


nga  BEHEMOT
Duhet te kete nje zgjidhje per cdo gje. Ose te pakten duhet te perpiqemi ta gjejme nje zgjidhje. Mbase zgjidhja na del perpara syve, vetvetiu,ku i dihet.

Problemi i te kuptuarit te fenomeneve, i dijes qe jep nje impuls procesit te zgjidhjes, e ka munduar njeriun qe perpara shume kohesh. Platoni tek “Teteu (?)”, per ti rene shkurt e shkurt,flet per te kuptuarin si nje proces qe rrit zgjuarsine e te diturit, nje shnderrim i vazhdueshem, nje rrjedhje e paster drejte dickaje qe duhet te vije. Me pas diskuton per te verteten e cila ndodhet mes qartesise se padyshueshme te te ndjerit dhe percaktueshmerise se realiteti te te percaktuarit. Eshte mbetja mes ketyre dy formave, qe qenja ve ne praktike, e cila i jep nje trajte te Vertetes, asaj qe i ngjan se vertetes, cfare te doni ju. Eshte ne keto caste, ne kete fragment dyshimi, qe merr forme ngacmimi ndaj te kerkuarit te dickaje, casti kur nis zbulimi, heqja e mantelit te asaj qe ka qene e mbuluar perpara nesh. Nese qartesia e te ndejrit sjell kryerjen e disa veprimeve dhe eshte e vetmja menyre per te kerkuar zgjidhjen atehere e verteta do na duket gjithnje larg, nje pike qe duhet arritur me cdo kusht, behet obsesion. Te kerkuarit behet kerkim i se ngjashmes. Ndjesite genjejne dhe me te virtytshmin e me te diturin e njerezve, per kete duhet te jeni sadopak te sigurte ( kjo sa per te qene koherent me diskutimin) . (more…)