Posts Tagged ‘linda ne boten e çudirave’

Linda ne Boten e Cudirave tek Tirana Rock Caffe

06/12/2009

nga Aira

Le te jemi te qarte dhe te sinqerte qe ne fillim :  Linda  eshte nga te paktat artiste qe arrin te elektrizoje publikun ne menyre masive , eshte nje nga ata artiste qe muziken ta imponon ne nje menyre gati te pavetëdijshme, do per potencialin qe mbart ne zerin e saj, per unikalitetin e rrymes apo energjine qe grumbullohet ne menyre perfekte mes anetareve te grupit e, si perfundim, edhe per shumellojshmerine e ndjesive qe te percjell.

(more…)

Ke noj pune të Ejnten në darkë?

02/12/2009

Jo them kshu kot sepse ka një koncert te PotenciAli  e nëse nuk ke punë edhe mund të shkosh, edhe pse është vetëm rock n’roll por me pëlqen siç këndonte Jagger para shume vitesh, këndon LiNda në Botën e Çudirave, një koncept grup ndër më interesantet në panoramën shqiptare, një “work in progress/baustelle” që arrin të gjejë gjithmonë shtigje të reja ku te shprehet, që ndryshon për të qenë gjithmonë e njëjta e për të ndërruar gjithmonë nëse më kuptoni. Unë jam pa larg e për më shumë atë natë duhet të shoh Oy Division por nëse ti nuk ke noj pune, si thonë në Tiranë, i xhiro edhe mund t’a bësh. Po ndoshta ke punë me te rëndësishme si p.sh te shtosh numrin e njerëzve në linjë ne Fytyre Libër apo të kultivohesh para kutisë magjike që të imponon imazhe, por nëse s’ke pune edhe mund te shkosh, këtu thotë edhe qe birra Zipfer kushton 200 lek, te reja besoj, dhe këtu thotë qe koncerti fillon ne 19.30 po ndoshta mund te shkosh edhe nga ora 20.00 nëse ke pune ne atë ore

(more…)

Muzika e re

27/07/2009
00Genti.

00Genti.

Le ta zëmë sikur ti dëshiron të punosh në një libër. Le ta zëmë sikur ky libri flet për një kitarist që ka një grup në Tiranë. Le ta zëmë sikur grupi quhet Lufta-e-Ftohtë ose Buzz Aldrin Blues.

(more…)