Edhé

by

 nga Kozi Nasi

Dhe jeta,
kjo e vetmja
që më ndjell e më thith
skutash e caqesh ku arrij pa frikë;

dhe drama,
kjo e papërtuara e kudondodhur
që xheloze për lirinë time
më mbërthen fyti e s’më lë të marr frymë;

dhe lumturia,
kjo zanë tin’zare, aspak e fisme
që kënaqet vetëm kur më gënjen me stërpika syve;

dhe ti,
i domosdoshmi shenjtor
që më tërheq, e më shtyn, e më tërheq përsëri;

dhe ai,
rastësori i trishtuar,
dhe ajo,
lule e hidhëruar,

dhe jeta sërish
ajo e jotja,
e tij,
e saj
veç kurrë e imja, tamam!

Dhe unë,
e buta
e kollajta
e drejta
e drejtpërdrejta
e ëmbla
rebelja
syqeshura
sylotuara
zemërgjera
zemërgurta
e guximshmja
e marra
e dashura jote,
e tij,
e saj,
veç kurrë e imja, tamam!

Dhe koha,
kjo mjeke sharlatane me barna të skaduar,
me dhuratë gjysmake – një biletë vetëm “vajtje”
sa për t’ju larguar
ty,
atij,
asaj,
ka ardhur,
më në fund!

Advertisements

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: