Posts Tagged ‘Echo & The Bunnymen’

Muzikë n’kub – 13 – Post Punk

04/06/2011

Vodpod videos no longer available.

Në 2 javët parardhëse ju kemi prezantuar me disa grupe të cilët kanë kontribuar në estetikën punk e cila shumë shpejt (në fundin e viteve 70′ ) u degëzua në drejtime të ndryshme për të na sjellë punk-un new wave i cili është më i gëzueshëm dhe komercial, art punk-un i cili eshte më i përpunuar dhe i intelektualizuar, si dhe nje grup tjetër muzikantësh veçoria e të cilëve është vazhdimi i ekperimentimit të metejshëm me idenë fillestare të punk-ut. (more…)

Forever 27 club

05/03/2010

nga Nina Cara

A e imagjinoni dot Jim Morrison gjithë rrudha nga pesha e kohës, të cilit vitet e eksperienca i kanë dhënë tagrin e të qenit një peshë e rëndë, teksa i ftuar Larry King Live flet për luftën në Irak, të ardhmen e Amerikës nën presidencën e Obama-s dhe fajëson Soros-in si një nga shkaktarët e krizës ekonomike që rrënoi të varfrit e pasuroi të pasurit? Apo Janis Joplin, tashmë me një fytyrë e mermertë prej alieneje pas 120 operacioneve plastike që ulet në divanin e Oprah për të promovuar linjën e produkteve organike dhe jetës së shëndetshme? Apo Jimmy Hendrix si një plak grindavec që grindet me rojet e hoteleve luksoze sepse s’e lejojnë të marrë brenda faqoren e uiskit? A do vazhdonin të ishin miqtë tanë, moshatarët tanë, të rinjtë e përjetshëm nëse sot do ishin mes nesh? A do ishte përjetësuar legjenda e këtyre ikonave nëse ato s’do ishin bërë pjesë e grupit “Forever 27 Club”?

(more…)