Posts Tagged ‘James Morrison’

Varri normal i J.D.Morrison (në 40 vjetorin e vdekjes)

03/07/2011

nga dARIEN lEVANI

dedikuar Arisit

Unë e Geldi vizituam Pere Lachaise para pak ditësh.

Pere Lachaise është një varreze me përmasa çnjerëzore diku në Paris, e famshme sepse mban kockat e shumë prej atyre që në jetë ishin artistë, këngëtare, poetë a piktorë të famshëm. Është aq e madhe saqë edhe vetë varreza ka emra rrugësh. Ndërsa lexoja emrat e rrugëve me kuriozitet bëja këtë arsyetim ; nëse në qytet rrugët kanë emrat e njerëzve të vdekur, i bje që këtu në varreza emrat e rrugëve tu përkojnë ndokujt që është akoma gjalle? Apo jo?

(more…)

Morrison : nje histori jo vetem amerikane

13/05/2009

nga Aris Mamo
Hera e pare qe njoha vdekjen?…Po ecnim permes shkretetires ne agim.Babai ngadaleson shpejtesine e makines.

Nje kamion i mbushur me Indian Navahos,ishte perplasur me nje makine apo dicka tjeter.Une nuk dola nga makina
por shikoja gjithcka nga dritarja e saj.Babai im doli me gjyshin per te pare c’kishte ndodhur….
Gjithcka qe pashe ishe nje boje me ngjyre te kuqe e hedhur mbi trupat e indianeve te shtrire pertoke,por kuptoja
se cpo ndodhte ne te vertete,sepse ndjeja shpirtrat e shqetesuar te personave qe ndodheshin aty.Ne ate moment
kuptova dicka akoma me te rendesishme dhe shume tragjike per ata persona te shtrire pertoke.Kuptova qe ata indiane nuk dinin me shume se mua se cfare po i ndodhte ne ato momente….dhe pata ndjesine qe shpirtrat e  vdekur te indianeve
po vertiteshin rreth meje,dhe ndjeja se depertonin ne shpirtin tim…dhe une isha si nje sfungjer,i gatshem per tu ulur aty e per ti thithur ato….

(more…)

Maj 2009 ne Tirana Calling

02/05/2009
Skena nga In Bruges

Skena nga "In Bruges"

Ja ku jemi, perseri, si ne çdo fillim muaji, ndersa kerkojme te shpjegojme.

S”mund te mos ja dedikojme kete numer punetoreve, atyre qe jetojne akoma ne situate te njejta me 100 vjet, ata heronjte e perditshme te cilet nuk i shikojme tek shitemi te Blloku. Per kete arsye dje vume nje poezi madheshtore te Bertolt Brecht.

(more…)