Gjëra të vogla

by

Nga  Griselda Qosja

Sikur ajo te kish bere gati canten per diten e neserme qe nje mbremje me pare, do te kish dale me heret prej shtepise, e do te mund te kish kapur ashensorin, qe u nis bash ne kohen kur ajo rrotulloi celesin ne braven e bronxte te portes. Po te kish mundur te kish marre ate ashensor, do te kish qendruar ne kryqezimin e rrugeve bash ne kohen kur semafori u hap per te kaluar kalimtaret, por mberriti pikerisht ne kohen kur u mbyll duke e bere te prese plot dy minuta, gjate cilave ajo humbi autobuzin e ores tete e dhjete, qe do ta conte ne redaksine e gazetes ku kish intervisten plot nje oren me pare. Cka do t’i linte kohe, te hynte ne kafenen perbri e te porosiste cokollate te ngrohte. E meqe tavolinat do te qene te zena, z.Oraj, qe do te qendronte i ngrysur pas banakut, do ta ulte ne te vetmin vend bosh ne kafene, qe ndodhej pikerisht bri atij.

Ai do te ishte nje djale i pashem ne fund te njezetave, qe  per te jetuar i binte violines, ne filarmoniken e qytet, te cilen ajo te premten e fundit te cdo muaji e degjonte ne radio, meqe bileten e hyrjes nuk ia lejonte dot vetes. Nese ajo do  te qe ulur ate mengjes ne kafene bri tij, ai do te kish ulur gazeten duke e vendosur ne ne cepin e majte tavolines e do t’i kish buzeqeshur hijshem duke bere batuten e zakonshme:

Nuk jam aq i merzitshem sac ngjaj. – pastaj me miresjellje do te kish zgajtur doren e do te kish shqipetuar emrin.

Nuk ngjani aspak i merzitshem – do te kish belebezuar ajo duke u ulur, per hir te miresjelljes ose edhe ndofta sepse ashtu besonte vertete.

Po atehere si ngjaj? – do ta kish pyetur  me buzeqeshjen ende te pashuar ne buze ai, me shpresen se ajo nuk do te ish nje vajze fjalepak..

Pikerisht ne castin teksa ai priste pergjigjen e saj, e ajo nderdyshej se cilen fjale te thosh perpara kujt.  Po ne ate kohe do te vinte djali i sherbimit, e do t’i sillte cokollaten e ngrohte. Ajo do t’i thosh faleminderit embelsisht, e kish per ta shoqeruar me sy deri sa te largohej. Me qellim qe t’i shmangej sa me gjate castit ne te cilin do t’i duhej te veshtronte djaloshin qe qendronte bri saj.

Pikerisht teksa ajo do te detyronte veshtrimin te qendronte gjetiu, djaloshi do t’i kundronte floket e arta qe i leshoheshin supeve butesisht. Vijen e holle te profilit, lekuren e bardhe e duart nazike. Pastaj do ta krahasonte ate me mendje me te gjitha vajzat e grate qe pati patur ne jeten e tij.

Ja pershembull – do te mendonte ai, floket jane si te Eres, vetem pak me te celura e me te gjata, edhe koken e mban menjane si ajo. Ndersa syte i ul bash si Elena, e madje e kaplon edhe e njejta skuqje e lehte si ajo. Pastaj po ne keto caste te brishta do te fantazonte per ta nje takim tjeter, me te gjate. Ku ai i di edhe emrin dhe e ka pushtuar prej beli. Ajo kthen koken e me nje luge te vogel perzien cokollaten se ciles i  ka hedhur shume sheqer. Ai do te vijoje ta kundroje serish teksa ajo nuk e ka mendjen, e padashjen e tij, ashtu sic bejne te gjithe djelmoshat me pakez histori mbi shpine do te mendoje se pas nje fare kohe cdo vajze eshte  nje perseritje e nje tjetre.  Se ne fakt pas njefare kohe,  te gjithe njerzit jane vetem perseritje te njeri tjetrit.  Psheretin, e ne ate cast ajo do ta pyeste nese do ta perdore letren e tij me sheqer. Edhe perse ka ndermend ta perdore ai  do t’i thote qe jo dhe do t’ia zgjase me miresjellje duke enderruar qe gishtat e saj, te mund te cekin gishtat e tij.  Por kjo nuk do te ndodhe. Ajo do ta cik letren me sheqer me majat e gishterinjve hollake, duke u ruajtur prej dores se tij. Pasi ajo t’i thote faleminderit, e te perzieje sheqerin ai do ta pyese:

Te pelqen muzika?  – e pasi ta kete pyetur do te rrufise ngadale kafene e tij pa sheqer.

Ajo do ta shoh per do caste perpara se te pergjigjet, e poshte tavolines do te kryqezoje gishtat sic bejne femija, duke uruar qe ai te degjoje muzike te mire ashtu si edhe ajo, sepse ajo nuk mund ta mohoje qe eshte i pashem.

Aq shume sa jetoj me te – do t’i pergjigjet ai.

Asaj pergjigjia do t’i ngjaje disi patetike por nuk do t’i jape edhe gjithaq rendesi duke qene se ai do ta thote shoqeruar me nje nder buzeqeshjet me te bukura qe asaj i kane zene syte.

Dua te them –do te vijoje ai- se jam violinist. Muzika eshte edhe pasioni edhe puna ime.

Ne kete cast ajo padyshim do te perpiqet te kujtoj nje shprehje te Oscar Wilde, qe keshillon qe gjithesecili te bej dicka qe i pelqen dhe me pas te paguhet per kete, por nuk do ta thote. Do te peshperise thjeshte  me sy te mbushur me pelqim: Sa mire!

Pergjigjia nuk do te kete rendesi per djalin, perderisa ai ka nje aftesi te jashtezakonshme te beje dike t’i perngjaj terheqes edhe pa qene aspak e tille, nese ai ka vendosur qe ne fillim se do t’i pelqeje.  E atij do t’i kish pelqyer me padyshim ajo.

Pastaj ajo do t’i tregonte atij se enderronte te behej shkrimtare, se si ate dite kish nje interviste pune. Ndersa ai do te perpiqej te tregonte se kish sens te holle humori, e ajo do te qeshte me shakate e tij.

Pastaj, ajo do te kujtohet befasi se ka kaluar mjaft kohe e se duhet te nxitoje te ngrihet dhe atij do t’i bjere nder mend se qe eshte e premte e do ta ftoje ne shfaqjen e filarmonikes se qytetit. Duke nxjerre nga xhepi i palltos ftesen qe ka ruajtur per nje prej miqve  te tij,  do ta pyese per emrin. E teksa merr pallton ne njerin krah, ajo do te shqiptoj ngadale emrin e saj me nje rrokje te vetme. Ai do ta shkruaj pa ngurruar mbi ftese, e teksa ngrihet ne kembe per t’ia dhene, veshtrimi i tij  do te rreshqase mbi trupin e saj te hajthem, e  ai do uroje shume qe ajo te vije.

Sikur t’i kete lexuar mendimet, ajo do t’i tregoje se e degjon cdo te premte filarmoniken ne radio. Ai do t’i buzeqesh,  e ajo do t’i thote se do te vije me kenaqesi. Pastaj do te shkembejne mir’u pafshim-at, e ajo do te shkoje ne intervisten e punes, duke e bindur veten se eshte shume heret per te menduar se ka rene ne dashuri me djaloshin e posa takuar. Vec do ta shoh te arsyeshme te sjell ndermend te gjithe fustanet e saj dhe te pavendoset per ate qe do te vesh ne mbremje.

Djaloshi ende nuk do ta kete perfunduar kafene e tij e here me here do te veshtroje filxhanin e saj, ku kane mbetur ende shenjat e buzeve, te theksuaraa nga boja e kuqe e me te cilen ajo pat ngjyer buzet. Do te sjell ndermend silueten e saj teksa largohet dhe nje ndjesi padurimi do kaploje perkunder deshires se tij.

Pastaj, secili do t’i kalonte oret e mbetura deri ne mbremje nen nje ankth te embel. Ajo do te bente nje banje te gjate, teksa ne shtepi  do te endeshin notat e nje valsi te Shtrausit. Pastaj do te krehe e parfumose floket me kujdes, e do te nise te enderroj se c’do ti thote. Ai do te endet ne shtepi nderdyshasi, nese do te duhet ta ftoje per darke, ne  ate restorantin e vogel ku aq here ka enderruar te shkoje me nje vajze te hijshme si ajo. Nese duhet t’i bleje apo jo lule kur te kalojne tek ai plaku Agoi,  qe me arkezen e tij  qendron gjithnje ne anen perendimore te teatrit, aty ku zene fill shkallet. Pastaj ai do te endrroje sikur te kish nje pjese si solist, e sikur njerezit dhe ajo te duartokisnin vetem per te.

Kur ora te shkoje, te dy do te dalin me hap te ngadalte e te ndrojtur nga porta, me nje mije dyshime e endrra te endura. Ajo do ta mbyll porten plot tri here, si gjithnje, ndersa ai thjesht do ta shtyje, e do te rrotulloje me besdi vetem njehere celesin ne brave. Ajo do te marr ashensorin ndersa ai do te zbrese shkallet.  Ai do te jete i emocionuar pergjate gjithe shfaqjes. Madje do te gaboje dy tri here, por ajo nuk ka se si ta vere re, duke qene se nuk kupton asgje nga teknika muzikore. Me te mbaruar, ai do tu shmanget pa nje pa dy, shokeve te tij, e do te vrapoje drejt daljes. Do te shqetesohet pakazi, pasi nuk do te mund ta shquaje ne dendurine e njerzve qe derdhen lume, por do te qetesohet pasi te ndesh ne shkelqim e verdhme te flokeve te saj.  Do t’i dhuroje nje buzeqeshje per se largu e pasi te afrohet do ta pyese ne i pelqeu. Ajo do te tund koken ne shenje pohimi duke e falenderuar serish. Pastaj do te capiten sebashku ato pak metra qe i ndajne nga dalja. Asnjeri nga te dy nuk do te flase sepse te gjithe flasin e asgje nuk degjohet qartesisht.

Teksa zbresin shkallet ai do ta pyese, nese deshiron te shkoje me te ne restorantin e vogel. Ajo do te nderdyshet, ai  do te shqiptoje plot embelsi: Te lutem. E paskesaj ajo do te pranoje. Teksa te kalojne prane luleshitesit ai do te ndaloje e do te marre per te nje trendafil. Te dy do t’i kaploje nje i kuq i lehte, qe do t’ju kaloje posa te flasin per do piktor qe te dy e kane perzemer. Mbremja do te kaloje e qete, e djali do te bjere ne dashuri me te.  Ndersa ajo do te lumturohet sepse ai bie arome endrrash.

Teksa ai e shoqeron deri ne ndertesen ku ajo banon, ajo do t’i premtoje se do ta shoh serish, neser. Do te takohen kesioj pergjate gjithe pranveres, e pastaj ai do t’i kerkoje te martohen. Ajo do te pranoje e lumtur. Do te vendosen ne nje shtepi te vockel ne periferi, ajo do te shkruaje e ai do t’i bjere violines. Ajo do ta shoqeroje cdo here ne koncerte e ai do te vendose cdo here cokollata te vockla mbi jastekeun e saj, perpara se ajo te zgjohet, e do t’i sjelle lule cdo fundjave…

Por ajo nuk e rregulloi canten qe nje dite me pare, keshtu qe nuk mori ashensorin qe sapo u nis, cka beri qe te mos merrte autobuzin e ores tete e dhjete, e te mos arrinte me heret ne interviste, e per pasoje te mos shkonte ne kafene ne kohen kur djali lexonte gazeten ne tavolinen me te vetmin vend te lire. E stresuar sic do te qe nga mungesa e kohes, do te humbiste oren e caktuar per intervisten e per pasoje edhe ate. Do te hynte ne kafene e trishtuar, bash ne castin ne te cilin djaloshi do te dale, per hir te rastesise  veshtrimet e tyre do te perplasen, pa patur asnje dyshim mbi ate qe do te mund te kish qene. Pastaj, ajo do te zere vend ne tavolinen nga e cila ai posa eshte ngritur e ai do ta capitet drejt teatrit.

Advertisements

Tags: , , , ,

3 Responses to “Gjëra të vogla”

  1. ardita Says:

    Prej sot e tutje do ta rregulloj gjithmone qe ne darke canten 🙂

  2. Grisi Says:

    🙂

  3. Gods child Says:

    ”…sepse ai bie arome endrrash ” . ❤

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: