Posts Tagged ‘muzike n’kub’

Muzikë n’kub – 12 – Punk Rock

29/05/2011

Vodpod videos no longer available.

listën e javës së kaluar ju prezantuam me disa prej grupeve që kanë pasur një influence në krijimin e estetikes muzikore punk. Punk-u në mënyrë të menjëhershme adoptoi teknikat muzikore duke i bashkëngjitur qëndrimin rebelues dhe mohues të kultures muzikore krijuar gjatë viteve 60′ dhe fillim-viteve 70′. Në fakt punk rock-u mund të shihet si viti 0,  sidomos në Britaninë  e Madhe, duke marrë parasysh impaktin e fortë që pati në kulturën dhe qëndrimin e të rinjve të cilët e përqafuan natyrshëm. Interesant është fakti që punk-rocku si kulturë pati një shpërthim në 76′ i cili zgjati  vetem 3-4 vite, megjithate në mënyrë paradoksale hapi horizonte të reja për atë që do të jetë rock-u i viteve 80′ – 90′ e me tej.

Dëgjim të këndshëm!

Muzikë n’kub – 11 – Proto-punk

23/05/2011

Vodpod videos no longer available.

Proto-Punk zakonisht përdoret për të përshkruar muzikantët të cilët kanë influencuar apo kanë bërë muzikë të ngjashme me muzikën Punk, Post-Punk apo New Wave para shpërthimit komercial të Punk-ut në vitin 1976. Ajo që i bashkon është tingulli i zhurmshëm dhe i ashpër, qëndrimi provokativ, energjia e egër/e pazbutur, etj … Megjithatë nuk ka një përkufizim të qartë të tij pasi proto-punk ekziston vetëm si një restrospektivë. 

Dëgjim të këndshëm!

Në kopertinë: “mamma’s boy” © Eni Turkeshi Photography 

Muzikë n’kub – ep 9 – Indie

08/05/2011

Vodpod videos no longer available.

Këtë javë në muzikë n’kub do dëgjojmë disa këngë nga grupe që gjatë jetëgjatësisë së tyre kanë bërë muzikë pa kompromise komerciale. Kjo do të thotë që kanë pasur liri totale në krijimtarinë e tyre dhe kanë sjellë tek muzikë-dashësit krijimtari origjinale pa u “censuruar” nga kompanitë muzikore. Muzika “indie” nuk është një zhanër në vetvete por shpeshherë është përdorur (sidomos në vitet 80′ dhe 90′) për të përcaktuar ato grupe muzikore apo artistë të cilët kanë bërë muzikë për hir të vetë muzikës.

Dëgjim të këndshëm!

Në kopertinë:

“Psychedelic winter” © Eni Turkeshi Photography 

Muzike n’kub – Episodi 2 (Shoegaze)

19/03/2011

Vodpod videos no longer available.

Pasi në episodin e kaluar ju sollëm një listë këngësh që paraprijnë dhe formësojnë estetikën Shoegaze, në këtë episod do të udhëtojmë në disa këngë dhe grupe të cilat e përfaqësojnë këtë nën-zhanër.

Dëgjim të këndshëm!