Fanfara Tirana takon Transglobal Underground dhe rregjistrojnë një kryevepër: Kabatronics

by

kopertina

nga Darien LEVANI

Fanfara Tirana janë ansambli i vjetër i ushtrisë, Transglobal Underground janë një hibrid post elektronik, rap e reggea me bazë në Londër, e përmbledhin të gjithë ato ndikimet që perandoria britanike ka mbjellë nëpër botë. Kur takohen lind Kabatronics, album hedhur në treg në shkurt të këtij viti. Për hir të së vërtetës duhet thënë edhe që është një album që,  të paktën në atdhe,  ka kaluar shumë në heshtje, ndoshta sepse të gjithë po duartrokisnin Elina Dunin! Nejse. Kabatronics, po thoja, janë katërmbëdhjetë këngë, pardon, katërmbëdhjetë martesa midis isosh labe, dajre dasmash, sintetizatorësh e bas diskosh tip ai i viteve 80’, sitar e ritme reggea.

Defekti i vetëm i këtij albumi është që vjen nja dhjetë vjet me vonesë, mbërrin në një moment kur grupe si Kocani Orkestra, Goran Bregoviç a No Smoking Orchestra kanë korrur ça mund të korrnin duke marrë lek, femra e famë. S’e di se pse, po fakti është që grupet shqiptare kurrë s’kanë ditur t’i përgjigjen atij publiku të jashtëm që priste disqe të tilla.

E megjithatë, përgjigja e kritikës e publikut të jashtëm ka qenë më se pozitive: Kabatronics,nuk ka kaluar pa u vënë re. Merita e Hysni Zelës që këtu shkrihet në çdo tingull a kaba, merita e Transglobal Underground që i afrohet kësaj muzike me respekt e frike (ndoshta edhe me shumë respekt e me shumë frikë), merita e grupit që luan e ndërsa luan zbavitet e luan akoma më mirë.

Në më shumë se një orë muzike, kalohet nga më popullorja “Qaj Maro”, te “The Eagle Takes Flight” (që deri diku kujton Waits e Black Raider), tek element folklori social të tipit “Don’t take your guns to the weeding”, duke kaluar në eksperimente të lumtura si “Kabatronics” a “Afërdita”. Për ata që mallëngjehen duke dëgjuar këngë “Sinan  Labi”, apo “Viktori t’u bëftë nëna”, ky album është në radhë të parë një album i pasur me të gjitha ato gjërat që ju pëlqejnë shumë. Për të gjithë të tjerët, është një album aq i pasur sa përfshin çdo gjë nga indie te elektronika, me gjithçka që mund të ketë mes këtyre dy ekstremeve.

Kabatronics është një kërkim i sinqertë që refuzon me elegancë diktaturën e notave ndërsa mundohet të interpretojë e të këndojë sinqerisht, me ndërgjegjen e atij që e di mirë që s’mund të luash shumë me këngët e një populli. Këtu nuk ka shpifësira tip  rapper që vjedhin nota popullore, talent show-tallave që vjedhin kënga dasmash e as rockera alternativë që përpunojnë muzika filmash solemne. Te Kabatronics, me sa kam kuptuar unë, ka burra me një histori të rëndë muzikore e personale: vendosin ta marrin atë histori e mundohen ta çojnë pajë të stolisur mirë drejt të ardhmes. Ja dalin, natyrisht që ja dalin.

Albumi në Amazon

Faqja e Fanfara Tirana në internet

Këngët

1         Qaj Marò     5:25
2         Weeping Willow Tree     4:04
3         No Guns To The Wedding     4:34
4         Kabatronics     4:46
5         Three Beauties     5:34
6         Bring The Bride In     2:51
7         Shtojzovalle     4:00
8         Flowers Lament     5:57
9         Baklava Revenge     5:40
10         Aferdita     5:40
11         Mehndi     4:45
12         The Eagle Takes Flight     3:34
13         No Guns To The Wedding

Tags: , , , , ,

4 Responses to “Fanfara Tirana takon Transglobal Underground dhe rregjistrojnë një kryevepër: Kabatronics”

  1. Iliri Says:

    Mahnitem shume here me intelektualet shqipare!!

    1-Kabatronics nuk eshte kryeveper.
    2- Grupi i Elina Dunit eshte shume me cilesor por dhe teper i shtyre nga njohurite dhe nga shume te tjera…
    3- thjeshte, sincerisht, ky artikull eshte i tepruar per nje cd ordiner dhe pa cilesi.
    Me mire te flasi mbi muziken nje qe eshte kompetent dhe qe meret perditshmerisht me kete fushe!

    Keni menduar ndonjehere se kush eshte arti i vertete? Keni guxim te vertete?

  2. tiranacalling Says:

    Ilir, faleminderit për komentin e për vemendjen.

    1-Fakti që Kabatronics konsiderohet kryevepër është opinion personal, le të mos diskutojmë mbi opinionet.
    2-Askush nuk vë në dyshim cilësitë e E.Dunin, për të cilën kemi shkruar artikuj që në thelb flasin në mënyrë pozitive për të.
    3-Ideja jote, e respektueshme!

    E po, do ishte shum mirë që për muzikën të flasin profesionistët, po për fat të keq, kush e di se pse, ata heshtin. Nëse je një nga ta do mirëpresim me kënaqësi artikuj nga ti mbi muzikën.

    Sa për artin e vërtetë, motoja e Tirana Calling është “Për ne art është thjesht shkurtimi i emrit Eduart!” 🙂

  3. Yllka Says:

    nuk jam profesionist muzike, por thjesht nje kuruese i saj.

    vetem fakti qe ka nje bashkepunim te tille, eshte per tu pershendetur!
    transglobal underground ka dekada qe eshte ne qarkullim dhe ka patur ne vije te pare artiste/diva si natacha atlas.
    jame maestro te dub-it, tastierave e perkusioneve. perzien/fusion tema afro-indiane e merr shume nga psikedelia pseudo-orientale.

    per mua albumi ne fjale eshte mjaft i mire!
    gjithsesi, ka nje harmoni ne vecantite e dy grupeve dhe zerit.
    me vjen keq qe gjerat ngaterrohen dhe futen ne nje kallep ARTiste te ndryshem (mjaft me vlere!) dhe krahasojme pa kuptim.
    [vdesim pak per klasifikime ne.]

    sound-i eshte edhe per klube, (nuk bejne asgje me shume boban markovic orkestar, kocani orkestar, shantel, dj click apo robert soko ne mixerat gjermane/evropiane). fanfara tirana ne kete album ka madje me origjinalitet.

    rrofsh darien qe solle te pakten nje miniartikull per argumentin!
    yllka

  4. tan tironsi Says:

    Tirona osht mush me artista qe merren perditmerisht me muzike por sprodhojn nji m.t mo jqr.
    O iliro, po futju shqipes t’pakten mor plak qe mos na prodhosh perla si ato te mesipermet.
    Nigjova albumin dhe osht yll! Hera pare qe nigjoj nji gjo t’hajrit nga Shqipnia. Super-prodhim! Ma ka heq trunin Qaj Maro e bome dub style. Osht album koncept. Ja hudh nja tre here Bregovicit. E kan qa edhe videoklipin. Po na nerojn tu i ra neper festivalet mo yll t’evropes ku po i bin ne t’njejtin nivel me yjet e ku Elina as nuk afrohet dot.
    Shkurt plako, rrofsh se skam harxhu asiher pare mo mir se ksaj rradhe n’amazon.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: