Matanë Malit.

by

Nga Alfred Bushi

Elina Duni Quartet : “Matanë Malit”

Elina Duni: këndim Colin Vallon: piano Patrice Moret: kontrabas Norbert Pfammatter: bateri

“Kur bëj muzikë mendoj për ato çastet e të kaluarës dhe brënda meje lind një vizion. Një qytet, një vajzë larg nga kujtesa, një plak pa emër takuar në një vënd që nuk mbaj mend”

Louis Armstrong

Jemi në fillim të shekullit XXI, “St. James infirmary blues” dhe versioni amerikan I saj “The unfortunate rake” duket sikur nuk i këndon më njeri . Vajza e mirë besnike, prostituta, marinari, asnjëri prej tyre nuk jetojnë më. Louis Armstrong dhe Duke Ellington (lavdi emrit të tyre!) janë groposur aq thelle sa tmos degjojnë më as levizjet kërcënuese dhe melodioze të krimbave mbi veshët e tyre. Nga Leningradi Ushtria e Kuqe niset drejtë Prages, më pas drejtë lindjes së largët për të arritur një ditë në Ameriken Latine ndërsa macja e ushtarit të mire Shvejk nuk bezdiset më nga zëri i kanarinës. Në Gjermaninë e largët dhe në Rusinë e më të larget Jazzi nuk përbën më rrezik për ideologjinë e radhës. Në Ameriken e pasluftës së parë tingujt Jazz ishin forma melodike që arti i jepte eksitimit jetësorë të t’shpetuarve të luftës, vullnetit të tyre për jetë, dëshirës për t’ia rinisur nga fillimi bashkë me kontradiktat që sjell nga pas siç shprehet F.S.Fitzgerald mbi “Periudhen Jazz” .

Në po të njëjtën mënyre ai kthen kokën nga Shqipëria jonë blu, si shpetimtar i folkut të perçudnuar tashmë, duke e shndërruar ngjyrën e zbehjes artistike dhe trishtimit të akullt shoqëror në ngrohtësi shpresdhënëse. Porsi shpresë mesianike në një katarsis artistik përfundimtare.

Një vajze e re dhe e talentuar hap dyert mesianike të së shkuares së saj dhe të vendit ku ka lindur dhe ëndërruar duke i dhënë zë një kulture muzikore të shtypur, duke i dhënë dinjitet një folklori të shkelur me kembe prej anarkisë masakruese të tregut muzikor dhe jo vetëm.

Kjo vajzë, Elina Duni, e njeh shumë mirë kohën në të cilën jeton vëndi i saj , krizen e arsyes dhe të kulturës që e ka përfshirë në përgjithësi. Njeh mirë dhe nevojen e njeriut për ti bërë thirrje së shkuarës në emër të së ardhmes që të paraqitet në kohe në takimin me domosdoshmerine e së tashmes që duhet të bëhet veprim ; thirrje ndaj një ndjenje, një ideje, një imazhi, një shprese, një poezie.

Për artistin përfytyrim i një ëndrre, i një të shkuare të afert, i vendlindjes së larget, i njeriut të dashur, bëhet shkak dhe çast rikrijimi për të pasqyruar mbi pentagram gjendjen e ngurtë të botës përreth, tronditjen e qetësisë së saj, bukurinë e fshetë që fshihet në të.

Qellimi, kuptimi i artit gjendet në krijimin dredharak dhe rrenacak të artistit që vepron : ikje dhe dredhi ndaj të paracaktuares, imitimi i fshehtë i përsosmërisë së të mbuluarës, risjellje e të harruarës. Muzika është domosdoshmëri njerëzore për shpetim dhe Jazzi në vetëvete është thirrje për shpetim dhe ndryshim. Çdo përiudhë krize sjell nga pas një përiudhë më të gjatë sherimi Jazz(iste). Behet fjale për një gjëndje dhe një mënyre krejt të veçantë për t’iu larguar dhe vetëm për një çast tragjikes së të përditshmes. Kapërcim i dhunshëm që shkund dhe dridh materien duke i dhënë vazhdimësi melodise jetësore në emër të kujtesës shëruese. Një formë katarsis artistik që të rikujtuarit dhe të risjellurit ben.

Keshtu një nga idetë origjinale të albumit behet pikerisht kapja e çastit të duhur dhe të bukur duke u rikthyer me mëndje dhe imagjinatë mbrapa në kohe, nëpër historinë e trazuar të popullit të saj, nëpër historinë e vetëvetës, me anë të një udhetimi poetiko-muzikor që nxjerr në pah mrekullitë artistike shqipetare gati të harruara. Ky album është mbi të gjitha një homazh muzikore (sui generis) mbi Shqipërinë e kultures poetike dhe mbi lumturinë që ky vend i ka falur artistes. Siç thotë dhe vetë Elina ky album është një deshire për të ringjallur kujtimet e vendlindjes, për të vënë në skenë pjesë nga e shkuara dhe pjesë nga jeta e përditshme dhe këtë ringjallje t’ua përcjelle atyre që nuk e kanë provuar akoma apo që nuk e njohin. Në këtë ringjallje ëmbëlsia e zerit të saj trondit dhe rizgjon cdo gjë përreth duke i dhënë hovin jetësor të munguar, duke bërë të

mundur kapërcimin e çdo pengese hapsinore dhe kohore që ndan kujtimet nga realiteti. Risjellja që ajo u ben kengeve folk, ripërpunimi i tyre në mënyren Jazz u jep atyre shkelqimin e munguar për kaq shumë kohe.

Njëzet vjet në mërgim duket sikur ndajnë njërën anë të malit nga tjetra, ndajn largimin nga rikthimi, mallin nga indiferenca, mungesën nga harresa, heronjt nga Donkishotët, rezistencen nga dorezimi, ndryshimin e shendoshtë nga degjenerimi. Sa larg aq dhe afer.

Poezia dhe tingujt muzikore të “së kaluares njerezore dhe popullore” behen vetdije për atë që duhet të jemi. Një formë falenderimi për atë pasuri kulturore që kemi dhe nuk njohim por që shtyjmë tutje si të padeshiruar dhe “folkloristike” në shumë raste.

“Ka një mot e gjysëm viti

Që u deshem moj goce e vogel njeri se diti”

– ” Ka një mot e gjysëm viti” – Një histori e thjeshtë tiranase. Një histori dashurie mes dy të rinjeve që u deshen aq shumë dhe askush tjetër përvec tyre nuk dinte për atë dashuri. Ka një mot, ka shumë kohe, por ka dhe një gjysëm viti, një përcaktim në hapsire dhe kohe për të treguar se asgje nuk ka ndryshuar.

– “Kjani trima” flet për një humbje dhe një vetmi të thelle që rrjedh pas. Vargje si keto më poshtë flasin vetë. Kënga thuhet që është për Marko Boçarin.

“Kjani trima kjani tgjithe me lot

se iku djali që na bente dritë

Shkova nga dera jote e skish njeri

Shkova nga udha e krojit e nuk të pashe”

.

– “Ere Pranverore” – Kompozuar në 1962 dhe kenduar nga Vace Zela në koncertin e pare të RTSH-së. E cilesuar si kenge e rrezikshme për sistemin për shkak të vargjeve soversive dhe tingujve Jazz kenga u ndalua nga regjimi i asaj kohe. Një ere pranverore që kthethet në stuhi të eger dimërore. Këtë kenge Elina Duni Quartet e risjellin me një strukture të re instrumentale por me të njëjtën hare dhe gezim që dikur e kendonte Vace Zela.

” Dashnoret presin, tuj kendu,

pranveren. tuj kendu,

Pranvera ne na fton,

na fton plot hare “,

Duket e veshtire që vargje të tilla të marrin një kuptim aq abstrakt dhe soversiv.

– “Unë ty moj”, kënduar për herë të pare nga Tefta Tashko Koco në 1942. Flet për një dashuri të pakthyer dhe të keputur në mes. Një hatërmbetje që tingellon gati bashkohore, një mërzi e pamasë, kaq shumë kohe që njiheshin.

“Unë ty moj të kam dasht eieee prej se e vogel e sta fali s’t’erdhi keq eieeee me më lanë eieeee e të marresh hajde tjetër njeri “ – ”U rrit vasha”. Vargje të thjeshtë dhe melodioze mbi jetën e një vajze e cila, si në përralla,për një çast rritet, martohet dhe jeton e qetë jetën e saj nën hijen e manit. Ky interpretim malësor i ekzistence përshpejtohet lehtë nga ritmi ngacmues dhe gazmor Jazz. Duket sikur ky është ritmi i duhur me të cilin duhet kenduar dhe ciftelia është strumenti i gabuar për ta interpretuar.

U rrit vasha o n’at malsie

Of aman aman bylbylat po kendojn

Në këtë album nuk mungojnë as notat e patriotizmit të vertet republikan që bejnë thirrje për clirim dhe pavarsi ndaj pushtuesit të huaj.

“Mine Peza” kenge për deshmoren e pare të luftës antifashiste dhe nacional clirimtare e cila vdiq me 1942. Me ketë kenge Elina ka një marrdhenie shumë të vecantë sepse kjo kenge ka qenë e kenduar prej gjyshit të saj Mehmet Myftiu, një shkrimtar disident i cili shkoi partizan që 12-vjec.

I njëjti raport qendron dhe me kengen Vajza e Valeve e kenduar prej gjysherve të saj nga Dhermiu dhe e kompozuar nga poeti dhe kompozitori Neco Muko Himarjoti.

Kega “Celo Mezani” është një tjetër simbol i rezistences dhe luftës rivolucionare të një kacaku cam i cili dha jetën duke luftuar kunder osmanëve. Kjo kenge prej shumë kohesh është shnderruar në himnin e popullit cam i cili akoma sot lufton për të drejtat e tij. Kenga Çobankat është po ashtu një kenge me shpirt rivolucionar që tregon për cobankat të cilat duan të clirohen prej macizmit dhe traditave që mbizotërojnë përreth tyre. Komunistët e kishin ndryshuar tekstin duke i bere cobankat vajza që thurnin corape për partizanët.

” Ra Kambana” një nga kenge folkloristike arvanitase më të famshme e risjellur me mjeshtri prej Elines. Është e kenduar edhe sot nëpër disa fshatra të vjetër arvanitas në Peleponez dhe Atike, Kjo kenge është homazh i shembullit të kultures dhe miqësisë të përbashket që “ndajnë” popujt e ballkanit të cilet përgjatë historisë kanë shkembyer traditat dhe kulturat e tyre duke levizur nga një vend në tjetrin.

Albumi përmban dhe dy kompozime të reja të Elina Dunit.

“Kristal” është një kompozim mbi poezinë e famshme të Ismail Kadaresë. Vargje që risjellin në mëndje forcen mbytëse që ka harresa dhe më pas humbja e një dashurie. Një force lodhëse e tëjdukshme porsi kristali.

Ka kohë që s’shihemi dhe ndiej Si të harroj unë, dalngadal, Si vdes tek unë kujtimi yt Si vdesin flokët dhe gjithçka

– “Kur të kujtosh’ është një kenge e lindur mbi vargjet e poetes Besa Myftiu, nëna e Elinës. Poezi e ndjesisë melankolike që sjell kujtesa e asaj që nuk është më. Një harmoni përfekte mes fjalës, melodise dhe kujtesës që rifshaqet papritur në çdo hap të hedhur në rrugicat e femijërisë.

Dhe kur të kujtosh shtëpinë e vjetër

Miqtë e humbur dhe miqtë e vdekur

Kur të kujtosh pyjet e gjelbert

Dhe rruget, rrugicat e femijërisë.

.

Për të gjithe ata që duan të degjojnë Elina Dunin dhe të marrin pjese në koncertet e saj në Shqipëri dhe Kosovë po ju sjellim datat e koncerteve të saj

16.12.2012. Teatri Kombetar, Prishtine, KS 17.12.2012 Teatri i Operas, Tirane, AL 19.12.2012 Teatri Çajupi, Korçe, AL 20.12.2012 Pallati i Kultures, Tetove, MK 21.12.2012 Qendra Teatrore per femije, Shkup, MK 22.12.2012 Qendra Teatrore per femije, Shkup, MK

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: