Rishfaqet kotësia e Onufrit në Galerinë Kombëtare

by
Foto 1: Zgjedhur si imazhi i këtij edicioni prej kuratorit Daniele Capra,
nga Marjana Kostandini

Foto 2: E punuar prej atij qe i takon

Nga Eljan Tanini

Ndoshta të ëndërrosh është një lloj justifikimi në mungesë i çdo dite për kohën në kokën e artistëve të rinj?! E gjetur kështu nga Daniele Capra në të 19-tën herë të këtij Onufri, të cilit nuk i vihet aspak faj se e kanë marrë dhe i kanë thënë eja bëj diçka të shpejtë, nga ku punët e zgjedhura në ekspozitë i kalojnë nga zyrat e galerisë kombëtare e më pas ai bën një biçim zgjedhjeje, ku dëshira për të parë një fantazi në artet pamore nuk bëhet aspak reale për gjendjen e Artit në të cilën jetojmë dhe shohim ne…! Onufri i këtij viti vendoset për nga ngjashmëritë boshe njësoj me vitin e shkuar, por edhe me vitet e tjera të fundit nuk është se dallon duke u bërë nga veprimi si ekspozita e kohës së pakët, si vlerësim për të të thënë nëse je i dobët duhet të marrësh pjesë në të duke mos shfaqur asnjë model të ri për nga koncepti pamor!

Ditën e parë të hapjes së kësaj asgjëje, kish jo më pak se 100 njerëz të mbledhur në hollin e galerisë kombëtare! Nëse futesh brenda, mund ta llogarisësh orën për të parë ekspozitën në jo më pak se 20 minuta! Kuratori i këtij riveprimi nuk ka kokrrën e idesë mbi gjendjen Artit tek ne, ashtu si edhe një pjesë e mirë e atij apo atyre prej të cilëve Capra duhet të paguhet është më pak se mbajtja  që e kanë katandisur këtë galeri si në kioskat me qofte anës saj! Nuk është faji im që duhet të shkruaj me kaq shumë “nuk”. Po përpiqem të them se cekëtinat e ditës dhe imagjinatës nuk mund të mbushen të gjitha nga Arti, por nëse ti shkon për të parë një ekspo nuk mund të dalësh më bosh se rrugët e Tiranës dhe koha në të!

Pasqyrimi shpirtëror i kësaj ekspozite nuk është të paktën as edhe një përpjekje për të qenë më mirë se vitet e tjera! Madje edhe artistët e rinj pjesmarrës me video që të lodhin e që nuk thonë asgjë, me teknika pikturash si të gjetura tek ndonjë qendër komerciale, skica të mira por me ide të para, teknika fotografie si gjoja mundësi, stisje fotosh që lënë vendin e tyre veçmas si më ndryshe duke ushqyer kotësinë e tregimit apo edhe të narracionit pamor mbi të! Punët janë të zgjedhura dobët, nuk paraqesin asgjë nga ajo që është thënë, sepse të paktën “Ndoshta të Ëndërrosh” nuk tregon pamoren e këtyre punëve, perveç se ndonjërës por që edhe ajo mëvetësohet ndryshe, por jo se është më e mira!

Nuk e di kur duhet të kem të drejtë, por duket se në këtë vend po i dhjesin dhe po i politizojnë të gjitha, edhe artin pamor!

Nëse kuratori ka zgjedhur që ftesat të kenë imazhin e një fotoje të ekspozitës, mos do të thotë kjo se ajo do të jetë fituesja e këtij viti?! U bë kohë ku nuk mbahet mend që të shoh një ekzpozitë në galerinë kombëtare dhe prej saj të dal i kotë, në po ato ndjesi që përjetoj pas shfaqjes në teatër, apo nga ndonjë film në kinema! Në shoqërinë e tej mbushur nga televizioni dhe minutat virtuale, të vjen dëshira që në datën e caktuar të shkosh të shohësh një ekspo prej së cilës nuk më duhen më fjalët, por vetëm imazhet pamore. E më pas edhe mund të detyrohem prej fantazisë për të parë emrin e atij apo asaj se kush e ka bërë veprën…! Hap ku emri i artistit pjesmarrës thotë më shumë se puna e paraqitur!

Duhen shuar polemikat se ne tjetër themi dhe tjetër bëjmë, tjetër jemi në studio, dhe të tjera punë na zgjedhin për të ekspozuar në një institucion me vlera të thyera kombëtare…! Çfarë më duhet të bej?! Në galeri hyn dhe sheh më shumë se asgjë! Disa punë me varfëri të zgjedhura keq, të cilat nuk justifikojnë aspak kohën e gjendjes së Artit tek edhe vetë ata që janë zgjedhur për këtë shfaqje kohore që më shumë duhet të na bëjë të mendojmë se çfarë po bëhet me artistët e rinj!

Në Shqipëri është krijuar një grup artistësh leshi, të cilët ftojnë gjithmonë e më shumë njeri tjetrën në çdo aktivitet që mund të ketë kjo galeri kombëtare! Onufri i galerisë kombëtare nuk është më aspak një lëvizje nëpër studiot e artistëve, ku nuk njihet më nga publiku se çfarë bëhet me artet pamore në Shqipëri e që shpesh herë më duken si mjete individualiste që nuk dinë dhe as nuk duan të flasin. Kjo ekspozitë e përvitshme nuk duhet të mbaj më emrin e Onufrit të madh, ose ta përmirësojnë.

Nuk ka më përbetim të harruar nga mendimi, sepse edhe në këtë ekspozitë të ndrydhur si me fare pak dëshirë, nuk ka eros! Zotërucër që prisni pemët se ato ju zënë pamjen e institucionit tuaj, mos na e shisni naiven e kotë për mundësi!

Advertisements

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: