Branko Merxhani

16/08/2013 by

“Rroj me ëndërën e një vendi, njerëzit e të cilit janë më parë të tij dhe pastaj të vetes së tyre. Gjysma e ditës është e tyre dhe gjysma tjetër është e shoqërise. Njeri s’mendon të vjedhë këtë gjysmë të drejtë. Njeri s’mendon që e lau borxhin e tij kundrejt shoqërisë vetëm se ia pagoi taksat taksidarit. Qytetari këtu jep më shumë dhe kërkon më shumë. Punon arën, mban dyqanin hapët, mundohet në zyrë dhe kështu nxjerr bukën. Stomaku i tij s’është kurrë i sbrazët. Po prapë s’thotë se u-ngos. Ndjen uri në shpirtin e tij. Për këtë çdo ditë fal disa orë edhe për një punë shoqërore, punon bashkë me të tjerët për të tjerë..”

“ Rroj me ëndërën e një vendi, në të cilin tërë djalëria togje-togje po vepron përmbrenda kuadrit të një pllani shoqëror dhe edukatif. Njëri nga këto djem nuk breth andej-këndej pa punë si njonë që s’di ç’të bëjë. Në mes tyre s’ka asnjë njeri të hequr më nj’anë si të lënë në mëshirën e fatit. Cdo pjestar i brezit të ri, n’orët e lira të shkollës ose të punës, rron mbrenda në rrethin e një instituti kultural. Këtu e gjen ushqimin për mendjen e tij. Këtu kënaq etjen e shpirtit të tij. Horizonti i intelektit të tij dita-ditës zgjerohet më tepër. Këtu djalëria s’ushqehet me instinktet negative të shoqërisë së njerëzvet të shpërndarë. Të gjithë janë bashkuar, si djemt e një familjeje, rreth e rrotull disa parimeve të caktuara. Qëllimet e tyre janë të caktuara, nevojat e tyre janë të bashkëta. Nishjani i tyre është një. Dhe besojnë se njëri s’mund të shpëtojë pa tjetrin, pa shokun që ka në krah, pa gjith të tjerët. Brënda në të gjithë është dhe nderi. Një fill i vetëm është asnjë. S’është asgjë. Eshtë zero. Një hiç. Një gërmadhë. Rrojnë të gjithë të bashkuar, si vëllezër, të zënë nga dora fort. Rrojnë me ideale dhe për ideale.”

Advertisements

Në pritje të “Tom à la ferme” nga Xavier Dolan

15/08/2013 by

tom-at-the-farm-poster

Nga: Lediona Kasapi

Pas tre dramave “Je tue ma mere”, “Les amours imaginaires” dhe “Laurence Anyways”, Xavier Dolan do të prezantohet në Festivalin e 70-të të Venecias me një thriller psikologjik. Pas tre premierave në Kanë, filmi i tij i ardhshëm do të debutojë në Venecia. Tashmë filmi është renditur zyrtarisht mes filmave brenda konkurimit për 2013. Read the rest of this entry »

Dritarja e bardhë

31/07/2013 by

http://imageryoflight.files.wordpress.com/2012/01/white-window.jpg

© Sheila Creighton 2012

Nga: Dorina Bebja

“Alo?”

“Alo, përshëndetje! Me zonjën Era flas?”

“Po. Kush jeni ju?“ Read the rest of this entry »

Një tribut për Pier Paolo Pasolinin

30/07/2013 by

Image

Nga: Lediona Kasapi

Abel Ferrara e bën si burrat. E ka përmendur shumë herë se Pier Paolo Pasolini ka qenë një nga figurat më frymëzuese për punët e tij, kështu që vendos t’i dedikojë një film. Read the rest of this entry »

Bluzi i fundit, për t’u lexuar ndonjë ditë

22/07/2013 by

(nga Cesare Pavese,“Verrà la morte e avrà i tuoi occhi”, 1950, përkthim i lirë nga Alfred Bushi )

Ishte vetëm një histori
jam i sigurt se e dije këtë
(Por) dikush u lëndua
shumë kohë më parë
Është gjithmonë e njëjta gjë
koha ka kaluar
një ditë vjen
një ditë do të largohesh
Dikush ka vdekur
shumë kohë më parë
dikush që ka guxuar
por nuk njihte (rregullat)

Flamuri

21/06/2013 by
Faik-konica
Nga: Faik Konica

Skenderbeu kur jetonte
Shqipëria lulëzonte.

Ishe e fortë, ish e zonjë
Kish në flamur një shqiponjë

Një shiponjë me dy krerë
Ai lirisht hapej në erë. Read the rest of this entry »

fanar ndriçues

30/05/2013 by

shkoder

Ndjesi urbane

29/05/2013 by

Robert Doisneau

nga Mariola Kapidani

Flokët e saj u përhapën në ajër teksa ajo lëvizi kokën për të gjetur një pozicion nga ku mund të merrte frymë lirisht. Ai pothuajse i ndjeu mbi fytyrë flokët e saj të njomë, dhe një drithërimë e përshkoi. Ishte përkëdhelia e tyre e pa menduar, ose ndoshta ajri i freskët që i përshkoi lëkurën. Qëndronte fare pranë asaj, gati i ndjente frymëmarrjen e shqetësuar. Read the rest of this entry »

Fanfara Tirana takon Transglobal Underground dhe rregjistrojnë një kryevepër: Kabatronics

15/05/2013 by

kopertina

nga Darien LEVANI

Fanfara Tirana janë ansambli i vjetër i ushtrisë, Transglobal Underground janë një hibrid post elektronik, rap e reggea me bazë në Londër, e përmbledhin të gjithë ato ndikimet që perandoria britanike ka mbjellë nëpër botë. Kur takohen lind Kabatronics, album hedhur në treg në shkurt të këtij viti. Për hir të së vërtetës duhet thënë edhe që është një album që,  të paktën në atdhe,  ka kaluar shumë në heshtje, ndoshta sepse të gjithë po duartrokisnin Elina Dunin! Read the rest of this entry »

Duke parë një vajzë 100 % të përkryer në një mëngjes të bukur Prilli.

10/05/2013 by

Haruki Murakami

nga Haruki Murakami, përkthim i lirë nga Alfred Bushi

 

 

Në një mëngjes të bukur prilli, në një rrugë anësore të lagjes Harajuku,  kalova pranë një vajze  100 % të përkryer.

Nuk ishte ndonjë bukuri e madhe. Dhe as tmerrësisht elegante. Flokët mbrapa kokës i kishin marrë një formë të shëmtuar duke fjetur dhe, duhet të ishte afër të tridhtjetave. E megjithatë që kur ishte pesëdhjetë metra larg e kisha kuptuar që ishte vajza e përkryer për mua. Që në çastin që e pashë zemra nisi të më rrihte si e çmëndur dhe nga brënda goja mu bë si rëra e shkretëtirës. Read the rest of this entry »

Masa të kota – KUNDER DASHURISE

08/05/2013 by

Nga: Dino Buxati

Përktheu nga italishtja: Renato Kalemi

Tani që ai u largua dhe nuk do të bëhet i gjallë më, u zhduk, u fshi tutje nga fusha e jetës saktësisht si të kish vdekur, asaj, Irenës, nuk i mbetet veçse të armatoset me gjithë guximin që një grua mund t’i kërkojë Zotit dhe të shkulë të gjitha rrënjët me të cilat ajo dashuri e pafat i ishte ngjitur pas rropullive të saj. Gjithmonë ka qenë një vajzë e fortë, Irena, e kësaj here s’do të jetë më pak e tillë. Read the rest of this entry »

On Occasion, I Write Pretty Well

07/05/2013 by

Read the rest of this entry »

Këngë për Qemal Stafën

05/05/2013 by

http://https://www.youtube.com/watch?v=zU577o-a2_4

Brenda në Tiranë
afër një spitali
ç’u vra Qemal Stafa
një trim nga të malit.

Ce ndoqën nga mbrapa
spiunët e djallit
luftoi me patllakë
gjersa i doli xhani. Read the rest of this entry »

Mall

04/05/2013 by

André Kertész

 

poezi nga Kozi Nasi

Po unë ç’t’u desha vallë?

Kësisoj, e çmëndur, e harlisur, ije-këputur

që ma do gjuhën njësoj,

kur të shaj e të ledhatoj?

Lëkure më ke fshehur e s’do të më lëshosh

edhe pse fort mirë e di

sa ishim të dy, më, s’do jemi dot… Read the rest of this entry »

In March, A Scrawny Cry

18/04/2013 by

 

 

At the earliest ending of winter,
In March, a scrawny cry from outside
Seemed like a sound in his mind.

Wallace Stevens

 

nga Lulian KODRA

1.

There is no way of telling this particular episode that our little secluded town went through other than to directly address the reader, with the hope that I will be forgiven for the lack of art that goes hand in hand with such a direct manner of address. I have my reasons for this approach, for pushing you to first enter this story as a participating character and leading you along a roundabout way rather then simply telling it, and these reasons will soon be made clear to you too, most important among which is the bizarre nature of this episode that revolved around the women of our town and their mysterious behavior for about a month. I do not promise that your curiosity shall be satisfied, since most of it is probably going to be as inexplicable to you as it is to me and to everyone in our town, but I believe your patience will be worth these few pages. Read the rest of this entry »

Shqipërisë

15/04/2013 by

poezi nga Pablo Nerudashqipëroi Moikom Zeqo

S’kam qenë asnjëherë në Shqipëri,

në tokën e ashpër, plot dashuri,

peisazheve bjeshkatare me barinj trima.

S’kam qenë, po ja

që  sot kam shpresë

të vij Read the rest of this entry »

Kobra

10/04/2013 by

Robert Bisha – Theme from “Udha e shkronjave”

07/04/2013 by

Ata që libra ju thonë të lexoni…

02/04/2013 by

pikture

 

nga Tea MERSULI

Ata që sa më shumë libra ju thonë t’lexoni

ata, ata s’dinë ç’është libri.

Ata lexojnë, lexojnë siç hanë

e hanë si derra. Read the rest of this entry »

Tridhjetë e dy vjeç, udhëtar i së dielës.

01/04/2013 by

Tregim i vitit 1983, nga Haruki Murakami. Perkthim i lire nga Alfred Bushi.

Jam tridhjetë e dy vjeç dhe ajo është  tetëmbëdhjetë …

Tek e mendoj ndjej neveri.

Jam akoma tridhjetë e dy vjeç dhe ajo tashmë është  tetëmbedhjetë … ja, kjo tingëllon bukur.

Jemi vetëm shokë, asgjë më shumë, asgjë më pak.

Unë kam një grua, ajo ka gjashtë djem. Me ta del gjatë  javës dhe me mua del një të Diel në muaj. Të dielave të tjera shikon televizor në shtëpi. Read the rest of this entry »