Pa rregulla, pa asgjë, veç…

by

   Pablo Picasso

Nga Enera Hiver

Eci se
mbase rrugët
dinë ta mbajnë
këtë peshë.
Eci,
mbase kjo natë
do shërojë
atë që mëngjeset
zgjojnë..
që bërtet
bërtet
bërtet
E s’më do
as ky mëngjes
as tjetri.
Të zbehta
të ftohta
ashtu janë
ku shpirti mblidhet kruspull
e kërkon çlirim
prej zinxhirësh
të këputur tashmë
që përplasen
në tokë
e s’duan
e s’duan.
S’më duan as ato,
E kanë aleate
mëngjeset

Por mbrëmja
rrugët
më njohin..
dhe shtrëngesën
shkëpusin
e ngrejnë pezull
e njësh bëhet me ajrin
Dhe unë
kam frikë
nga një mëngjes tjetër..

Tags: ,

2 Responses to “Pa rregulla, pa asgjë, veç…”

  1. ardita Says:

    shume e ndjere dhe e trishte…

  2. Joni Says:

    Ooo sa e bukur. Shume e vecante, si pike loti.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: