Arti si tepri.

by

Interviste me  Toni Negrin e vitit 1988

Përktheu: Alfred Bushi

Gian Marco Montesano: A ekziston ende sot mundësia për ta përcaktuar artin në ndonjë menyrë objektive? Dallim, funksion, tepri, me pak fjalë, çfarë është arti?

Toni Negri: Kam menduar gjithmonë se arti është prodhim, prodhim qenieje. Kur riorganizon lëndët përreth një pritjeje, pritje e diçkaje të hapur, arti shfaqet si ndodhi e papritur dhe e re. Në këtë kuptim, arti nuk është një dallim ( differenza), por tepri.

GMM:  “Sistemi i artit” në ditët e sotme duket se pasqyron  më tepër tregun sesa normat etike.

T.N : Nëse  arti nuk është dallim por tepri, nuk ka të bëjë aspak me tregun. Fenomeni artistik kalon përmes tregut ashtu siç kalon përmes shoqërise dhe nuk behet fjale për faktin se  tregu është I parëndësishem nëse është një forme e të shprehurit të marrdhenieve njerëzore: në fakt, nëse është e vërtet që risia nuk mund të reduktohet në të tëren, është po aq e vërtet që e tëra duhet të përballet me këtë risi. Brënda kësaj situate vepron një paradoks kreativ. Arti është një raport: shoqëria ndryshon dhe e vërteta qëndron gjithnjë e njejtë: kjo  pandryshueshmëri I jep mundesinë një fakti artistik që të marrë cilesimin e diçkaje të re. Ne e ndjejme të bukuren si të vertet dhe të re, e në të njejtën kohe e ndjejme si universale. Por është kjo vecanti e ripërseritur e universales që na habit. Postmodernja, si gjendje e përgjithshme dhe jo si stil artistik, duhet të rivlerësohet si nje shfuqizim drejtë grades zero në qarkullimin e kuptimeve shoqërore, që shpie drejtë dhimbjes me të madhe, drejtë parëndësishmërise më të madhe të ekzistences. Është në këtë pikë që problemi i të vertetës dhe  I të bukurës artistike  vihet si mundesi  thyerje (çarjeje), si moment shkrirjeje mes dhimbjes dhe fuqisë së qenies.

GMM: Gjendja e post- modernitetit , gati dramatike , e cila del në pah nga mendimi juaj është larg nga imazhi i postmodernes i shfaqur nga sistemi I artit , ku përvoja individuale është e çdramatizuar dhe përvoja  e veçantisë mbetet e  shurdhër ndaj perceptimit të dhimbjes .

TN : Përkthyer në termat e traditës marksiste , Postmodernizmi është epoka e përfshirjes reale : shoqëria është bërë faktor i prodhimit kapitalist , kështuqë të gjitha elementet janë të ndërkëmbyeshëm për sa u përket funksioneve  të vlerësimit . Pikërisht  kjo ndërkëmbyeshmëri duket se ” çdramatizon ” eksperiencen e veçantisë . Postmoderne për mua  do të thotë dhe një lloj Romanticizmi i shekullit XX për sa I përket shterrjes se vlerave të një shoqërie kapitaliste progresiste. Kjo, megjithatë , në terma ekonomikë ( përfshirje reale ) dhe socio – kulturore (shterrje e fuqise së të shprehurit në të dy kulturat e kapitalit , borgjeze dhe socialiste ) , fsheh dimensione të reja që kanë të bëjnë me shoqërinë e komunikimit . Por diçka e tmerrshme duket sikur e fshinë ngjashmërinë midis këtij shekulli dhe Romanticizmit që shprehet në art . Në Romanticizem arti ishte rruga shkurt e se vërtet , ndersa sot rrugët nuk të çojnë drejtë së vërtetës , por drejtë një labirinti të vazhdueshëm . Megjithatë , dhe në këtë mbetem marksist , besoj se ne nuk duhet ta bëjmë krizen një sëmundje kronike : njerëzimi  I ve vetes vetëm probleme që mund të zgjidhe ;  problemi në vetëvete shtë një dimension , një tension . Përse , për shembull , një situatë e nderlikuar ,pra e pasur me mundësi , perceptohet si e pazgjidhshme dhe përcaktushmërija e saj , pra kompleksiteti  , përdoret  kundër prodhimit të se vërtetës ? Nga ky këndvështrim , lindja e nje individualiteti të pasuruar nga marrëdhëniet që zhvillohen përreth tij është tashmë element I nje eticiteti të ri . Por ne mbetemi të erresuar  nga hipokrizia e zakonshme ideologjike që e bën kompleksitetin  një burg . Një gjykim mbi artin e kësaj të tashmeje të shterrur , por edhe  kesaj të tashmeje që krijon , nuk ka kuptim në qoftë se nuk e ndjen nevojën e dyfishtë për të bërë  të ndërgjegjshëm kalimet e krizës dhe në kerkimin e paraprirjes ( ose parandalimit te krizes)  .

GMM:  Në këtë pike lind pyetja e aktualitetit dhe e inaktualitetit të artit .

TN : Pikerisht inaktualiteti , në atë masë që të bën të kalosh nëpër tragjedinë e mosrealizimit, imponon qenien . Ne pyesim veten se çfarë do jetë arti sepse ne pyesim veten se çfarë do të bëhet me botën pasi aftësia jonë për të parashikuar Historinë mbi ritmet e zhvillimit lineare është e pamjaftueshme. Ritmi  lineare I ndërtimit të botës është bllokuar në një situatë të tmerrshme  sepse  na ka cuar afer shkatërrimit të vetë botës  , por e jashtëzakonshme sepse ka çuar drejtë fundit paradigmën e zhvillimit  teknologjik që njihnim që nga fillimi I proçesit të industrializimit , duke na lënë jetimë në këtë

shekull të mallkuar . Shekull aq inaktual sa ka qenë gjysem ripërseritje e shekullit të XIX dhe gjysma tjetër diçka  që nuk e dimë akoma çfarë mund të jetë. Arti , për shembull , e ka shfaqur gjithmonë veten si e kundërta e banalizimit , ndersa në ditët e sotme shfaqet në forme ripërsëritjeje . Megjithatë , caste përballjeje  ekzistojnë ende : ka në fakt prej atyre që nderhyjnë në treg  si police apo priftërinje të disa modeleve të se bukures duke I shnderruar në modele manieristike dhe banale.

Ja  armiku , dhe si rezultat ja lufta.

GMM : Luftë e cila themelon një diskurs të se vërtetës .

TN : Po , një diskurs i hapur ndaj nje tjetri që është ” demokratizimi i artit ” . Të bashkosh një term të diskredituar si demokracia me artin I cili , pavarësisht çdo gjëje , ka një dinjitet , na jep shume qartë idenë e gjendjes njerëzore . Kjo më bën të mendoj mbi ndryshimin e raportit me artin që kishin në burg djemtë, ku Flash Arti arrinte pa asnje problem . Unë u besoj këtyre miteve të vjetra të pararojes (avant-garde) të qarkullimit horizontal të bukurisë  dhe, mes masave që mbart një nisme revolucionare unë do  shikoja rikthimin në kolektivitet të mjedisit (UMWELT) artistik . Si një komponent I konsoliduar i një strukture të caktuar ontologjike të subjektit , arti është një formë e privilegjuar nëpërmejt të cilit duhet të  zhvillohet formimi i njeriut, I qytetarit dhe I shoqërise. Jemi në nje kontekst bashkepunimi ku ato që dikure ishin mallra tani behen përhere e me tepër funksione prodhuese, dhe riprodhimi behet riprodhim komuniteti. Në planin artistik, shprehja behet shprehje komuniteti.

Advertisements

Tags: , , , , , ,

2 Responses to “Arti si tepri.”

  1. tandurere Says:

    Faleminderit per sjelljen e kesaj pjese ju dhe perkthyesit qe besoj duhet ta kete perzgjedhur. Kisha vetem nje kritike dashamirese. Ndoshta duhet t’i jepni pak me teper rendesi editimit te tekstit per gabimet gramatikore sepse shpeshhere behen te bezdisshme dhe deri diku ndikojne ne rrjedhshmerine e tekstit.

  2. alfred bushi Says:

    Shume e drejte kritika jote tandurere. Do perpiqemi ta rregullojme dhe ne te ardhmen do te tregohemi me te kujdesshem per sa u perket gabimeve gramatikore.
    Te falenderoj gjithashtu per fjalet e mira.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: