Posts Tagged ‘moonlight drive’

Moonlight drive

21/07/2009

nga Loer Kume

Gjithmone e kisha imagjinuar plot fantazi nje moment te tille dhe ja, tani po e jetoja. Ajo ishte para meje. Une pas.

I shihja prapanicen e lezetshme, pak te mbledhur e dobesuar qe nga hera a fundit. Ngjitej me nje sportivitet te plogesht. Shkembi ishte tere rremba e gremca grrices qe po me pelqenin shume. Ndihem egersire kur zhgerryhem neper shkembinj. Me transmetojne forcen e tyre, ashpersine, me grricin kembe e duar duke me treguar sa i dobet jam e me se duhet te matem per tu ndier gjalle. Arritem ne piken tone. Nga aty do hidhemi ne det. Eshte e rrezikshme. Mund te thyesh qafen me kuptimin e vertete. Ishte shume lart. Ajo s’donte t’ia dinte. Nuk i behej vone per asgje. Une e dashuroja ate trup te bukur. Cdo skute te tij qe kisha eksploruar jo me larg se nje nate me pare. Une e dashuroja. Ajo kishte tjeter raport me trupin e saj. Ajo e respektonte dhe urrente. E respektonte sepse i pergjigjej me se miri cdo komande te saj, dhe e urrente se ne te ishte vendosur shtruara nje mase tjeter, nga nje bote e erret, nga nje dimension paralel, nga ferri. Dhe ajo mase e huaj donte ta hante ate trup. Dhe trupi i saj e kishte bujtur te huajin armiqsor dhe nuk po e hiqte dot qafe tani. Une isha nje nga te paktet qe e dija per tumorin. Ishte ne kurim e siper. As familjaret nuk e dinin.

(more…)