Posts Tagged ‘artikull’

Perimetri kulturor i rrethit vicioz

24/08/2011

nga Agron TUFA

shfaqur te gazeta Start, senjaluar nga Xhibi
Qeveria e së djathtës në pushtet dhe veçanërisht PD-ja nuk kanë bërë deri më tash ndonjë përpjekje të dukshme, që të tregonte qartazi vullnetin për t’u integruar në strukturat kulturore europiane. Ajo mungesë vizioni për të cilën qe kritikuar pushteti i mëparshëm socialist (mungesa e platformave, masterplaneve, mungesa e prezencës së kulturës shqiptare në aktivitetet më të rëndësishme europiane, buxheti i vogël, qasja e mirëmenduar për të shpëtuar aspekte të rrezikuara të kulturës etj), duket se është bërë pengesa e vetme për vendosjen e një rezonance me strukturat kulturore në rajon dhe BE. (more…)

Advertisements

Populli s’duhet shikuar fare

19/01/2011

Nga  Urim Nerguti, përkthyes

Ky artikull ishte menduar të botohej në po atë gazetë ku është shfaqur artikulli i Klosit, por s’ka qenë e mundur.


Në një artikull të botuar në gazetën Shekulli të datës 6 janar 2011, përkthyesi Ardian Klosi ndërmerr të hulumtojë disi në të fshehtat e përkthimit dhe letërsisë. Është gjithmonë e këndshme të lexosh shkrime të tilla ku çështja më e rrahur është ajo e letërsisë dhe e marrëdhënies së saj me lexuesin. Në një vend ku botimi, qarkullimi, shitja dhe leximi i librave janë pothuaj kryeqytetas, është një befasi e këndshme që një lexues provincial të lexojë atje në skutën e vet se çfarë ngjet në kryeqytetin e letrave. (more…)

A jemi kund gjallë?

09/08/2010
 
 
nga Gjergj Fishta, botuar më 1918 
 
 
 
I përmenduni filozof i Greqis s’vjetër Aristoteli e la të shkruese, se jeta asht në punë, si me thanë, se për me njoftë a ka a s’ka jetë ndoj send, duhet me vrojto pale a punon a s’punon aj gjësend; pse jetë pa punë s’ka. Për në kjoftë, pra, se kjo fjalë nuk asht rrenë, sikurse edhe rrenë nuk asht, duhet me thanë se komi shqyptar nuk ka ma jetë; ase, mos shqyptarët s’lozin kund për s’gjallit, e për kom të vet s’e qesin një gur n’uj, por rrijn duj u përhapë e tuj njehë mizat nëpër tryeza të mejhaneve e të hijeve të hoteleve, a thue se po janë tuj pritë barkët me grun e tallamoq. (more…)

Shënime për një anti artikull

22/03/2010

Television Children Dead

1 – Çfarë ka ndodhur?
[ Big Brother, Klodi–> protestë Lezha -> reagimet e “intelektualëve” ( përdor fjalën intelektual derisa të gjesh një më të mirë ) shqiptarë –> ku kanë gabuar (gati) të gjithë këta
1-a) te masakrimi i kotë i lezhjanëve

(more…)