Unë, Lucky Strike dhe…unë

by

Nga Suada Halilaj

Më mjaftonte kaplimi në 3 perëndime kordiale që tymoseshin mbi pardesytë e mefshte të të martëve dhe një Lucky Strike në shtellungën e bluhtë të ngordhjes së saj!

Vetëm kaq.

Ndonjëherë, një frekuencë e mengët pudrore.

Vetëm ndonjëherë ama.

Ndërkohë në Sw. Anny street bulevardet dhe kafenetë i ngjanin një krizanteme zbutur mbi krahë lejlekësh. Madamat e trilluara nga avujt e një putarke të ligësht dhe vagabondët e rrefyer në stinë të harruara, përleshnin bakamet dhe këmishat e kurtheve dalluar që nga larg!

Në këtë pikë Krakovi ishte pasioni im në flakë të inventuara gjetkë.Oktavat e pazhurmshme në thonjëza të luciduara pa stil, pagëzonin hapat e mi të parregullt!

Fqinji im Bernard besonte se unë nuk trembesha nga dekolteja e tepruar e guximit tim. Nuk gabohej.

Fundja asfaltet janë ecejake patetike ku bastardët e mëkatarët e turnit të tretë rrëmojnë në strajca të huaja! Përtej tyre Unë isha vetëm një qindarkë e kohës. Një qindarkë e lirë e deri diku koritëse për kastat në numërim të mbrapshtë fosilesh!

Endesha duke dromcuar konopet e 2 shpirtrave të lënë vetëm e të gjithë pandehnin se unë isha një gungaçe me sy të hirtë. Sigurisht linte për të dëshiruar mungesa e foljeve në mes por vjeshta dhe parqet e ngrysura nuk gjurmonin shuplaka të paguara nga një i dytë!

Belbezitjet nuk bëjnë për qesharaket si unë.

Për qesharaket si unë, portretet janë ”një take kërthize dhe një sy i Doris Day”.

Tekste pa fund.

Lëkurë me njësi.

Shpirt me kënde.

Lucky Strike është pothuajse në fundin e epshit të saj e mua më duhet të lëviz.

Krakovi po bëhet gati të më japë të kartërtin perëndim…mbi pardesynë e mefshtë,grisur e zhubrosur nga një e martë në ardhje…vonuar…mohuar!

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: