Një tribut për Pier Paolo Pasolinin

by

Image

Nga: Lediona Kasapi

Abel Ferrara e bën si burrat. E ka përmendur shumë herë se Pier Paolo Pasolini ka qenë një nga figurat më frymëzuese për punët e tij, kështu që vendos t’i dedikojë një film.

E kush më mirë se Ferrera, që mes të tjerash ka realizuar një seri filmash porno ku si aktore protagoniste kishte të dashurën e vet (te aso kohe), mund t’i përgjigjet kontraversialitetit të Pasolinit?!

Për rolin e Pasolinit duket se tashmë zyrtarisht i ka besuar Willem Dafoe. Për mua personalisht mund të kishte zgjedhur dikë më pak amerikan se Dafoe. Jo sepse kam dyshime për mjeshtërinë e tij aktoreske, por sepse ne rolin e Pasolinit do doja të shihja ndonjë aktor evropian (mundesisht italian) duke patur parasysh faktin se vete Pasolini ishte nje kritik i fortë i kulturës së konsumatorit, me të cilën Amerika personifikon veten (edhe po mos të duam ne ta personifikojmë). Dhe me shumë mundësi ky anti-konsumatorizmi i tij e vrau. Kjo mosbindja e tij “e hengri”.

Filmi fokusohet në ditët e fundit të Pasolinit, në nëntor të 1975. Si mjeshtri kthehet nga Suedia në vendlindjen e tij, në një darkë mes miqsh i behet e ditur se duhet të heqë dorë menjëherë nga kritikat për Kristian Demokratet. Pasolini ua kthen i fyer se nuk i bëhet vonë se si do të vejë kjo punë; dikush duhet të jete aty për të kritikuar qeverinë kukull. Fundi dihet.

Vetëm në 2005 u bënë të njohura këto fakte, duke hedhur dyshime të reja mbi vrasjen e  largët të vitit 1975. Megjithëse pas “Salo”, motivet politike të vrasjes së Pasolinit edhe nëse nuk perfliteshin hapur, nënkuptoheshin. “Salo” është tallja finale e tij me kulturën e konsumatorit, borgjezet barkmëdhenj ose hollake, fashizmin dhe fashistet e moderuar që vetequhen kapitaliste.

Pasolini ishte komunist i deklaruar, jo që në fillimet e veta, por kur pa nga afër masakrat çnjerëzore ndaj hebrenjve nga ana e nazi-fashistëve. Edhe komunizmi i tij ishte ndryshe nga ai i të tjerëve. Edhe ne rradhët e vetë komunistëve shihej me një tjetër sy, pas deklaratave të tij kundër lejimit të abortit, ose më tepër akoma pas kritikave ndaj levizjes studentore në Itali në vitin ’68 (se në këtë rast Pasolini ishte me policet, pasi ata ishin bijtë e vertetë të popullit).

U ndala pak tek profili politik i Pasolinit, sepse ky profil më së miri tregon se në fakt Pasolini, ashtu si të gjithë personalitet e mëdhenj të të gjitha fushave , në të gjitha kohët, nuk bëhet pjesë integrale e asnjë grupi , në ato pika ku parimet e grupit bien ndesh me parimet e tij vetjake.

Pier Paolo Pasolini është shembulli i intelektualit, qe nuk bën kollaj kompromise, nga ai soj intelektualesh që bota i numëron me kokrra, e që janë thuajse inekzistente në vendin tonë.

Abel Ferrara është regjizor dinjitoz, ndoshta një nga më të mirët e ditëve të sotme. Nuk mund ta bësh me faj që “askush nuk vendosi ta hante për shkak të mosbindjes”. Kjo mund të jetë arsyeja në subkoshiencen e tij, per ti dedikuar një film dikujt që sakrifikoi shumë për t’ju qendruar besnik parimeve të ngjashme me të tijat (vazhdoj të ngul këmbë , vetëm në dukje, vetëm në formë). Por në fund të fundit meqë forma është ajo që duket tek arti, mendoj se filmi do te jete i realizuar. Megjithëse une vazhdoj tv jem fanatike e artistëve filozofë.

Xhirimet fillojnë në 2014, pasi të pcrfundojnë xhirimet e “Welcome to New York”.

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: