Radio

by

Muzika është një gjuhë jo vetëm e fuqishme, por dhe e mësuar të reflektoj mbi veten. Pra vjen natyrshëm që në vite të jenë shkruar këngë pa fund edhe mbi një nga kanalet protagoniste të shpërndarjes së saj në katër cepet e botës: radio.

Në 24 Dhjetor të 1906 Fessenden transmetoi programin e parë radiofonik të historisë: fjalët dhe muzika u dëgjuan në një distance prej 25 km nga stacioni i Brant Rock, diku në Massachussetts. Radioja ishte pra gati të hynte në shtëpitë e botës, duke e ndryshuar atë.

Të bësh një klasifikim të këngëve dedikuar radios jo vetëm që është e vështirë, por gati e pamundur. Por një përsgjedhje mund te bëhet, sipas shijeve personale kuptohet. Ja pra disa..mbeta tek 5, numër i dashur në TC, kushedi përse.

Queen – Radio Ga Ga

Ishte viti 1984 kur  Roger Taylor melankonik ulet e shkruan këtë pjesë në të cilën kapet nostalgjia për atë e cila për shumë kohe ishte një pjestare e familjeve anë e mbanë.

Më pas Freddie Mercury la shenjën e tij, si gjithmonë. Performanca në Live Aid, në Wembley, është e paharrueshme. Ashtu si e paharrueshme është magjia që krijoi me publikun e cila shoqeroi këngëtarin me ritmin e duartrokitjeve gjatë tërë kënges e që u përsërit gjithmone në koncertet e mëtejshme të grupit.

The Clash – Capital Radio

“A long time ago there were pirates beaming in waves from the sea but now all the stations are silent ‘cos they ain’t got a government license”.

Radio private kundër stacioneve të ligjshme. Kuptohet lehtë nga cila anë ishin Clash. Inçizuar për herë të parë në 1977, me titullin “Capital Radio One” dhe menduar për lexuesit e “New Musical Express” teksti është një sulm i vërtetë ndaj përzgjedhjeve të këngëve që bëheshin në të vetmin stacion radiofonik privat të ligjshëm në Londër.  Përzgjedhje e cila, sipas Clash, bëhej për arsye politike.  Por asnjë çensure parandaluese nuk mund të mbaj të rinjtë larg Punkit që po digjte Londrën.

Kështu në 1981 The Clash i bien shkurt dhe shpikin radion e tyre private..pse jo fundja?! This is Radio Clash!

Joy Division – Transmission

“Dance, dance, dance, dance, dance to the radio”

Kur heshtja dhe zhurma janë e vetmja gjë që dëgjohet, kur çdo gjuhë tjetër është e kotë për të komunikuar..atëhere çfarë mbetet?

Radio në këtë këngë të Joy Division është një metaforë e pamundësisë reale të shkëmbimit njerëzor dhe nevojën pothuajse tragjike të izolimit. Në kontakt nga larg, gjithmonë më larg.

Kërcimi në tingujt e radios është në të njëjtën kohë zbatimi i një urdhri si dhe rebelim final dhe i dëshpëruar. Ndoshta nga ana e dikujt që e di veten tashmë të dënuar.

Ramones – Do You Remember Rock’n’Roll Radio?

Ramones dhe Phil Spector.

Në fakt në takimin me Spector Ramones gjejnë elementin e duhur për të celebruar sa më mire muzikën e tyre të zemrës dhe për të ndjerë keqardhje për kohën e kaluar me kokën nën jastëk duke dëgjuar fshehurazi radion.

Në tekstin e këngës, Ramones thërrasin mjeshtra si John Lennon, Jerry Lee. Artista, gjigandë dhe pse të ndryshëm perfekt për një playlist ideale të një Rock and Roll Radio.

The Velvet Underground – Rock and Roll

Kjo është historia e vogëlushes Jenny.  Si në përralla; një ditë të bukur Jenny zbulon një stacion radio të New York e cila transmeton një muzikë ndryshe, Rock and Roll, natyrisht.  Nuk arrin ta besojë,  mundet vetëm të kërcejë. Dhe Rock and Roll i jep strehë.

Lou Reed mund të këndojë për drogën, vrasje apo sadomazokizëm, ajo që e shpëton është devotshmëria ndaj muzikës që dhuron shpresë, ironi, entuziazëm. Kjo këngë është hymni i një vendi pa kufij e pa kushtetutë ku vlen vetëm fuqia e kitarës elektrike. Vendi i atyre që janë gjithmonë në kërkim të një frekuence, një Rock and Roll Station që t’i bëjë të kërcejë.

Tags: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: