Ata që libra ju thonë të lexoni…

by

pikture

 

nga Tea MERSULI

Ata që sa më shumë libra ju thonë t’lexoni

ata, ata s’dinë ç’është libri.

Ata lexojnë, lexojnë siç hanë

e hanë si derra.

Ata kërkojnë pushtet, e librin mjet e kanë,

por jo, jo, libri s’është për këtë.

Të pangopur!

Ata që në libër dijen kërkojnë,

mendjen shterpë kanë

e vetë s’dinë të mendojnë.

Mendje hua duan që të mbushen,

por jo, jo, libri s’është për këtë.

Mendjezbrazët!

Ata që fantazinë pjellë të librit e mendojnë,

ata s’dinë, s’dinë me shpirt t’vet të shohin.

Pasionin brenda e kanë të thatë

ndaj lusin jetë libri të vjedhin,

por jo, jo, libri s’është për këtë.

Shpirtqorra!

Ata që fjalën të shkretë e kanë

dhe duan fjalën e librit të përdorin

ata, ata gjuhën e kanë të prerë

e harrojnë emocionin.

Ndaj fjalën shesin në Treg të ndyrë të Padijes,

por jo, jo, libri s’është për këtë.

Të pagojë!

Ata që te libri artin s’shohin

Dhe të bukurën lënë mënjanë

Se nuk e vjedhin dot si mendjen, shpirtin, gojën,

Ata poshtë hedhin artin në çdo formë

Që urinë dot s’i ngop.

Librin ngrenë përmbi gjithçfarë,

Që ta vjedhin, që ta hanë…

Por jo, jo, libri s’është për këtë!

Të shëmtuar!

Tags: , , , ,

3 Responses to “Ata që libra ju thonë të lexoni…”

  1. Irma Says:

    Absurditeti me i madh qe kam lexuar deri tani nga ato qe analizojne cfare eshte leximi apo libri..

    Nqs nuk eshte per keto me siper, atehere per cfare dreqin eshte ??!!!

  2. Doriani. Says:

    sipas meje kjo poezi eshte nje kryeveper ne miniature.

  3. Joni Says:

    Tani une e kuptoj qe robi duhet te jete perzgjedhes ne gjerat qe lexon, po shijet letrare zhvillohen me pervoje, dmth pasi ke lexuar ca dhe e kupton ca eshte letersi e mire dhe ca nuk duhet te quhet hic letersi. Ose te pakten krijon perkufizimin tend per kete, gje qe ka me shume rendesi, per mendimin tim. E kuptoj edhe revolten per “vjedhjen nga librat”, ku te gjithe kopjojne, nuk ka origjinalitet dhe vertetesi dhe art. Po eshte shprehur ne menyre kaq te keqkuptueshme sa te gerric nervat. Me i fjal, e kuptoj ca do te thush po e ke then ne nje menyre aspak bindese sa s’me ngjall deshiren per te te degjuar. Gjithsesi, urime per perpjekjen, me nxite mjaftueshem sa te komentoja ne nje blog, gje qe nuk ndodh shpesh.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: