Letërsia shqiptare? Thjesht imitim i vazhdës evropiane apo amerikane.

by

PB.: Në përgjithësi çdo shkrimtar ka një kohë shkrimi të përcaktuar, por edhe një sasi shkrimi deri diku të caktuar. Dikush shkruan në mëngjes, dikush natën, dikush kur të ketë kohë; shkruan një, pesë, dhjetë faqe njëherësh. Po Darieni, kur dhe sa shkruan? Dhe – pa harruar – në mënyrë të veçantë, kur dhe si është shkruar “Poetët” më së shumti?

Unë shkruaj kudo e kurdo. Poetet është shkruar ne 2009, e kam nisur në mars e duhet ta kem mbaruar në gusht. Në shtator 2009 u transferova në Francë për studime e gjatë rrugës humba kompjuterin me dorëshkrimin. Ishte kopja e vetme.  Në atë moment isha më i dobët, më i varfër e nuk kisha një botues në Shqipëri, mendova që nuk paska qenë e thënë që ky libër të shkruhet. E fshiva edhe në mendje por ja qe, pas ca muajsh, Martini filloi të më fliste. Ishte një periudhe kur shikoja shumë koncerte në skenën underground parisiene, në ca vendi ku publikut zakonisht nuk i kalonte kurrë 15 spektatorët. Studioja muzikantët: shumë prej tyre kishin qënë adoleshent të ngathët, të izoluar e të shëndoshë. E dija që pas ca vitesh do fillonin punë si mësues privat të ndonjë instrumenti a shitësa në ndonjë dyqan telefonash. Kjo ishte e kaluara dhe e ardhmja, por mua më interesonte ai moment. “Everything that is happening is happening now”, bërtiste Joe Strummer. Çarë i shtynte deri në atë skenë, deri te unë. Ajo gjuhë, ata gjeste, ato fjalë, ai zjarr. E dija që ishte e njëjti mekanizëm që shtynte kolegët e tyre në Shqipëri, njerëz si Martini që pretendonte pjesën e tij. “Pse Darien, thoshte, pse nuk do e tregosh historinë time? Nuk meritoj sa këta të tjerët? Nuk dëshiron që të dish ça ndodh me Enxhin? Unë dua të tregohem, tregomë”.

        U dorëzova. Aty nga Krishtlindjet e 2009 bleva dy shishe verë të kuqe, një kuti me duhan Gamel e një darkë fillova të shkruaja. Kthehesha nga universiteti në mbrëmje, ndalesha për të blerë një shishe verë të kuqe e shkruaja përnatë të paktën 5-6 ore rresht.  Mëngjesin tjetër nuk e lexoja fare, prisja darkën për të shtuar jetën e Martinit.

Lexo intervistën e plotë

Lexo/shkarko një ekstrakt të romanit në format pdf.

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: