Posts Tagged ‘Beirut’

Muzikë n’kub – ep 10 – New Weird America

16/05/2011

Vodpod videos no longer available.

Lista e kësaj jave rreket të na sjelle veçse një pjesë nga fondi mjaft pjellor i  New Weird America (quajtur kështu në mënyrë simbolike) , i cili përfaqëson një ndër drejtimet ripërtëritëse që ka marrë folk-u amerikan, sidomos gjatë viteve 00′ e në vazhdim.

Dëgjim të këndshëm!

Në kopertinë: “Psychedelic train trip” © Eni Turkeshi Photography 

Mbi muzikën – përsëri, (mbi mitizime, keqkuptime, gabime, (shkruajtur pa lidhje logjike))

08/03/2010

L.Z

Mbi muzikën  – përsëri (1)
It’s only rock’n’roll but I like it.
________________________________________
Si reagim kunder kësaj

Patëm folur pak për mediokritetin që na ka pushtuar këto…le të themi këto 120 vitet e fundit edhe, më në veçanti për habinë ( time ) mbi faktin që nuk po na dëgjojnë veshët akoma një album a një skenë të denjë për këtë emër. Jo në kuptimin e muzikë, e as për tekste, një album superior s’është e thënë të jetë perfekt. Një album perfekt është ai që hap një rruge të re në muzikë e arrin të krijoje një rryme që ndiqet. Shembujt që sillen zakonisht janë ata më banalet, Velvet Undergroung&Nico, Highway 61, Nevermind, Storia di un impiegato, Starsailor apo një album i rastësishëm i Beatles, London Calling, Mc 5, Never mind the bollocks… S’po flasim për albume të mire, këtu, secili nga këta albume ndoshta është i tille, por jo perfekt ashtu si është bje fjala Grace, Born to run apo Songs of Leonard Cohen. Fuqia e këtyre albumeve është fakti që kanë krijuar rryme. Kushdo që i ka dëgjuar ka krijuar një band.
(more…)