Fshehtësi

by

Nga: Mariola Kapidani

Të fshehtat janë si gënjeshtrat. Diçka lënë pa thënë, hedhin një qilim të errët mbi dyshemenë e rrafshët dhe e bardha humbet. Teksa ecën aty në errësirën e një pëlhure të panjohur, mbulohesh e tëra për të mos lënë asnjë grimcë të dukshme. Gënjeshtra, të pa vërteta e heshtje, për tu fshehur nga gjithçka që ka nisur të jetojë veçse brenda teje. Ashtu përdhunshëm kërkon të shqyejë kraharorin e të arratiset, e pathëna që shëtit me ty nëpër dritat e neoneve. Bashkë me natën kyçet nëpër mend ai iluzion që kishte filluar të harbonte nëpër vena. E kështu diçka ke vrarë, me duart e padukshme që të mbërthejnë prej gryke në asfiksi. I ftohti, nata, e gjurmët që ndjekin hapat në rrugëtim, diçka fshehin nëpër sytë me drita të vagëta. Një grimcë drite i shpëton kafazit për të rendur e lirë, por dritat lindin e shuhen brenda teje, nëpër buzëqeshjet e shtirura që përplasen me të huaj. E aty në milisekondën e një përplasjeje të kapakëve të syve shfaqet vrullshëm e njëjta fytyrë, ashtu statike me shikimin për tek ty, duke mos thënë asnjë fjalë. E diçka në vete lëkundet, rinisin përpjekjet për të zhbërë çdo të vërtetë që nxjerr krye. Mund ti fshihesh gjithçkaje por jo vetes, e ndonjëherë dorëzohesh në lakuriqësinë e shpirtit përballë një fytyre që arrin të të zbulojë nëpër një largësi të ftohtë. Çuditshëm mijëra fytyrat e mbartura kthehen në një, në veten e panjohur që dikush ka arritur ta zbulojë, dikush që duhet të mbesë i largët. Pastaj e humbur nëpër frika a pasiguri vesh mijëra petkat prej metali të fortë duke lënë nga pas një dëshirë të fshehtë. Ndjenjat burracake marrin jetë, e kështu gënjeshtrat zgjasin tentakulat e tyre hutuese, për të mbuluar një botë që gëlon në iluzion e shuhet aty. Në qepallat që hapen e mbyllen, kërkon të kuptosh nëse kjo dëshirë është nevojë për ti ikur realitetit, apo realiteti është aty nëpër të gjitha ëndërrimet me dritë. Përzihen e trazohen mes tyre kujtime e të pavërteta, duke lënë nga pas një mendje dyshuese të zbrazët, që nëpër frikë fshihet pas dyerve që mbesin të hapura. E në mijëra fytyrat e reja që shohin përtej teje dikë që nuk je ti, kujton mbase të vetmen fytyrë që ashtu përvjedhurazi ka hyrë nëpër rrjedhën e lumenjve që rendin të lirë nëpër mend, e derdhen qetësisht në një botë ekstaze. Po sikur realiteti të jetë e vetmja botë e pamundur? Ëndërrimet përhapen bashkë me retë në një liri të harlisur, teksa qoshkave të realitetit duart e kryqëzuara mendueshëm ndeshin muret e arsyes, distancave, fajit, gati në përgjërim. Rrugë pafund që nuk të çojnë askund, ndërkohë që një udhëtim i heshtur vazhdon pafundësisht brenda teje, drejt një bote të qetë e të vërtetë, ku gjithçka është e mundur.

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: