Në pritje të “Tom à la ferme” nga Xavier Dolan

by

tom-at-the-farm-poster

Nga: Lediona Kasapi

Pas tre dramave “Je tue ma mere”, “Les amours imaginaires” dhe “Laurence Anyways”, Xavier Dolan do të prezantohet në Festivalin e 70-të të Venecias me një thriller psikologjik. Pas tre premierave në Kanë, filmi i tij i ardhshëm do të debutojë në Venecia. Tashmë filmi është renditur zyrtarisht mes filmave brenda konkurimit për 2013.

Dolan dhe Michel Marc Bouchard (autori i dramës) kanë përshtatur skenarin për filmin. “Tom à la ferme” do të jetë një film ndryshe nga ata që kemi parë deri tani nga Dolan.

Në këtë thriller psikologjik, “Sindroma e Stokholmit” që vërtitet në qendër të filmit, prodhon dhunë, fshehtësi, gënjeshtra. Një i ri shkon në fshat për një funeral. Aty askush nuk e njeh. Askush nuk i di lidhjet e tij me të ndjerin.

I vendosur thellë në rrethinat e Kebekut, “Tom à la ferme” tregon atë ndryshimin e madh mes natyrës se fshatit dhe betonit te qytetit , të reflektuar edhe tek njerzit që banojnë në njërën anë apo në anën tjetër.

Përshtypja e parë, si lexon plotin e thjeshtuar , është se ky film duket pak më “i errët” krahasuar me filmat e tjerë të regjisorit riosh 23-vjecar. Në thelb të të tre filmave paraardhes ka nga një dramë njerëzore të zakontë (nga ato që të bie rasti ti hasësh thuajse përditë tek vetja apo tek njerzit rreth e rrotull). Ka dy-tre personazhe dhe gjithë drama përcillet permes ndërveprimit të tyre. Kurse “Tom à la ferme” duket se do të jete më gjithëpërfshirës. Nese dy filmat e parë “Je tue ma mere” dhe “Les amours imaginaires” janë gati-gati autobiografikë, ku personazhet kryesorë nuk mbajnë më shumë se 25 vite mbi supe, me “Laurence Anyways” bëhet një farë thyerje (dhe rritje e regjisorit). Megjithëse “Laurence Anyways” është më pak i vlerësuari ndër tre filmat e deritanishëm të Xavier Dolan.

 “Tom à la ferme” do të jetë një sprovë edhe për vetë regjisorin. Të presim dhe të shohim nëse ky film do t’i pasojë suksesit të “Je tue ma mere” dhe “Les amours imaginaires” apo do të jetë një tjetër “Laurence Anyways”. Nëse ndodh kjo mundësia e dytë, atëherë ndoshta Xavier Dolan bën mirë të vazhdojë të krijojë filma gjysëm autobiografikë edhe për pak kohë dhe më vonë le ta provojë sërish me ndonjë zhanër tjetër.

Në pritje të “Tom à la ferme”, unë ju sugjeroj të shihni “Je tue ma mere” (ju që nuk e keni parë, kuptohet) …për të kuptuar se pse ka kaq shumë pritshmëri ndaj këtij artisti riosh homoseksual.

*Pas prezantimit të “Je tue ma mere” në Festivalin e Kanës 2009, e gjithë salla ka duartrokitur e brohoritur për plot tetë minuta (jo dhe aq keq, apo jo?!) 😉

Advertisements

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: