Veç at’her’…!

by

nga Kozi Nasi

Nuk ësh’ sonte i dashur,
kur malli për mua do të të rëndojë gjoksin
aty,

ku fare pak më parë prehesha unë.

Nuk ishte as dje, i dashur,
kur Zotit i luteshe me zë, të kthehesha
trembur inatit tim të heshtur idhnak.

Nuk do jetë as nesër, i dashur,
kur duke u lëkundur në karrigen tënde të preferuar,
do kërkosh veshësh tingujt e hareshëm të të vijnë nga dhoma,
ku një ditë më parë duke fërshëllyer gëzueshëm zhvishesha unë.

Nuk do jetë as pas një jave , i dashur,
as pas një muaji,
as pas një viti.

Do të të zërë krejt papritur, i dashur,
ajo,
shtrëngesa në zemër
ai,
pickimi në shpirt
do të të sëmbojë aty,në krahëror
kur tjetra mbi ty do këputet
aty,
ku shum’ kohë më parë prehesha unë…

Veç at’her’ do m’kërkosh si i marrë, i dashur,
veç at’her’ do të të mungoj më shumë se kurrë,
do të të duhet veç at’her’ përkëdhelja ime shplodhëse
kur tjetra do të të acarojë me pyetjen idiote “të pëlqeu?”
e prej mallit për mua do ta largosh vetes me vrull!

Dhe sërish do më duash prap’ mua, i dashur…
vetëm at’her’,
dikur…!

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: