Letër e hapur; ai çmim është i turpshëm

by


Letër e hapur

                Drejtorit  të Përgjithshëm të RTSH-së, zotit Petrit Beci.

                Ministrit të Kulturës, zotit Aldo Bumçi.

                Udhëheqësit artistik të Festivalit të 51,  zotit Shpëtim Saraçi.

Ndoqëm me vëmendje dhe interes festivalin e fundit të këngës shqiptare fituar nga Bledar Sejkos dhe Adrian Lulgjuraj. Për fat të keq, pas një krahasim midis këngës fituese, “Identitet “ dhe këngës “Plavi Safir” kënduar nga grupi “Bajaga”, është e qartë dhe e pamohueshme që këto këngë janë të afërta në shumë aspekte që shkojnë përtej rastësisë.

Nuk është ky as vendi as momenti për të vendosur nëse ky kopjim është bërë me dashje, mundësi që përjashtojmë sepse të gjithë e njohim dhe vlerësojmë aftësinë profesionale të fituesve. Duhet thënë, ama, që festivali i këngës ka qenë skena ku ka lindur dhe është zhvilluar muzika shqiptare, aty ku për shumë vite është bërë kulturë dhe muzikë e mirë. Për fat të keq kjo nuk ndodh më.

E pra, tamam për këtë arsye, ne mendojmë që çmimi i parë duhet tërhequr mbrapsht apo duhet përjashtuar me vonesë, ashtu si u përjashtua kënga “Më lër një ëndërr” e kompozitori Arjon Muka. Nëse këtë nuk e bëni ju dhe institucioni që drejtoni, kjo do bëhet nga juria e Euro Song që kontrollon e përjashton këngët e vjedhura. Vetëkuptohet që një veprim i tillë do sillte një dëm të pallogaritshëm për kulturën dhe imazhin shqiptarë në botë. Shpresojmë që kjo të mos ndodhi, edhe sepse jemi të bindur që vetëm kështu festivali mund të ri-fitojë besueshmëri tek publiku, e të bëhet përsëri festivali që sillte muzikën më të mirë shqiptare.

Me respekt.

Firmosur
(në përditësim e sipër,

në rend alfabetik)

________________________________________________
00Genti

Julia Alicka, muzikante (The Alicka Problem)

Joni Alicka, muzikante (The Alicka Problem)

Aion Teatër

Mardit Leki, muzikant

Darien Levani, shkrimtar

Indrit Mesiti, muzikant (Qelbanix)

Andi N.H, muzikant

Tags: , , , , , , , , ,

23 Responses to “Letër e hapur; ai çmim është i turpshëm”

  1. Berti Says:

    Une nuk njoh dhe as vleresoj aftesin e fituesve, madje i vej shum ne dyshim si “muzikante te afte”.
    Per mua nuk ka muzikante te afte te muzikes se lehte, ajo e njohur, ne Shqipni.
    Une nuk njoh si realitet te dobishem dhe te duhur asnje festival te kenges ne Shqipni.
    Ka, them se 20 vjet qe nuk kemi nje kenge me cilesi qe ka dal nga nje festival ne Shqipni.
    Ka, them se 20 vjet qe nuk kemi orkester sinfonike (klasike) me cilesi ne Shqipni. Imagjino kenget si dalin!!!
    Ka, them se 20 vjet qe nuk ka nje juri te afte apo nje kritike te mençur (edhe brryl le te jete) ne Shqipni.
    ETJ ETJ …….. me tamam ETJ ETJ…… shum ETJ ETJ….

  2. andinh Says:

    Bashkohem!
    Andi N. H. – Programator (ne kohen e lire kitarist amator)

  3. Marsia Says:

    Ngelen duke kopjuar majtas dhe djathtas!!! Kreativiteti ka humbur ne Shqiperi…kam kaq vite qe sdegjoj nje kenge si duhet😦 bah

  4. florian Says:

    ne keto raste te vjen turp qe merresh me muzike…me gjithe respektin me te madh qe kam per kengetaret…..Kelly kengetar…

  5. Juljan Says:

    Vetem n’mos i takosha n’rrug se pa i rrah skam me i lan. n’grushta te dy kta pisa. Picetin dhe at arrogantin me gishta metal.

  6. gerald05 Says:

    @julian
    megjithese nuk me pelqen e gjitha kjo, sbesoj se duhet me ‘rrah n’grushta’

  7. bessi Says:

    pfff ca pseudo artist qe bejne sikur marrin vesh nga muzika dhe e vetmja gje qe bejne vjellin vrer per ata qe arrijne ate cka vet keta e enderrojne po se arrijne dot..boll se lat nam…kenga ishte yll dhe pa lidhje me kengen serbe,,per me teper qe ne noten e pare kuptohet qe ka motive te folkut shqiptar …jo serb po SHQIPTAR,,,shkoni merruni me noi gjo te hajrit me permiresu veten dhe jo tu vjell vrer ndaj te tj

  8. AlfredBushi Says:

    Firmos dhe pse nuk jam muzikant.

  9. Belle & Sebastian Says:

    Florian: s’ke pse me rraf njeri, fyerjet jane te teperta e te kota.

    Bessi: ketu nuk behet fjale per nje xhelozi idiote, por per te vene nje standart ne muziken shqiptare.

  10. JoJo Says:

    Po mire, nuk paska asnje kriter muzikor qe e vlereson sa % e kenges tone eshte e njejte apo e ngjashme me kengen serbe? Muzikantet e shkolluar dhe profesioniste, ku jane qe ta bejne dallimin dhe ta vene ne vije kete pune? Sepse vetem me thashetheme, njeri degjon keshtu e tjetri ndryshe, njerit i duken njelloj kenget e tjetrit komplet te ndryshme, nuk po shkojme asgjekundi. Secili me vesh te ndryshem.
    Une, personalisht, mendoj se kenget kane ngjashmeri vetem ne nje porcion te vogel qe perseritet si motiv me pas, dhe ma merr mendja se per aq pak (qe me veshin qe pretendoj se posedoj mendoj se eshte definitivisht me pak se 8 masa muzikore) keto 2 kenge nuk mund te quhen ne teresi as te ngjashme, jo me te njejta qe me duket absurde.
    Po sa kenge te famshme, te kengetareve te medhenj madje, tingellojne te ngjashme ne pjese te caktuara? Une njoh plot. Duhet t’i quajme se kane kopjuar njeri-tjetrin? Mos harroni qe jane vetem 7 nota muzikore ne fund te fundit dhe kombinimet apo akordet e krijuara prej tyre jane te limituara dhe mund te ngjasojne dhe per koincidence.
    Sidoqofte, une nuk mendoj se kenget kane ngjashmeri ne ate nivel sa per t’u konsideruar te njejta, apo kenga jone e kopjuar nga ajo serbe. Mua kenga me pelqen shume dhe do ta mbeshtes deri ne fund.

    PS: Keshtu bete nje pjese e mire e juaja dhe me Rona Nishliun po ajo e tregoi veten ne fund dhe jua mbylli gojen. Sido qe te veje puna, une besoj se gjeja e mire nuk humbet kurre, sado veshtiresi t’i dalin perpara.😉

  11. Write about Albania Says:

    Jo Jo: kenga duket shume shume e afert.

    Mua sme pelqen fakti qe keshtu ata qe duan te bejne gjera te tyret si bejne me se thone ne fund te fundit fitojne keta qe “marrin borxh” ritme andej ketej.

  12. Linda Says:

    firmos dhe pse nuk jam muzikante.

  13. bessi Says:

    Belle & Sebastian : Standarti ne muziken shqiptare nuk vihet duke vjell vrer mbi punen e tj. Kenga nuk eshte e kopjuar dhe kjo mund te kuptohet dhe me veshin e lire te nje jo muzikanti…per me teper cdo gje flitet ne kohen e vet..nese kenga do ishte e kopjuar pse nuk folen para finales keta artist..apo po mos merrte cmimin sdo ishte e kopjuar?? me vjen keq po une mendoj qe standarti vendoset duke bere vete dicka te dobishme dhe jo duke nxjerr yckla pa lidhje per te ndotur djersen e tjetrit. Definitivisht kjo kenge seshte e kopjuar.

    JoJo: Jam shume dakort gjeja e mire nuk humbet kurre..per mua kjo kenge dhe sikur mos kaloj gjysfinalen(gje qe se besoj duke pare pelqimin qe i eshte bere nga ndjekesit fantatik te eurovizionit) mbetet me e bukura qe ne kemi cuar ne Eurovizion. Ngjashmeria qe mund te kene keto dy kenge qendron vetem ne pjesen e nje motivi qe eshte shume i njohur ne folkun ton te veriut..nuk eshte kopje ka nje motiv te folkut verior dhe kaq..ashtu si dhe kenga serbe ka huazuar ca motive tonat te veriut..por nese do te quhej kopje athere i bie qe gjith kenget popullore te veriut jan kopje te njera tj…e keshtu me rradh..nejse u zgjata shume po kjo kenge eshte yll..mka pelqy shume..dhe me erdhi keq qe ne perserisim e riperserisim veten cdo vit..juliana ja “kopjoj ” kengen britney ..rona kishte “kenge vaj e jo te pershtatshme per eurovizion” qepa ja kopjoj “nje jugosllavi” vitin tj prap do jet e papershtatshme per eurovizion se mire qe vdesin te shajme fituesit e te vjellim vrer per njeri tjetrin po skemi as fantazi dy arsye kemi per ti shar dhe ato riperserisim.

  14. Alfonsi i Pare Says:

    Per Jo Jo lexon ca thote profesore

    http://shekulli.com.al/web/p.php?id=12136&kat=94

  15. bessi Says:

    Alfonsi i Pare pls….e njef njeri kush eshte ky profesori..ka bere ndonjehere muzik vete??? dhe un qe sjam muzikante mund tja hedh poshte ate qe shkruan sepse nuk ka asnje argument bindes nuk thote asgje reale…Kenget ne festival kontrollohen per me teper kur ka llafe dhe dyshime…juria perbehej nga 7 profesionist te muzikes nga te cilet 3 ishin madje te huaj pa asnje tip interesi te ndonjeri nga kengetaret…5 nga keta profesionist muzike i than 12 pike(maksimalet) kesaj kenge dhe 2 te tjere i dhan 7 pike,,,madje nje nga keta qe i dha 7 pike permndej ne shkrimin e shekullit qe e hidhte poshte plagjaturen(un shkrimeve te shekullit sju besoj se e di si behen po gjithsesi meqe po i referohesh shekullit) me pas eshte drejtori artistik i festivalit shpetim saraci qe ne emer te profesionisteve pjese organizative e festivalit deklaroj qe kenga nuk ka asnje shanc te jet plagjatur..po ashtu dhe drejtori i festivalit tha te njejten gje ..ardit gjebrea eshte gjithashtu nje nga muzikantet me karrier dhe jo nje qe vec ne letra eshte muzikant(si shumica ktyre qe e nxorren kengen te vjedhur dhe plot si kto emra i lexon ne fund te letres) eshte gjithashtu mbeshtetes i kenges..kto deklarata jan dhen ne tv kshu qe nuk le vend as hamendesimi qe ndoshta nje pseudo gazetar i rrembullakosi..bledar sejko eshte nje artist i shkelqyer qe ska vend fare per kshu dyshimesh .per me teper qe ESC nuk i pranon plagjaturat po mesa kam pare un kenga renditet si pjesmarrese ..gjithsesi te presim..do veniten dhe kto fjale ashtu si jan venit per shume kenge te tj …mu mvjen keq madje mvjen “gjynah” per ca ktu qe po vujne per pak emer dhe te vetmen menyre per ta bere gjejne duke sha te tj

  16. JoJo Says:

    Pasi lexova intervisten me profesorin (te cilin per here te pare e degjoj edhe si emer), fillimisht ”u impresionova” nga termat dhe shpjegimet muzikore qe ai shperfaq per te krahasuar kenget. Por me pas, me nje lexim te dyte impresioni i pare u shperbe teksa vura re disa kontradikta, qe me gjithe respektin per titullin e tij, e ulin paksa kredibilitetin e asaj interviste.

    Fillimisht, te jep pershtypjen se profesori i referohet vetem pergjigjes se Sejkos nepermjet facebook-ut, a thua se ka dicka personale me te. Keshtu, ai perpiqet te hedhe poshte cdo gje qe Sejko ka shkruar ne facebook ne lidhje me kete ceshtje, por duke lene mungesa ne sqarimin e ngjashmerise se dy kengeve ne thelb.

    Me pas, vura re dicka tjeter. Ne fillim thote qe kenga eshte krye e fund plagjiature por me pas gjate intervistes thote qe jane vetem 7 nota te njejta (duke hedhur poshte deklaraten e Sejkos per 3 nota). Kjo, duke permendur gjithashtu 8 maseshin e famshem qe eshte plagjiature te ben te mendosh, atehere ne kengen e Sejkos 1 mase paskerka qene e perbere vetem nga 1 note?!! (Ne qofte se e kuptoni lidhjen e asaj qe po shpreh…)

  17. Irma Says:

    Nuk e prisnim ket nga qepa, ca zhgenjimi

  18. Alkimi Aura Says:

    Edhe sikur në rastin më të mirë kjo të jetë vërtet rastësi, media dhe opinioni serb nuk do ta lenë këtë rast tju shpëtojë nga duart

    Gjithashtu një tjetër peticion e gjeni këtu:
    http://www.avaaz.org/en/petition/PERZGJEDHJA_E_NJE_KENGE_TE_DENJE_PER_EUROVIZION/?fVtEfdb&pv=0

  19. bessi Says:

    Alkimi Aura spo del noi perfaqsues i serbeve ta thot kte..pasi ben mu qe kenget skan lidhje..vetem shqiptaret shpirtzinj e xheloz..lat nam…

  20. Alfonsi i Pare Says:

    Bessi e Jo Jo: une nuk i di ne detaje, por ky person qe merret me muzike (mesues te Universiteti i Arteve), njëherësh anëtar i kryesisë së Albautorit (Agjenci e Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Autorit dhe të Drejtat e Regjistrimeve Mekanike të Pronësisë Artistike)) ka ca njohuri qe me bejne te mendoj se ka te drejte.

    Bessi: nuk eshte se papritmas e papandehur te gjithe filluan te urrejne Sejkon edhe Lulgjuraj, thjesht shume persona jane te bindur qe ajo kenge eshte e vjedhur. Ti s’e mendon ashtu, po s’mund te thuash qe e bejme se jemi shpirtxheloz e te keqinj se kjo nuk eshte e vertete.

  21. bessi Says:

    @Alfonsi i Pare po kta persona ju hodhen ne me vrap per te shar kengen e rones se nuk ishte komerciale e nuk ishte per eurovizion se ishte vetem cjerrje e ku ta di un ca slan pa then..
    Po kta persona para 3 vj thane per kengen e julianes qe eshte e vjedhu nga britney spears ..dhe po kta persona cdo vit kan dicka per te nxjerr..un smendoj se e kan me sejkon dhe lulgjurajn si persona(sepse nese kan arritur deri aty vaj me det) po e kan me fituesit ne pergjithesi..dhe kjo ne mendimin tim eshte xhelozi e paster …per me teper qe e thash qe ne fillim qe festivali e tregoi qe i mirepret vrejtjet dhe reklamimet…pse nuk u ngrit njeri nga kta artist ti drejtohet FIK perpara se kjo keng te vlersohej me cmim ? Pse nuk vepruan si me kengen e ani cuedarit?? Mos nuk kishin evidenca??Keto detaje me shtyjne te mendoj qe xhelozia i ka tejkaluar masat ..Pastaj nuk besoj se dikush do hidhte balt mbi punen e vet per ti bere qefin nje artisti qe karrieren e ka bere pa futje brrylash sic eshte Sejko apo nje artisti qe ka nje vokal super per mendimin tim po qe eshte thuajse i panjohur per publikun shqiptar..per me teper qe juria si asnjehere ishte e perbere vetem nga specialist muzike..nje prejt te cileve dhe dekan i Universitetit te arteve…dhe tre prej te cileve te huaj …Nejse se e zgjata shume..por per te vertetuar qe nje keng eshte e vjedhur duhet vetem nje aplikacion kompjuterik..un sjam muzikante (shyqyr zotit) por megjithse per mua nuk tingellojne fare njelloj brenda mundesive te mija bera nje prove dhe rezultati ishte ai qe thote Sejko qe thote Saraci qe thote Beci qe thote Gjebra etj etj..Por ajo qe me revoltoi me shume mua eshte fakti qe jemi te paret per te then fjalen e keqe por asnjehere sdim te themi te miren apo te kerkojme falje..Po a na vjen mire kur te tjeret na bejne te njejten gje neve?? Se ju kthehemi si uqer te huajve nese ata thon dhe nje gje te vertet qe sna pelqen?? Prandaj them eshte me kollaj te thuash sme pelqen dicka sesa te mundohesh ti vesh shkopinj nen rrota…As un se njoh kete profesorin ..po e lexova intervisten e tij dhe skishte asnje fakt bindes..madje thote dhe qe veglat(ciftelis me duket i referohet me se shumti) jan plotesuese te muzikes…mesa di un ne njohurin time muzika behet me vegla jo me shkopinj…deklarata e shpetim saracit per mua ishte shume me bindese..dhe sejko stha qe ka kopjuar vallet rresht dhe i ka ven ne keng qe profesori thote qe srrin dot kaq valle ne nje keng..po tha kenga eshte e bazuar ne nje motiv qe eshte i degjuar ne kto valle ..ka kto vegla karakteristike te ketyre valleve dhe ka kete lloj isoje dhe thirrjeje qe perfaqeson kete trev apo ate trev..kshu qe analiza qe ai ben nuk qendron pasi po themi se ka kuptuar deklaraten e sejkos..Dhe dicka te fundit nuk te drejtohesha ty ne vecanti per pjesen e shpirtkeqinj e xheloz..pasi nuk te njoh ..dhe smund te them dicka te till per dike qe se njoh..po e kisha me kta tipat “un jam muzikant(qe sma ka degju emrin njeri dhe skam bere asnje kenge vet dhe skam kenduar noi here live) po ama un e them me siguri kjo kenge eshte e vjedhur” po hec tashti llafe pazari…njse klm..

  22. bessi Says:

    Besoj se shpjegimi dhe krhasimi qe i beri artisti Markelian Kapedani..te dyja kengeve e mbyll ket debat…te pakten shpresoj😉

  23. Altin Says:

    Markelian KUSH?!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: