Një Analizë e pavullnetshme dhe e natyrshme për të dalë

by

nga Loer Kume


Nga klinika dola me 26 maj. Më kujtohet dielli, ngrohtësia, fryma e lirisë nëpër rrugë. Ishte e padurueshme.

Zgjerimi i fushës së luftës
Michel Houellebecq

Nëse do kisha lexuar vetëm këtë libër të Houellebecq, do isha tronditur e do ta kisha marë deri diku seriozisht. Por duke pasur fatin e rastësishëm të lexoj në fillim “Platforma”, e më tutje “Mundësia e një ishulli”, duke e shtuar infon dhe me filmin “Grimcat Elementare” dhe esse të shkurtra aty këtu, unë kam një vizion të qartë. Të dy mundësive;
E para, deri diku e pranuar dhe e vërtetuar, Houellebecq është një krijues që ka futur veten e tij në një masë të madhe e të dukshme në krijime. Duke qënë se ka vuajtur më parë nga depresioni, pothuaj tërë shkrimet e tij bartin dorëzim, vuajtje, depresion, asnjë fije shprese, akullsi, cerebralitet, dhe krejtësisht ngjyrë gri e trajtim të ngurtë të njeriut. Sigurisht të tëra këto nga një këndvështrim egzistencial ekstrem, duke proklamuar me të madhe pakuptimshmërinë e pakuptimshmërisë. Dhe nuk ka mundësi që kjo të jetë e vërtetë. Pra vepra e këtij autori ngrihet mbi një situatë të sëmurë, të pavërtetë, veçse në perceptimin e tij të devijuar. Sigurisht, duke cituar veten në një tregim timin, “Artisti”, artisti është pikërisht ai që e sheh realitetin në një këndvështrim vetiak, e spektër ngjyrash krejt të vetin, por monokromiteti në veprën e Houellebecq më duket ose i sëmurë ose i qëllimshëm, e kjo ka të bëjë me çka më poshtë.
E dyta, duke parë me vëmëndje mënyrën e tij të zotërimit të suksesit, mënyrën e shkrimit, atë çka ofron për tu ushqyer, duke gjetur tek tuk gjurmë të Albert Camus, të Sartre, të situatave të importuara egzistenciale, (si rasti i thikës nën dritën e hënës te dunat e rërës ku personazhi i “Zgjerimi i fushës së luftës” donte të vriste një çift që bënin dashuri, dhe ai ishte me ngjyrë) të instaluara në botën franceze të kohës tonë, e tëra kjo e amalgamuar me një të qeshur sardonike Celineane, mua e tëra kjo me jep idenë e një qëllimshmërie. Micheli kërkon të gjejë audiencë në këtë botë të frustruar e të vetmuar. E këtë e bën në mënyrë gjeniale duke u bërë amplifikator i tërë errësirës dhe vuajtjes njerëzore të kohëve tona.
Problemi i vetëm është që jo çdo gjë e ulëritur me të madhe nëpërmjet një amplifikatori vokal duhet doemos të jetë e vërtetë. Ky shkrimtar të tërheq në një vorbull dëshpërimi dhe kotësie, të tërheq në një rrugë të cilën ti e kujton për të vërtetë por e vërteta nuk është ashtu. Bota e mënyra se si ajo punon dhe ecën përpara, është edhe kështu, por jo krejt kështu. Kjo është vetëm një pjesë e vogël shumë e universalitetit të botës plot larmi. Sigurisht, në botë ka vuajtje, por njerëzit janë dhe plot kënaqësi, plot dashuri, plot skena bakanalesh në jetët e tyre, dhe çdo – i përgjigjet një +. Të shkruash e perceptosh si Houellebecq do të thotë, të jesh ekstremist. Dhe çdo ekstrem në një farë mënyre i largohet së vërtetës.
Arrij fare mirë të shoh qartë (sipas vështrimit tim) e të heq një vijë paralele midis Houellebecq dhe Coelho. Të dy plot audiencë, të dy të hiperlexuar, të dy pjesë e show bizz. Njëri ana e errët e botës, tjetri ana e ndriçuar e pozitiviste e saj. Të dy janë anë. Nëse një shkrimtar do përmbante këta dy autorë brenda, do kishim një shpresë për një fije vërtetësie. Dy anë ekstreme s të çojnë veç në zgrip.
Tani, midis Houellebecq të fandaksur depresiv, dhe Houellebecq bir k… unë nuk di të vë gishtin cili është i vërteti, madje besoj fuqimisht që ky autor i ka të dy këto analiza pjesë të integruar të vetes. Shpresojmë që rrugëtimi i tij si shkrimtar ta nxjerrë në një truall të vërtetë, jo virtualzi, se për të Coelho shumë pak shpresa ka, me mallin e importit të pafundëm prej Gibrani e Borgesi që mban e keqpërdor tashmë.
Houellebecq, kudo ku të jesh duke bredhur tani, në ndonjë breg të smeraldtë me supermakinën tënde, ose në ndonjë klinikë psikiatrike, unë të shoh e të uleras; VIVA LA VIDA!

Tags: , , , , , ,

3 Responses to “Një Analizë e pavullnetshme dhe e natyrshme për të dalë”

  1. alfred.b Says:

    Te vetmin liber qe kma lexuar prej tij, Lanzarote, e kam harruar pas nje jave.

  2. Hurbinek Says:

    Hmm…

    Sa shume paragjykime ka mbi kete tipin. Duke qene se e njoh mire, qofte dhe privatisht, e meqe librat e tij ia kam shkoqitur e dhene per t’u shkoqitur, po ndalem ne ca pika :

    Paragjykimi numer 1 :

    Houellebecq eshte i adhuruar si Coelho.

    Rrene. Hou nuk eshte i adhuruar si ky Chico i Brazilit. Beku ka disa lexues te zjarrte, qe e ngrejne lart, por keta nuk formojne asnjehere turme. Hou ka te beje gjithmone me lexues individuale. Iu iken turmave, madje i nxjerr çike si zbuluar. Te vetmen paraqitje publike ne turme, e ka bere gjate marrjes se çmimit Goncourt, kur erdhi me nje taksi ne nje dite shiu, dhe rrinte ashtu si gallof me xhakavento. Sidoqofte, Hou urrehet nga pothuaj te gjitha shtepiaket lexuese te rregullta te Coelho. Bota e ketyre dyve eshte katerciperisht kunder per kunder.

    Paragjykimi numer 2 :

    Hou e tepron me pesimizmin.

    Rrene. Hou pershkruan nje France (dhe Perendim) ne renie. Arsyet ? Rrenimi i moralit, le ta themi, disi tradicional. Rendja pas foljes “kam” dhe harresa e foljes “jam”, jane per Hourin shkaqet e kesaj katastrofe. Por Houri nuk e urren jeten, perkundrazi. Nqs Loeri e lexon edhe njehere ate pjesen e fundit fare ku tipi gjysme i çmendur del mbi kodrinat siper nen hijen e pishave, une nuk di si ta intepretoj tjeter perveçse nje rikthim ne jeten e vertete, nje rilindje me elementet e tokes, larg gjepurave dhe depresioneve te jetes se automatizuar.

    Paragjykimi numer 3 :

    Hou shkruan vetem per seks, asnjehere per dashuri.

    Rrene. Hou mund te cilesohet fare mire si nje autor romanesh dashurie. Por e verteta eshte se dashuria sipas Hourit nuk eshte ajo qe na vringellohet majtas-djathtas, por eshte tjeter. Psh, ne romanin “therrmijat” (ende i pabotuar por…), kemi nje personazh emblematik si Annabelle. Ndiqeni kete personazh, trajektoren e saj deri ne perplasjen me pllakat e trotuarit nga kati i nente apo njembedhjete. Ndiqeni dhe aty do te gjeni deshtimin e revolucionit seksual, dhe apologjine e dashurise. Hou, nga natyra, nuk eshte kushedi ç’bukurosh, te pakten sot. Dikur, ne kolegj, mendohet te kete qene çun i lezetshem, per te zgjuar, le te mos flasim me, e keni te pershkruar ne “therrmijat”, ku xherzinski sheh nje foto te hershme. Faktikisht, Bruno dhe Misheli jane dy gjysme-vellezer, por qe mund te formojne te dy nje Hou per se mbari. Njeri eshte e kunderta e tjetrit : Misheli i ftohte akull, gati aseksual, por qe Annabella e shkrete i ishte afruar disa here, pa rezultat. Bruno, e kunderta, i nxehte pervelues, por qe s’arrin te beje asgje, ngaqe teper i ndrydhur ne femijeri (rrahje, degradime ne konvikt, braktisje nga e ema). Nderkohe qe njeri s’mendon fare per seks por qe mund te kishte sukses, tjetri mendon gjithe diten por s’arrin ne asgje. E gjitha kjo, pasoje e revolucionit seksual ku familja tradicionale mori nje goditje te rende. Jo se Houri ben apologji te shtypjes se femres, por ai thote se edhe ky çlirim seksual, ishte nje mashtrim. Pellitej se Nirvana u arrit, kur ne fakt, gocat si Annabella, pasi shpartalloheshin nga dashnoret e radhes, nga lloj-lloj “bishe ne lufte per ekzistence – une palloj, pra ekzistoj) perfundon si lecke e shtrydhur, pa askend ne bote qe te mendoje per te, thjesht me nje Mishel te cilit i keputet shpirti per Annabellen, por ftohtesia e tij legjendare vazhdon te mos rreqethet aspak. Dhe perfundimi : nje Mishel ne pararojat e humanizmit te ri, nje Bruno qenie e shkaterruar plotesisht, nje Annabelle e perplasur per trotuari, nje nene e Mishelit dhe Brunos qe i del shpirti nen talljet, urrejtjen dhe neverine e dy djemve te vet, kjo eshte bota e Hourit, bota e turizmit seksual te Platformes, e fatkeqesise se shemtise fizike qe s’arrijne te çiftezohen (Brigitte Bardot e “zgjerimit” dhe Rafaeli po i “zgjerimit”), shkurt… Ok, ska kuptim te them shkurt sepse i rashe shume gjate. E fundja s’do ta lexoje askush, jane te zene njehere me Berishen. Zgjedhjet po afrojne : he mo, kush do fitoje, thoni yve ?

  3. Doriani. Says:

    Arti(ndonjehere)eshte nje abuzim ne emer te etikes dhe te se moralshmes me shume se nje shprehje e mirfillte estetike-krijuese ne emer te se bukures.
    D.I.
    Sipas meje Huoll… e ka kuptuar kete gje..thua te me kete lexuar fshehurazi:))

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: