Posts Tagged ‘gazeta’

Xhorxh Klunei apo George Clooney?

21/04/2012

nga Denor MARKU

Ndodh çdo ditë të lexojmë nëpër titujt kryesorë të gazetave shqiptare apo faqeve të ndryshme informative online, emra personazhesh të huaj krejtësisht të shqipëruar. Mund të lexojmë Stiv Xhobs, Xhorxh Klunei, Sharliz Teron apo Anxhelina Xholi. Nuk dihet nëse kjo është një rregull e drejtshkrimit, apo janë gazetarët tonë që bëjnë sipas qejfit të tyre. (more…)

Shkoni drejt e në ferr çuna…

10/04/2010

The only band that matters

botuar te Gazeta

Nëse ka ekzistuar ndonjëherë ideja dhe ideali i botës së përmirësueshme me akorde muzikorë, e gjithë kjo ide në vitet 70 ka vdekur bashke me Hendrix, Joplin, Brian Jones, me festivalin e Woodstock a me Kennedy. Ndërkohë  lufta në Vietnam vazhdon e në vitet e ardhshme të gjithë ata që besonin se mund ta ndalnin do bëjnë mea culpa para tv-së në emisionet e të shtunës në darkë ( përveç Dylan & Cash ).  Beatles janë ndarë, R.Stones firmosin kontrata me shumë zero, shtëpitë diskografike ndërhyjnë gjithmonë e më shumë në albume ndërsa në Amerike qeveris një ndër presidentët më të këqin që mbahet mend ndonjëherë. Ëndrra e muzikës rock në fakt që në fillimet e viteve 70 ka vdekur, është një farë i sëmuri Bosfori, adoleshentet kthehen në shtëpi e lulet vyshken, muzika lë politikën për tu bërë përsëri thjesht muzikë. Të vetmit që vazhdojnë në rrugën e  tyre janë njerëz si Joan Baez e Pete Seeger. E megjithatë, i gjithë ky dështim nuk është formalizuar akoma.

(more…)