5 albume të çuditshme për çuna si puna jonë.

by

Old-Music-Disk-485x728

Shpesh kam qejf ta etiketoj veten si njeri që dëgjon muzikë të vjetër dhe po të hedhësh një sy tek albumet që kam në playlistat që degjoj më shpesh do shofësh që nuk e kam gabim. Megjithatë nuk mendoj se muzika është si vera, ajo nuk behet e më e mirë kur vjetërohet, nuk fermentohet dhe as nuk i rritet vlera.

Bref, po shkruaj sot për të të treguar për 5 albume të çuditshme që kam nëpër playlista, them të çuditshme se, dreqi ta hajë, kur i luan këngët random dhe, kur kalon nga Buddy Guy te Jay-Z është e çuditshme !

5)  Jay-Z – Blueprint (2001)
Hip-hop muzikal, bazat e këngëve janë melodike dhe shumë interesante. S’është albumi tipik hip-hop me tekste bidon, janë bidonë melodikë. Ajo që më tërheq kryesisht te ky album është energjia dhe çiltërsia e fillim-karrierës të Jay-Z. Gjithashtu ka disa këngë që janë ngjitëse : Renegade dhe Ain’t no love in the heart of the city (po po, ajo!).

4) Depeche Mode – Best Of
Këtu, Eroldi fliste për Personal Jesus (pavarsisht se ishte versioni Cash). Kënga është pasaporta e kesaj përmbledhje të punëve më të mira të Depeche Mode, një best of i vërtetë i një karriere disadhjetravjeçare.
Në të vërtetë arsyeja kryesore pse unë e shkarkova këtë album është se muzika e DM më kujton kolonat zanore të lojërave kompjuterike të viteve 2000, kryesisht njërën që kisha veçanërisht përzemër : Wipeout.

3) Manu Chao – La Radiolina
Cilësuar si një nga albumet më të mirë i autorit. Shumë i plotë përsa i përket tematikave (politike, sportive, sociale, personale) dhe gjuhëve (këngë në anglisht, frengjisht, spanjisht, italisht).
Tjetër arsye për të dëgjuar La Radiolina është aftësia e Manu Chao për të ricikluar harmonitë e këngëve duke përforcuar gjurmën e tij muzikore personale. Chao duket përtac por në fakt për mua është një i zë-çjerrë e i palodhur i muzikës, fiks siç i kam qejf unë.

2) Daft Punk – Random Access Memories
Asnjëherë nuk kam qënë çun klubesh nate dhe nuk do ndryshoj sot, por ky album me vendosi me shpatulla pas murit. Gjithmonë kam pasur një cep syri për Daft Punk dhe zakonisht për muzikën elitare elektronike por ky album më la me gojë hapur.
Me shaka (po jo dhe aq) mendoj që çdo këngë është e mirë, perfekte në stilin e saj, babaxhane në rastin e Giorgio by Moroder, emocionale në rastin e Touch, rinore si Get Lucky apo nostalgjike si Instant Crush.
Përfundimisht Random Access Memories e konsideroj si një Bordeaux në kantinën e albumeve electro.

1) Gotan Project – La Revancha Del Tango
Për këtë album kam llafosur njëherë këtu, asgjë nuk heq nga ç’kam thënë. Por mbas x vitesh dhe y albumesh të firmosura Gotan Project vazhdoj të preferoj veçanërisht La revancha del tango.
Gotan/Tango vazhdon të jetë (bashkë me Roma/amoR) anagrama ime e preferuar.

Kështu kalohet nga Buddy Guy te Jay-z, duke të rënë rruga nga Epoca, Giorgio by Moroder, Me llaman calle, Personal Jesus. Kështu The thrill will never be gone!

P.S. Po, e di, u bë shumë kohë, po, do shkruaj prap shum’ shpejt!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: