Posts Tagged ‘paris’

Bonne Anee – Vit të mbarë

31/12/2012

Avenue des Champs-Élysées

nga Darien Levani

Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej përshtypje, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj feste tjetër*. Por ja që këtë vit diçka më ngacmoi.

Në radhë të parë, këtë vit vendosa të mos pranoja ftesa e as të bëja ftesa mes të njohurish. Unë gjithmonë kam preferuar ta kaloj Vitin e Ri mes miqsh sepse është Viti i Ri, e më kanë mësuar gjithmonë që s’është mirë ta kalosh vetëm. Kështu që, kush duke e kuptuar e kush duke e pa kuptuar, të gjithë,  vetëm e vetëm për të mos qënë vetëm, pranojmë ftesa nga njerëz që ndonjëherë s’janë vërtet miq vetëm për të qënë më shumë njerëz. Për të folur, për të ngritur gotat me dikë në ora 00.00. Edhe unë e kam bërë ndonjëherë, për Vit të Ri a për Krisht Lindje, me iluzionin rinor se duke qënë me të tjerë nuk do isha vetëm. Por është hipokrizi, e në një fare moshe dikush duhet të dali kundër hipokrizisë, apo jo?

(more…)

Allahu i paskësh krijuar lakuriq

20/05/2012

Nderkohe qe ne vendet muslimane grate luftojne per te drejta te barabarta me burrat ne ceshtje si ngarja e makines, ne 31 mars 2012 aktivistet e FEMEN protestuan gjysem-lakuriq ne Paris kundra shtypjes se grave muslimane me pankarta si “Gra muslimane, hajdeni te zhvishemi lakuriq” dhe “Lakuriqesia eshte liri”. (more…)

Në trotuaret e Tiranës si përgjatë lumit Seine të Parisit

19/11/2011

Francezët kanë zbuluar një fllad Parisi në qendër të Tiranës. Janë bouquinstet, kështu quhen shitësit e librave të përdorur e të rrallë, tezgjet e të cilëve prej vitesh zbukurojnë bulevardin e Senës, në Paris.

E njejta bukuri godet dhe vizitoret e huaj te Tiranes, qe ne kryeqytetin shqiptar kane vene re bollekun e librave ne shitje ne çdo cep, neper kioska, neper tezgje o thjeshte pergjate bulevardit mbi mbulesa shtreterish e tapete shumeperdoruese.

Keshtu, dje Courrier International u dedikoi Bouquinisteve te Tiranes faqen e saj mbi Europen. Sipas artikullit te Courrier, ne kryeqytetin shqiptar, te apasionuarit e librave, mund te gjejne me çmime me se te arsyeshme libra te rralle, vepra antike e te pagjendshme ne librarite tradicionale, midis shitesve te erezave, farave, fruta-perimeve, kepuceve e veshjeve intime. Nderkohe mund te shkembehen dhe dy fjale me shitesin qe ne pergjithesi ka njohuri te gjera mbi librat.

Mes teksteve me interesante ne shitje, eshte Kodi Penal i mbretit Zog, nje prodhim i 1888 i Kostantin Kristoforidhit, shkrimtar i periudhes se Rilindjes, i njohur per perkthimin e Dhiates se Re e per devotshmerine e tij per njehezimin e gjuhes shqipe.  Vlera, vetem 1000 Leke ( 7 euro)

Si te mos e kemi zili bleresin fatlum?

http://www.courrierinternational.com

Varri normal i J.D.Morrison (në 40 vjetorin e vdekjes)

03/07/2011

nga dARIEN lEVANI

dedikuar Arisit

Unë e Geldi vizituam Pere Lachaise para pak ditësh.

Pere Lachaise është një varreze me përmasa çnjerëzore diku në Paris, e famshme sepse mban kockat e shumë prej atyre që në jetë ishin artistë, këngëtare, poetë a piktorë të famshëm. Është aq e madhe saqë edhe vetë varreza ka emra rrugësh. Ndërsa lexoja emrat e rrugëve me kuriozitet bëja këtë arsyetim ; nëse në qytet rrugët kanë emrat e njerëzve të vdekur, i bje që këtu në varreza emrat e rrugëve tu përkojnë ndokujt që është akoma gjalle? Apo jo?

(more…)

Pretendimi

08/01/2010

nga Darien Levani

Parisi thotë,
Më shkruaj një poezi!
E pretendon.

(more…)