“Pendimi i Mihail Zolait” (Fragment)

by

grisi

Nga: Griselda Qosja

Prej dy javësh nuk ndjehem mirë. As nuk mund të ulem e të shkruaj më. Ibrahimi sërish nuk dëgjon të më ndihmojë. Tani jo vetëm sepse nuk do të ngatërrohet, por sepse i ngjan budallallëk.

– Je i ri dhe të kuptoj, – i thashë, – je ende në kohë për të lënë dicka. Unë po iki dhe s’po lë asgjë. Ibrahimi më pa vëngër, e thuajse i inatosur më tha:

– Pak i ke lënë këtij dreq vendi! Ç’do t’i lësh më? Kujtimet? Mendimet? Do t’i lësh

gjithcka? S’ma kish ënda të debatoja me të ndaj e lashë. Qëndruam edhe pak të ulur në

kafenenë e vetme në qytezë. Unë pata marr një gazozë të ngjyrosur në portokalli, ndërsa

Ibrahimi një kafe turke, që ngjante si llum, në një filxhan, në cilin qenë vizatuar do lule.

– Shikoje, – më thotë. Kthej kokën. – Është kryetari. Shikoje, si kapardiset. Mban

shkop dhe kapele. Si të jetë zotëri.

Buzëqesh.

– Ore Mikhail, – më thotë, – s’të vjen keq ty? Po të ishte për të mbajtur kapele, e mbaje ti e unë, dhe jo ai.

Përtypem. Ky djalë flet shumë ngadonjëherë, s’është çudi që e kanë sjellë këtu. Nuk i kthej përgjigje. Por, në darkën e asaj dite, shoh në ëndërr tim atë. Sikur është në hollin e shtëpisë sonë të dikurshme, pranë pianos, krejt i zhveshur, dhe rrotull i sillen si indianë të xhindosur

disa fshatarë që mbajnë sfurqe e kosa, e mbi krye kanë vendosur kapela, disa prej tyre mbajnë edhe shkopinj zotërinjsh.

Sytë e tij janë të lemerisur, dhe unë e vështroj. Pastaj një grua trashaluqe, e veshur me robdëshambrë në bordeaux të theksuar si ajo që mbante ime më, më tërheq e më fut në rreth. E gjej veten duke u vërtitur rrotull tim ati, bashkë me fshatarët e tjerë.

Atij i kanë lidhur gojën, dhe të gjithë këndojnë një këngë që nuk e marr vesh.

Nis të bjerë shi, muret shkrihen dhe fshatarët gjithaq si të qenë prej sheqeri, mbetem vetëm unë dhe im atë, tani i veshur si zotëri. Me frakun e tij më të mirë. Sapo nis të flasë, zgjohem i lemerisur.

Pjesë nga “Pendimi i Mihail Zolait”, botuar nga “Toena”, Nëntor 2013.

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: