Duke parë një vajzë 100 % të përkryer në një mëngjes të bukur Prilli.

by

Haruki Murakami

nga Haruki Murakami, përkthim i lirë nga Alfred Bushi

 

 

Në një mëngjes të bukur prilli, në një rrugë anësore të lagjes Harajuku,  kalova pranë një vajze  100 % të përkryer.

Nuk ishte ndonjë bukuri e madhe. Dhe as tmerrësisht elegante. Flokët mbrapa kokës i kishin marrë një formë të shëmtuar duke fjetur dhe, duhet të ishte afër të tridhtjetave. E megjithatë që kur ishte pesëdhjetë metra larg e kisha kuptuar që ishte vajza e përkryer për mua. Që në çastin që e pashë zemra nisi të më rrihte si e çmëndur dhe nga brënda goja mu bë si rëra e shkretëtirës.

Mbase dhe ju u pëlqen një lloj i veçantë vajze. Ata që kanë nyjet e këmbëve të holla, për shembull, apo sy të mëdhenj, apo duar të bukura… nuk e di, ndoshta ju tërheqin ata që pelqejnë të hanë me qetësi,  ngadalë, apo me ndonjë tjetër karakteristike të ngjashme. Është e qartë që kam dhe unë një lloj timin. Më ka ndodhur të shkoj në restorant dhe të mbetem i habitur nga hunda e vajzës së ulur në tavolinen ngjitur.

Askush gjithsesi nuk mund të thotë se si duhet të jetë ajo 100 % e përkryer. Le të marrim vajzen a atij mëngjesi, nuk mbaj mënd as ç’formë kishte, as hunden e saj. Për më tepër nuk mbaj mënd as nëse kishte një hundë.

Gjithçka që mbaj mënd është se nuk ishte ndonjë bukuri e madhe. Shumë e çuditshme, apo jo ?

-Dje kalova pranë vajzes 100 % të përkryer, i them njërit.

– Ah po? – më përgjigjet ai. – ishte shumë e bukur?

– Jo, nuk do thoja ashtu.

– Atëhere paska qenë tipi yt?

– Nuk e mbaj mënd. Kam harruar çdo gjë, ç’formë kishin sytë e saj, nëse kishte shumë gjoks apo jo…

– E çuditshme.

– Efektivisht.

– Atëherë  çfarë bëre? –  vazhdoi ai me një pamje të bezdisur. – I fole, e ndoqe?

– Nuk bëra asgjë, – përgjigjem unë. Thjështë i kalova pranë.

Ajo ecte nga lindja për në perendim, unë nga perendimi për në lindje. Në një mëngjes prilli vërtet të këndshëm.

Do kisha dashur t’i flisja, sikurë dhe vetem për një gjysëm ore. Ta pyesja për të, t’i tregoja për veten. E mbi të gjitha ti shpjegoja nderthurjet e komplikuara të fatit që kishin bere te mundur që ne të dy të kalonim njëri pranë tjetrit në një rruge anësore të Harajuku-t në një mëngjes të bukur prilli të 1981-shit. Me siguri e gjithe kjo ishte plot me sekrete të nxehta, si një mekanizem antik i ndertuar në kohe paqeje.

Pasi të kishim folur për keto gjera të bukura, do kishim drekuar bashke, shkuar për të pare një film të Woody Allen, do ishim ndalur tek bari i ndonjë hoteli për të pire diçka. E me pak fat, mbase do kishim përfunduar në shtrat bashke.

Një mundesi e tille trokiste në deren e zemres sime.

Distanca mes asaj dhe meje ishte ngushtuar në pesëmbëdhjetë metra.

“ Në rregull, tani do i flas, – mendova. – Po çfare t’i them?”

“ Mirëmëngjes. A mund t’ju flas pak, ju lutem? Më mjaftojnë tridhjetë sekonda”

Absurde. Do më kishte marre për një përfaqësues agjensishë sigurimesh.

“ Më falni, dini gje nëse ka nga keto anë ndonjë dyqan ngjyrosjesh hapur njëzet e katër orë në njëzet e katër ? “

Akoma më keq. Si fillim, nuk kisha as çanten më rrobat e pista.  Të ishte më mire t’i thoja menjëhere gjithe të vertetën ?

“ Mirëmëngjes. Ju për mua jeni vajza 100 % e përkryer.”

Nuk do më kishte besuar kurre. Edhe duke supozuar të kundertën, ishte e mundur të mos kishte asnjë deshire për të folur me mua. “ Unë për ju mund të jem vajza e përkryer, por ju për mua nuk jeni aspak burri i përkryer “ do më ishte përgjigjur. Në një rast të tille do isha ndjere i humbur, jam i sigurtë. Tashmë jam tridhjetë e dy vjeç, fundja të plakesh  do të thotë pikerisht këtë.

I kam kaluar pranë përballe një dyqani lulesh. Një levizje e lehtë ajri i ngrohtë më ka ledhatuar lekuren. Trotuari i asfaltë ishte i lagur më uje, ndjeva një erë trëndafilash. Nuk i fola, nuk ja arrita dot.

Ajo mbante veshur një triko të bardhe dhe në doren e djathtë mbante një zarf  të bardhe të cilit i mungonte pulla postale. Një letër për dike. Duke gjykuar nga pamja e syve tmerrësisht të përgjumur, mund të thuhej se kishte kaluar gjithe natën duke e shkuajtur. Mundej dhe që ajo letër të mbante të gjitha sekretet e saj.

Bera pak hapa dhe kur u ktheva ajo ishte zhdukur mes turmës.

Natyrisht tani e di shumë mire se në ç’mënyre duhet t’i isha afruar, atë here. Por gjithsesi do kishte qenë një diskutim shumë i gjatë, nuk do kishte funksionuar. Idetë që më vijnë në mëndje nuk janë kurre shumë praktike.

Sidoqoftë ai diskutim niste me “ na ishte një here…” dhe mbaronte me “ a nuk mendoni se është një histori shumë e trishtë ? “

Na ishin një here në një vend të larget një djale dhe një vajze. Djali ishte tetëmbëdhjetë vjeç, vajza gjashtëmbëdhjetë. As njërit dhe as tjetrit nuk mund t’i thuhej shumë i bukur, ishin  vetem dy të rinj normale dhe vetmitare siç ka kudo. Por ishin fortësisht të bindur se në ndonjë cep të botës gjenden vajza dhe djali 100 % i përkryer për ta.

Një ditë duke ecur rruges gjenden balle përballe njëri tjetrit.

-Ç’surprize, të kam kerkuar gjithandej, – i tha djali vajzes. – Mbase nuk do më besosh, por ti për mua je vajza 100 % e përkryer.

– Edhe ti për mua je djali 100 % i përkryer, – thotë vajza. –  Je ekzaktësisht siç të imagjinoja, në çdo gje, më duket si enderr.

Të dy u ulen në një stol në park dhe folen, folen, pa u bezdisur kurre. Nuk ndjeheshin më të vetmuar. Të gjesh djalin, vajzen e përkryer dhe po ashtu të gjehesh nga ai ose nga ajo, ç’gje e mrekullueshme!

Në zemër gjithesesi mbanin një dyshim të vogel, shumë të vogel. A ishte e drejtë që një enderr të përmbushej kaq lehtësisht?

-Degjo, të bëjmë një provë tjetër, – tha atëhere djali në një pushim të bisedes. – Nëse jemi me të vërtetë 100 % të përkryer për njëri tjetrin, me siguri do takohemi përseri në ndonjë vend tjetër. E kur të ritakohemi , nëse do jemi përseri të përkryer 100 %, do martohemi menjëhere, aty në vend. Je dakort?

– Po, jam dakort. – u përgjigj vajza.

Keshtu të dy u ndanë nga njëri tjetri.

Në fakt nuk ishte e nevojshme të behej një provë tjetër. Ishin absolutisht të përkryer për njëri tjetrin, 100 %. Por dallgët e pashmangshme të fatit u tallen me to.

Një dimër, të dy morën një grip të tmerrshëm që kishte rënë atë vit dhe, pasi kishin qëndruar për shumë javë mes jetës dhe vdekjes, në rizgjim kishin harruar gjithë të shkuarën e tyre. Kokat e tyre ishin bosh si arka e kursimit e të riut D.H. Lawrence.

Duke qenë se ishin dy të rinjë të zgjuar dhe këmbëngulës, më shumë mund arriten të përftonin një ndërgjegje të re dhe kapacitete të reja emotive, u kthyen në menyre të mrekullueshme përseri në gjirin e shoqërise. Më në fund ishin në gjëndje të merrnin metropolitanen, të nderronin linjë, të shkonin në poste për te derguar një letër. Dhe eksperimentuan përseri dashurinë, në 75 apo 85 %.

Nderkohe djali kishte mbushur tridhjetë e dy vjeç, vajza tridhjetë. Koha kishte kaluar me një shpejtësi të habitshme.

Më pas, në një mëngjes të bukur prilli, ai po ecte në një rruge anësore të Harajuku-t, nga perendimi për në lindje, për të ngrënë mëngjesin në bar, ndersa ajo po bënte të njëjtën rruge nga lindja për në perendim për të dërguar një letër. U kryqëzuan në mes të rruges. Për një çast, një dritëz kujtimesh të vjetra ndriçoi zemrat e tyre.

“ Është vajza 100 % e përkryer për mua, tha ai.”

“Është djali  100 % i përkryer për mua, tha ajo.”

Drita e kujtimeve të tyre ishte gjithsesi shumë e dobët, fjalët e tyre nuk ishin të qarta si katërmbëdhjetë vite më parë. I kaluan pranë njëri tjetrit pa folur dhe u zhdukën mes turmës në drejtime të kunderta.

A nuk mendon se është një histori e trishtë?

Është keshtu që duhej të kisha folur.

Advertisements

Tags: , , ,

One Response to “Duke parë një vajzë 100 % të përkryer në një mëngjes të bukur Prilli.”

  1. amok Says:

    aaaagggggggggghhhhhhhh
    Ndjesë pastë, gjuha shqipe!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: