Njeriu i katit të dytë.

by

Harold J. Wood

Nga Dorina B.

Papritur u gjenda diku. As vetë nuk e kam kuptuar ndonjëherë se si përfundova aty. Ishte një vend i çuditshmëm. Nuk kisha qënë më parë, por isha unë.. pikërisht aty.

Ishte vend i hapur. Rreth e rrotull  kishte  bimë kacavjerrëse të gjelbërta dhe drurë përreth. Kishte dhe disa tavolina të vogla prej druri.
Nuk ia di emrin këtij vendi. Nuk e kisha menduar as në fantazitë e mia. Por të qënit aty më ushqente ndjesi që mbështilleshin e hapeshin brenda meje si era kur herë qetësohet, herë merr çfarë i del përpara. Më merrnin frymën dhe më lironin nga shtrëngesat, njëkohësisht.

Para meje u shfaqen shkallë të vogla druri, pra kishte dhe një kat të dytë. Më foli një zë. Dikush më priste në katin e dytë.
Kisha vënë këmbën tek shkalla e parë. Pyeta: “Kush?”, dhe u drodha. Unë e dija përgjigjen. E dija kush më priste..Ç’ne ky takim? Nuk mbaja mend as nëse e kishim lënë të takoheshim ose jo.

Mbeta e ngrirë, por në një moment u çlirova dhe i dhashë këmbëve të ngjitja shkallët. Shkallët ishin të vogla dhe të ngushta. Distanca nga shkalla në shkallë ishte kaq e vogël, por nuk ishte kjo që po mendoja ato momente, ishte vetëm ajo që shikoja. Mbërrita te  shkalla e fundit.

Ishte ulur te tavolina buzë shkallëve. Ishte ai, por fytyra dukej ndryshe. Si mund të ishte fytyra e tij ndryshe? Unë atë fytyrë e njihja aq mirë. E kisha prekur me mijra herë. E kisha puthur, e kisha dashur fort. Dreqin, unë e njihja mirë atë fytyrë. Ç’ishte kjo? Shaka?  Si mund të ishte tjetër ndërkohë që ishte ai.

Përsëri më shtrëngoi ajo ndjesia, dhe rrëshkita nga dy shkallë. Ndjehesha e paralizuar. Zgjata dorën të më ndihmonte, por ai nuk lëvizte, rrinte ulur dhe më shihte. Kishte të prera në të dyja faqet. Të prera  të thelluara, por të shëruara. Ishte ai, por kishte një fytyrë krejt tjetër.

Ndërkohë që mundohesha të ngjitesha në shkallët e ngushta, të pjerrëta e të vogla; diçka më tërhiqte poshtë sapo mbërrija te shkalla e fundit. Një çast ai lëvizi, e më pas ndjeva që largohej çdo herë që unë ngjitesha. Çdo herë ulej në një tavolinë më larg.

Më vështronte vazhdimisht tek orvatesha, përpiqesha, dhe s’bënte asgjë, s’bënte asgjë! “Si mund të ndodhë kjo?”, pyesja pa zë.  Ndjeva  rraskapitje, një shëmbje agonike që sa vinte e thellohej.  “Kjo nuk po më ndodh mua, nuk po më ndodh mua!”, mendoja, por kjo fjali shkëputej prej meje në çdo rënie.

Sa herë ngjitesha, sytë e tij ishin gjithnjë e më të ftohtë.  Kisha ngecur tek shkallët e drurit, kaq të vogla e të ngushta për mua..po po, ato shkallë ishin ndërtuar për mua.

U shëmba përdhe dhe s’munda të ngjitesha më.  Numri i shkallëve të drunjta shtohej, distanca mes tyre bëhej gjithnjë e më e ngushtë.  Përse duhet të ngjitesha aty? Unë nuk e njihja më njeriun e katit të dytë. Ishte i huaj tashmë..

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: