Mall

by

André Kertész

 

poezi nga Kozi Nasi

Po unë ç’t’u desha vallë?

Kësisoj, e çmëndur, e harlisur, ije-këputur

që ma do gjuhën njësoj,

kur të shaj e të ledhatoj?

Lëkure më ke fshehur e s’do të më lëshosh

edhe pse fort mirë e di

sa ishim të dy, më, s’do jemi dot…

I portokalltë ësht’ ky perëndim

me grimca kuqoshe qielli spërkatur

larg, në horizontin çiklamin

unë puthem me ty gjatë

e Dalì në heshtje përgjon frymë-mbajtur…

Mos më vër faj pse të dua ndryshe,

ndryshe nga ato që ishin e shkuan,

ndryshe nga të tjerat që dot s’do guxojnë t’aviten,

për ashti ta thitha palcën e zbehtë të mërzisë

dhe eshtrat bosh t’i mbusha me gjakun tim anemik .

Mos më vë faj pse të puth syhapur

pse ndrojtje nuk kam

kur dridhjen e lumtur të mollëzave dua të ta shoh

dhe shqisat e mija, krejt,

në shërbëtore të denja

të shfaqjes sonë dua t’i shnd’rroj…

Më do të jem e lumtur, por i druhesh gazit tim,

më do të rri me ty, por dashtazi me shtyn.

Vetëm pranë meje je më i yti ti

e unë pa përtuar, veç jetë di të të fal.

Me një kalim paska qenë kjo udha jonë,

e në kalimtë vetëm në krahun tënd,i dashur

epshin ia ke falur marrisë sime të ta përkëdhelë,

por zemrën hedhur ke

rrethinave të ngurta të kafazit pa derë.

Jam lodhur pa ty, i dashur,

kjo botë e ngatërruar nuk paska qenë për të kollajtën mua.

Tërhiqmë dore e ndihmomë të ngrihem

sa pa lëshuar rrënjë;

si dikur, të të ndjek si manare e bindur

ashtu, çomë në shtrat për të fundit herë

dhe derën e rëndë përplase pas vetes.

Dua të ulëras sonte me ty

të të mbaroj si dikur, e pastaj mua ti,

që të mos e harrosh dot si ta dua shpirtin,

trurin,

kockat ,

mishin,

pa qenë nevoja të shkëmbejmë zemrat

më mirë imja të dhembë në heshtje

se e jotja me zë të lëngojë…

Ndizmë edhe një cigare,

nga ato të gjatat si ty, që të vonojë të digjet;

si i vetmi xhentëlmen që kam njohur,

mbushmë gotën me at’ lëngun e hidhur paksa,

ta pi me ëndje, sikur pikën e fundit

atë timen, që të bën të tkurresh e mblidhesh.

Tek stacioni i trenit, përcillmë prag mesnate,

lermë në vagonin e fundit, në krahun e errët, pa dritare

nuk dua të të shoh tek valëvit qerpikët e njomë

dhe dhëmbët mban shtrënguar

që gjuha emrin tim të mos thërrasë.

Pothuaj ikur dhe kam kaq mall për ty

mos më kërko të lutem të rri dhe pak,

lutja s’ish’ kurrë e jotja për t’u thënë…

Po unë ç’tu desha vallë?

Ç’tu desh me mua të çmëndurën?

U bë ca kohë kështu, po,

dhe malli më ka marrë;

e lodhja prej mallit për ty

së gjalli po më mbyt…

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: