Fragment nga Këmbana e qelqtë ( The Bell Jar )

by

   belljar

Nga: Sylvia Plath

Përktheu: Dorina Bebja

                                                                                                                 Një

Ishte  një verë e zjarrtë, marramendëse; vera në të cilën Rosenbergët u ekzekutuan në karrige elektrike, e unë nuk dija se çfarë bëja në Nju Jork. Ndihem krejt budallaqe përballë një ekzekutimi. Ideja e të qënit e dënuar në karrige elektrike më sëmur, dhe kjo ishte gjithçka që mund të lexoje nëpër gazeta—titujt e zymte të artikujve më përndiqnin në çdo cep rruge, edhe në gojet qe kundermonin era kikirik te mykur ne metro. Nuk kishte të bënte aspak  me mua, por nuk mund të mos pyesja veten se si do ishte të digjeshe i gjallë, nerv më nerv.

Mendoja se mund të ishte gjëja më e keqe në botë.

Nju Jorku ishte mjaftueshëm keq. Nga ora nëntë e  mëngjesit, freskia e rreme e qytetit të lagësht, që kishte depërtuar disi përgjatë natës, u zhduk si fundi i një ëndrre të ëmbël. Mirazh gri në pjesën e poshtme të kanioneve prej graniti, rrugët e nxehta valëzoheshin nën diell, kofanot cëcëritëse e farfuritëse të makinave, dhe një pluhur shkrumb i thatë u përplas në brendësi të syve dhe nëpër fytin tim.

Vazhdoja të dëgjoja rreth Rosenbergëve nëpërmjet radios dhe në zyrë, deri ne ate pike sa nuk i shkulja dot nga mendja. Ishte si hera e parë qe shihja një kufomë. Për javë të tëra, koka e kufomës—apo ç’kishte mbetur prej saj— me shfaqej ne vezet dhe proshuten qe haja cdo mengjes dhe pas fytyrës së Buddy Willardit, përgjegjësi që ma kishte treguar, dhe shumë shpejt ndjeja sikur pas meje mbaja të lidhur kokën e kufomës si te ishte një tullumbace pa grykë që vinte era uthull e qelbur.

E dija që kishte diçka që nuk shkonte me mua atë verë sepse nuk mendoja tjetër veç për Rosembergët dhe sa budallaqe isha treguar duke blerë gjithë ato rroba të parehatshme e të shtrenjta, që vareshin si një peshk që përpëlitet në banjën time, dhe se si të gjitha sukseset e vogla qe kisha korrur lumturisht në kolegj, jashtë fasadave të mermerta dhe kristaleve të shndërritshme përgjatë bulevardit Madison, u shndërruan në fishkëllima.

Supozohej të isha duke shijuar jetën time.

Supozohej të isha zilia e mijra vajzave të tjera kolegji, si unë, në gjithë Amerikën të cilat nuk do të donin asgjë më shumë se të bridhnin me këpucët firmato prej lëkure të lustruara, numër tridhjetë e shtatë, të cilat i bleva gjatë pushimit të drekës te Bloomingdale bashkë me një rrip të zi lëkure origjinale dhe një bllok shënimesh te zi prej lëkure origjinale që i shkonte.

Tags: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: