Branko Merxhani

by

“Rroj me ëndërën e një vendi, njerëzit e të cilit janë më parë të tij dhe pastaj të vetes së tyre. Gjysma e ditës është e tyre dhe gjysma tjetër është e shoqërise. Njeri s’mendon të vjedhë këtë gjysmë të drejtë. Njeri s’mendon që e lau borxhin e tij kundrejt shoqërisë vetëm se ia pagoi taksat taksidarit. Qytetari këtu jep më shumë dhe kërkon më shumë. Punon arën, mban dyqanin hapët, mundohet në zyrë dhe kështu nxjerr bukën. Stomaku i tij s’është kurrë i sbrazët. Po prapë s’thotë se u-ngos. Ndjen uri në shpirtin e tij. Për këtë çdo ditë fal disa orë edhe për një punë shoqërore, punon bashkë me të tjerët për të tjerë..”

“ Rroj me ëndërën e një vendi, në të cilin tërë djalëria togje-togje po vepron përmbrenda kuadrit të një pllani shoqëror dhe edukatif. Njëri nga këto djem nuk breth andej-këndej pa punë si njonë që s’di ç’të bëjë. Në mes tyre s’ka asnjë njeri të hequr më nj’anë si të lënë në mëshirën e fatit. Cdo pjestar i brezit të ri, n’orët e lira të shkollës ose të punës, rron mbrenda në rrethin e një instituti kultural. Këtu e gjen ushqimin për mendjen e tij. Këtu kënaq etjen e shpirtit të tij. Horizonti i intelektit të tij dita-ditës zgjerohet më tepër. Këtu djalëria s’ushqehet me instinktet negative të shoqërisë së njerëzvet të shpërndarë. Të gjithë janë bashkuar, si djemt e një familjeje, rreth e rrotull disa parimeve të caktuara. Qëllimet e tyre janë të caktuara, nevojat e tyre janë të bashkëta. Nishjani i tyre është një. Dhe besojnë se njëri s’mund të shpëtojë pa tjetrin, pa shokun që ka në krah, pa gjith të tjerët. Brënda në të gjithë është dhe nderi. Një fill i vetëm është asnjë. S’është asgjë. Eshtë zero. Një hiç. Një gërmadhë. Rrojnë të gjithë të bashkuar, si vëllezër, të zënë nga dora fort. Rrojnë me ideale dhe për ideale.”

Advertisements

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: