Author Archive

Brisku i Berberit

01/03/2013

nga Flurans Ilia

..duke zhytur furçën e rrojës thellë e më thellë, ai filloi të përgatisë shkumën. Shkumën aromëmirë të rrojës. Shkumën që rrafshon gjer në rrëzë të mishit, qimet që harbohen cipës së fytyrave tona. Shkumën që i paraprin briskut që, shpërfaq hapësirën e të sipërfaqshmes. Briskut të berberit. Briskut që i paraprin pamjes së qashtër të mishit, në fytyrën tonë ; (more…)

23/01/2013

old violin- web

poezi nga “Ungjilli Modern”, Dritan Mesuli

Si një mace që më përdhos shpirtin,

Më shtyn

Të jesh armiku im! (more…)

Pamja integrale e shegës

19/01/2013

Marco-Amore__Natura-Morta-con-Melograno_g

 

(Letërsia kundra Letërsisë)

nga Flurans Ilia

Në mundsha, një ditë, t’i kthej shpinën Letërsisë, kokulur të vazhdoj rrugën tim si qindra të tjerë që vene vijnë e shuhen në këtë det, do t’i rikthehesha si një “lamtumirë”, e fundit, çështjes nëse Letërsia veçanërisht, dhe Arti më gjerësisht, ka ndonjë farë vlere apo jo në Jetë dhe Përditshmëri. Dhe ka për të qenë as më pakë, e as më shumë, si një “lamtumirë armë” e trishtë, …
***
Ka një gabim që duhet korrigjuar kur flasim mbi artin, njëfarësoj, sikur mos të kishte asnjë lidhje jetësore me çdo gjë tjetër që përbën jetën “reale”. Sepse shumica prej nesh jetojnë për të përligjur ekzistencën me krejt tjetër gjë, dhe e ëndërrojnë jetën si një gjë krejt të ndryshme nga ajo që bëjnë ekzistencialisht për të jetuar. Dhe në këtë atdheun tonë të vogël prej letre, letrat pa adresë, ja vështirësojnë punën letërprurësit të lodhur përmes rrugicave pa fund që, përngjajnë deri diku, me labirintin e Borgesit. (more…)

Kisha e të çmëndurit (vazhdim)

04/02/2012

nga I Humburi Në Kohë


Mirëse u gjej të dashtunat e mia. Jam i dehun sonte më shumë se netët e tjera, prandaj dua veç të flas, të flas deri sa gjuha të bahet hi. Ju më pëlqeni, se s’doni t’ia dini në prekin apo jo ato fjalë, në lëndojnë ndonjë shtresë, në janë të gjetura, në i kuptoni apo jo. Për ju s’ka rëndësi. Mjaft të argëtoheni e të pini; ja pra pse më pëlqen të vi këtu, pranë jush, me dëshirë, si i dehun, tu argëtoj ju, krijesa fatlume të çastit fatkeq. Unë ndihem, kur jam mes jush, pranë zjarrit, mes talljeve tuaja të zhveshura nga keqkuptimet, keqinterpretimet dhe klishetë tabu të shtirjes. Ju jeni shumë hokatare; dhe seksi s’më kënaq aq sa mirëpritja juaj. Ju betohem. Për dehjen e bekuar ju betohem nëse s’më besoni.

(more…)

Do vajtoj perjete,per ty,vetem,ne parajse III

03/09/2011

nga Dritan Mesuli

 

E gdhena edhe ma kryqin,
zgjodha shpatin edhe ma te eger,
i shtova nisjes edhe te enjten,
qe ta kuptosh ma qarte perkushtueshmenine n’ty. (more…)

Autoportret

20/08/2011

nga Ndoc Gjetja

 

Vendbanimi:
Në Lezhë me trup dhe mendjen emigrante në yje.

Profesioni:
Thurës ëndërrash dhe mbrojtës besnik i tyre.

Gjendja civile:
Mbetje teknologjike e administratës shtetërore
se nuk diti t’u japë përkuljet e duhura eprorëve. (more…)

Varrmihësi

15/07/2011

nga Arlinda Guma

Dita i kishte nisur mbarë. Përveç faktit që nuk ishte aspak ftohtë, atij që në mëngjes, i kishin thënë se duhej të hapte tre gropa. Të tre gropat duhej të përfundoheshin brenda orës dymbëdhjetë.
Ai punonte varrmihës në varrezën e qytetit. Nuk paguhej me rrogë fikse, por vetëm atherë kur kishte punë.
Ndonjëherë i qëllonte të rrinte kot me ditë të tëra, e ndonjëherë të rraskapitej aq shumë, se puna i vinte njëherësh…
Në pranverë, një muaj (majin), nuk kishte marrë rrogë fare. Njerëzit nuk vdisnin në pranverë. Stinë tepër e bukur për të vdekur.
Pranverave ai e harxhonte kohën duke u ngrohur në diell, apo duke iu gëzuar sytheve te një peme bajameje, që s’dihej se si ishte vetëmbjellë në anë të varrezave. (more…)

Nana- Zoja e bekueme

26/12/2010

nga Dritan Mesuli

 

Ti je
të tana përkedheljet,
të dukshmet e të padukshmet!
 
Ti je
të tana vështrimet,
të pame e të papame! (more…)

Sfidat e fituara të Teodor Kekos

05/10/2010

nga Bardhyl Londo 

Në kujtim të shkrimtarit, në vjetorin e vdekjes.

Dori ishte nga ata njerëz që i ndjente thellë gozhdët e ngulura mbi kyçet dhe muskujt e tij. Megjithatë ai ishte shumë i bukur dhe unik në kryqëzimin e tij, mbi kryqin e përgjakur. Sfida e tij kishte me të vërtetë diçka të jashtëzakonshme (more…)

Trokitje

01/10/2010

nga Zija Cela

 

 

Isha njëzet vjeç dhe pyeta: “Kur do ta njoh?”

Në njëzetë e pesë thashë: “Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë”.

U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë.

Po mbushja dyzetë kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: Njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri. (more…)

Ti imja dëshirë

30/09/2010

poezi nga Alma Papamihali

Oh ti, ti imja dëshirë,
anije përmbytur në det humnere
pa lëshuar ende rrënjë nën tokë…
Udhën e sipërfaqes munde të prekësh
dhe të uriturës hënë t´i ngjitesh,
duke u mbajtur të miave flokë…
(more…)

Bashkëfajtori

06/08/2010

 

poezi nga Jorge Luis Borges

 

Më kryqëzojnë dhe dua të jem kryqi dhe gozhdët.
Më zgjatin kupën dhe dua të jem helmi.
Më mashtrojnë dhe dua të jem gënjeshtra.
Më djegin dhe dua të jem ferri.
Dua t’i bëj homazh e të falenderoj cdo grimcë kohe.
Shujta ime është çdo gjë.
Pesha e saktë e universit, poshtërimi, gëzimi.
Dua të përligj atë që plagë më jep.
Pak rëndësi kanë lumturia a fatkeqësia ime.
Unë jam poet.

Beautiful Losers

18/06/2010

Dy jetë paralele. Një burrë i obsesionuar nga vdekja e gruas së tij Edith,e cila ka vrarë veten,dhe nga raporti i tij intelektual dhe seksual me F.,një personazh i çuditshëm,që do zbulohet më vonë të jetë dhe ish-dashnori i gruas,i cili e drejton drejt zbulimit të së vërtetës. (more…)

Reflekset

27/04/2010

fragment nga novela Reflekset, Teodor Keko

 

” Eshtë një natë janari. Unë sonte të pashë në ëndërr pas kaq kohësh. M’u fute në shtrat, më puthe, më mbajte në duar, si atëherë, atë fillim shtatori në plazh. Unë të dua! Gëzohem që për ty njerëzit kanë një opinion të mirë, pikëllohem që ti nuk je fejuar ende. (more…)

ECCE HOMO – Si bëhet njeriu ai që është

23/04/2010

 

nga  Friedrich Nietzsche

Parathënie

1.

Duke parashikuar se do të më duhet që, brenda një kohe të shkurtër, t’i paraqes njerëzimit me kërkesën e tij gjërat më të vështira që janë kërkuar ndonjëherë, më duket e domosdoshme të them se kush jam unë. Në fund të fundit, kjo duhet të dihet sepse unë nuk e kam lënë veten “pa dëshmi”. (more…)

Më di a nuk më di

08/04/2010

nga Mitrush Kuteli

Më di a nuk më di se qaj,
më di a nuk më di se vuaj
në orët e thella të natës,
kur ngrihem i çmëndur të shkruaj
me gjakun e zemrës të shkruaj.

Më di a nuk më di se agimet
më gjejnë pa gjumë në shtrat,
me shpirt të shkretuar nga dhembja,
e dhimbshëm i pres perëndimet,
me ankth i pres perëndimet.

Më di a nuk më di se sot
u drodha kur pashë pranverën, (vjeshtën)
që zbriste me flladet e prillit (tetorit),
e ëmbël siç ishte qëmot,
e hidhur siç ishte qëmot.

Më di a nuk më di se vuaj
në orët e thella të natës,
ku ndjehem nga jeta i huaj,
nga vëndi i lemjes i huaj.

Më di a nuk më di….

Ndjenjë e pathënë

03/03/2010

nga Teodor Keko

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim. (more…)

top 5 love songs

14/02/2010

E dini ju kujt i janë dedikuar më shumë këngë në historinë e muzikës? Pikërisht asaj,dashurisë!

Dashuri e bukur, e hidhur, e gëzuar, dashuri e jetuar, e sinqertë, tradhëtare, erotike, e dhunshme, e mërzitshme, platonike, dashuri e ëndërruar, dashuri e harruar!

All you need is love këndonin Beatles dhe Tirana Calling në ditën dedikuar kësaj ndienje ju sjell një përmbledhje të vogël këngësh zgjedhur në detin e muzikës të huaj dhe asaj shqiptare.
nga Esmeralda

1) You’re my first,my last,my everything – Barry White

2) Love to love you baby – Donna Summer

3) Fly me to the moon – Frank Sinatra

4) Whole lotta love – Led Zeppelin

5) It must have been love – Roxette

1) Fati yne shprese e marrezi – Aurela Gace

2) Te dua ty – Soni Malaj

3) Ike larg – Eneida Tarifa

4) Me sy mbyllur – Flori Mumajesi

5) Shiu i veres – Naim Krasniqi

(more…)

poezi

12/02/2010

 

 

nga Genc Leka

…Çdo vjeshtë vinte një varg me ciganë..

dhe këndonte plot mall e trishtim:

” Se si janë, ca gra, se si janë…

… Ah, të vrasin me fjalë, moj dade

dhe të ngjallin veç me një vështrim!. . .” (more…)

Malli i atdheut

09/02/2010

nga Faik Konica

Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harosh Shqipërinë, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja. Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ç`të mungon, s`di se ç`të duhet. (more…)