Posts Tagged ‘ashiqp’

Mëndimtari

27/12/2010
 
nga Boris Vian
rktheu në shqip  Urim Nerguti

 

I

Ditën e njëmbëdhjetë pranverave, djali i vogël Urodonal Carrier pa befas ekzistencën e Zotit: në fakt, Hyjnia i zbuloi papritur gjendjen e tij prej mendimtari dhe po të kemi parasysh se deri në atë pikë, ai ishte shquar si idiot në gjithçka, e kemi të vështirë të besojmë se Perëndia nuk kishte gisht në këtë shndërrim kaq të papritur.

Banorët e La-Houspignole-sur-Côtés do të më kundërshtojnë padyshim, me atë keqbesimin që e kanë veti të tyren, duke më folur për atë rënien me kokë të vogëlushit Urodonal, një natë më parë, dhe për nëntë nallanet e dhëna falas, në mëngjesin e ditëlindjes, nga xhaxhai i vet i mirë, i kapur në befasi duke vështruar nga mjaft afër nëse shërbëtorja i kishte ndërruar çarçafët për çdo tre javë siç ia kërkonte i ati. Por kjo qytezë është plot me ateistë, të qetësuar në mëkatin e tyre nga ligjërimet fajtore të një mësuesi të shkollës së vjetër, dhe prifti dehet tapë për çdo të shtunë, gjë kjo që i jep më pak peshë fjalës së tij të shenjtë. Megjithatë, nëse nuk jemi mësuar me këtë, nuk bëhemi dot mendimtar pa qenë të tunduar për t’ia mveshur përgjegjësinë një Forcë Eprore, dhe më e mira në këtë rast ishte që të falenderohej Zoti. (more…)

Advertisements