Elina Duni: përshtypje pas koncertit

by

Nga Geri Zheji Ballo, Alfred Bushi

(…) Ndonjëhere njeriu kerkon atë që ka humbur dhe mendja e tij shkon prapa nga një vënd në tjetrin e nga një kohë në tjetrën duke u nisur nga vëndi dhe nga çasti që për herë të parë vuri re se e kish humbur atë. (…) Ky quhet Kujtim, ose sjellje ndërmënd. Latinet e quajnë reminiscentia, sikur të ishte fjala për një rikalim në mëndje të veprimeve tona të kaluara.

Herë herë njeriu di një vënd të saktë brënda kufinjëve të t’cilit duhet të kërkoje; atëherë ai përshkon me mëndje të gjitha pjesët e tij (…)si një njeri që i hedh një sy një liste alfabetike fjalesh për t’gjetur një rime.
Th. Hobbes

Elina Duni Quartet në Tirane
Kujtimi është e veçanta që shenon të gjitha kënget e albumit “Matanë Malit”. Një kujtim që nuk buron nga kujtesa si dobesimi I imagjinatës dhe ndjesisë së asaj që ka ndodhur por buron nga një nevoje e domosdoshme, një deshire, një falenderim I detyruar, prani e forte kërkuese e mendimit për tu bere e tashme, për të kuptuar të tashmen dhe veten.
Ky është dhe lietmotivi I koncertit të Elina Dunit që u zhvillua në Teatrin e Operas dhe Baletit, një risjellje ndërmënd e kujtimeve të saj dhe kujtimeve të popullit të saj. Këngët ishin ato të albumit përpos një kënge të re: Ti n’at koder unë n’ket koder. Një mënyre risjelljeje jazz plot gjallëri dhe malinkoni që Elina e ben me një zhdervjelltësi gati fëmijrore. Tu përcjellesh të tjereve intensitetin emocional që mbart një kënge nuk është zotësi e të gjithe kengetareve. Nëse shtojme ketu dhe talentin e lindur vokal të saj, çdo gje merr pamjen e diçkaje të rralle, të papërseritshme. Të bën përshtypje ajo “e”-ja e hapur që të ben të përserisesh me vete pa asnjë arsye  fjalet “Koder”, “Ere Pranverore” . E njëjta gje ndodh me “a”-në tek kënga “Kjani Trima” apo fjala “Man” tek kenga “U rrit vasha”. Karakteristike janë levizjet e saj në skenë. Here plot gjalleri dionisake e shprehur me të gjithe pjeset e trupit here disi melankonike dhe sensuale ku bie në sy vetëm levizja e lehtë e supit. Në skenë ajo është fjale pak. Mjafton titulli I kenges dhe disa shenja dalluese për të qartësuar simboliken që mbart kenga. Një ze I embel dhe I ulet që tregon fuqinë e tij vetëm nëpërmjet të kenduarit, të ndjerit të tronditjes se materies përreth. Fjalet pa melodi duket sikur janë të pakuptimta për Elinen dhe për ne që degjojme kenget e saj.

Elina Duni Quartet në Chamonix-Mont Blanc
Në fakt nëse deshironi të shijoni esencen e interpretimit të Elines duhet t’a vendosni ne elementin e saj: përreth malet në lartësinë e të cileve nuk arrihet në kembe, bari nën shputat e kembeve të zbathura të kengetares dhe dielli veror që ndriçon përformancen e kuartetit. Kjo ishte atmosfera në Chamonix, në shpat të Malit të Bardhe, gjatë “Cosmo Jazz Festival”, 31 korrik 2011. Zeri dhe levizjet e Elines gjenin skenografinë përfekte në lendinën ku kuarteti përformoi përpara dhjetra përsonave që ishin ngjitur deri atje me teleferik posaçerisht. Majat e mbuluara me debore të përhereshme dhe historitë e kenduara nga Elina beheshin një, thuajse ‘vasha shtatëselvi’ gjendej në livadhin tjetër matanë malit dhe po vallezonte nën keto tinguj. Si Elina. Me një pasurim të repertorit që sillnin kenget e vendeve të ndryshme të Ballkanit, të kenduara krahas shqiptareve. Një pasurim që tregon sa të shtrira janë horizontet e tingujve në krahasim me tkurrjet mendjevrara të nacionalizmeve. Ja një nga momentet kur do deshironim që realiteti të imitonte artin. Dhe Elina të sillte se shpejti repertorin e saj ballkanik në Tiranë.

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: