Në qoftë njeri ky…

by

nga Primo LEVI

përkthim nga Aida BARO

Ju që jetoni të sigurt

Në shtëpitë tuaja të vakëta,

Ju, që kur ktheheni në shtëpi mbrëmjeve

Gjeni ushqim të ngrohtë e fytyra miqësore:

Shqyrtoni në qoftë burrë ky

Që punon në baltë

Që nuk njeh prehje

Që lufton për gjysm’ buke

Që vdes nga një “po” a një “jo”.

Shqyrtoni në qoftë grua kjo,

Pa flokë e pa emër

Pa fije force për të kujtuar

Të zbrazur sytë e bosh prehri

Si një bretkosë dimrit.

Vritni mendjen se kështu ka ndodhur:

Ju urdhëroj me këto fjalë.

Gdhendini në zemrat tuaja

kur rrini në shtëpi kur shkoni udhës,

kur shtriheni kur ngriheni;

Përsërituani fëmijëve tuaj.

O ju shoft’ vatra,

Ju zëntë sëmundja,

Bijtë tuaj mos ju pafshin me sy.

***

Shenim: Primo Levi, shkrimtar italian hebre, ka perjetuar ne kurriz te vet e ka pare me sy shfarosjen ne mase te njerezve ne kampet e perqendrimit nazist. Dita e sotme, eshte Dita e Kujteses se perkujtimit te te gjitha viktimave te nazizmit.

 

Se questo è  un uomo” eshte nje nga poezite me te renda per t’u pertypur per te diel, e di, por ndoshta kjo na duhet, qe dikush te na shkunde fort e te na thote: “Ej, ku shkoni? ç’po beni! Po harrove, shiko çfare ndodh!”  Duhet te falim, por s’duhet te harrojme.

 

Perkthimin e kesaj poezie e kisha bere kohe me pare, por sot qe e solla ketu, e rishikova; me dukej se prape nevoja per t’i qene besnik, per ta transmetuar kumtin te plote ishte me e forte se çdo lloj ruajtje intonacioni, metrike apo ritmi.

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: