Qelbanix – Infinit Relativ (2011)

by

Albani njëherë më ka thënë që përdor këtë kriter për të vlerësuar një album shqiptar : pyet veten nëse po i pëlqen vetëm sepse është shqiptar, apo do i pëlqente sidoqoftë sepse është muzikë e mirë. Nuk është dallim i vogël, e mendoj që  “Infinit Relativ”, albumi i Qelbanix futet te kategoria e dyte. Shkruar e regjistruar mes 2004 e 2008, ky album ka qëndruar tre vjet nëpër rafte e ka dalë vetëm në 2011. 

Është çudi po duhet t’i prezantoj. Them “çudi” sepse mendoj që Qelbanix kanë qenë – po, kanë qenë, Qelbanix janë ndarë, nuk e di se si, edhe pse të gjithë mund ta kuptoni se pse, mjafton të kujtoheni për festivalin e fundit që keni parë –  grupi rock më i kompletuar shqiptar e natyrisht çdokush duhet ta kishte pak idenë se kush janë e çfarë bëjnë. Por, për fat të keq, përveç ndonjë paraqitje në Top Fest e rrjedhimisht, këngë nëpër jutube, Qelbanix nuk kanë as suksesin e as emrin që meritojnë. Deri diku është tregu shqiptar që është i mbyllur blla blla blla, deri diku besoj se është vetë faji i tyre që më duket sikur s’e kanë ndjekur shumë këtë aspekt. E pse duhet ta ndjekin, në fund të fundit? Kush merret me muzike duhet të qëndroje në studio regjistrimi e jo nëpër studio televizori.

Pas daljes së “Infinit Relativ” ama, askush nuk ka më justifikime. Ka disa albume të cilët kanë një peshë të veçantë, e ky album është i tille sepse çdokush që bën muzikë në Shqipëri që sot e tutje duhet ta këtë parasysh. Zonja e zotërinj, do dëgjoni hymnin kombëtar bëre si bukë & djath ndërsa provohet tingulli,  do dëgjoni ripërpunimin e “Eja o shoku ynë” e do bindeni, më në fund, që është një këngë fantastike (meqë ra fjala, Indrit, pse i keni hequr nga Grooveshark ato përpunimet e tjera si Radio, Kënget tona?) do dëgjoni ndonjë blitzkrieg të menduar mirë në boten tallava, në muzikën komuniste po edhe në hard rock, në blues a jazz. Janë plot 20 këngë, më shumë se një orë muzike, që në këtë mizerje muzikore në të cilën jetojmë nuk janë pak. Ky oaz muzikor mund tu flasi të paktën nja dy a tre brezave shqiptare. Indrit Mesiti pastaj ka një aftësi për të shkruar këngë me një diell të madh midis refreneve,  këngë tip “Amaride në këtë vend”, “Nuk jam sol-fa-mi”, “Dua të dal e të kthehem prapë” , që ndërthuret me këngë me intime e personale si “Pikepytje (flas)” apo “Te paarsyeshmit”, për të mbërritur deri në ekskursionet në hard-rock/metal/prog rock/quaje si të duash.

Djemtë kanë dëshirë të eksplorojnë e të provojnë kufijtë e tyre. E kufijtë e tyre, duhet thënë, janë shumë të  largët e të gjerë, janë të aftë të të çojnë shumë larg. Kur them që Qelbanix kanë qenë  grupi më i mirë shqiptar që është ngjitur ndonjëherë në ndonjë skenë, nuk e kam fjalën vetëm te teknika apo te songwriting. Jo, flas për faktin që, dreqi ta marrë, këta djem e duan muzikën. Përtej aftësive teknike, këngëve, harmonisë e popit, e ndien që në thelb ka një respekt e një dashuri të paarsyeshme kundrejt muzikës, e kjo kullon nga çdo notë e varg. E kur e do muzikën, e do të gjithë muzikën, pa dallim, ndryshe nuk është më dashuri po vetëm seks.

Është edhe për këtë arsye që është e pamundur të gjesh një busull, një bosht qendror të ky album.  Nuk është medoemos një gjë negative, përkundrazi, por thjesht e bën të vështirë të përgjigjesh kur të pyesin se çfarë muzike bënin Qelbanix? Rock, hard rock, pop, jazz? As nuk pretendoj që ta kem kuptuar, e sinqerisht as që me kërcet fare. Nëse ju pyesin, thoni qe Qelbanix bënin muzike të bukur e inteligjente, të tjerat janë pallavra.

Qelbanix janë

Indrit Mesiti – vocals, guitar, keyboard

Dorian Metohu – guitar, vocals

Julian Gjoni – bass, vocals

Dritan Mesareja – drums

Dëgjo albumin

Bëhu admirues/fan/tifoz*/jepu një lajk çunave

Tags: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: